• Banner

Historia e Serbeve, Pjesa e dyte, Kostandin Jirecek
  • Historia e Serbeve, Pjesa e dyte, Kostandin Jirecek

Historia e Serbëve, Pjesa e dytë, Kostandin Jirecek

Në historinë e studimeve mbi Ballkanin gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX Jireceku radhitet ndër studiuesit e parë, veçanërisht për studimet e tij për bullgarët, serbët. Konsiderohet si autori i punimit të parë serioz historik me karakter shkencor mbi popujt ballkanik, "një kollos i madh i shkencës", i cili dha një kontribut të madh mbi historinë e popujve të Ballkanit.

750 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Historia e Serbëve - Pjesa e dytë

Origjinali: Geschichte der Serben Historia botërore

Autor: Kostandin Jirecek (Costantin Jierecek)

Shqipëroi: Elda Gjana-Boriçi

Shtëpia botuese: 55

Viti: 2010

f. 330

Pesha: 0.42 Kg.

ISBN: 978-99943-56-73-7

Mbi autorin dhe librin

"Pas studimeve të panumërta monografike të cilat janë botuar në "Arkivin për  gjuhësinë sllave" dhe në raporte të mbledhjeve të "Akademisë së Vjenës", Constandin Jirecek ishte njeriu i duhur, dhe madje mund të thuhet i vetmi, që të merrte përsiper "Historinë e serbëve", të serisë "Historia e shteteve", dhe të cekët një fushë punimi, e cila kërkon jo vetëm zotërimin e gjuhës, por në të njëjtën masë edhe njohjen e metodave të hulumtit të historisë dhe të shkencës gjuhësore, si dhe marrjen parasysh jo vetëm të artikujve pafundësisht të shpëndarë, por edhe punën përgatitore bibliografike dhe grumbullimin e burimeve më të domosdoshme.

Kështu historia e tij e serbëve, u bë historia e parë e vërtetë e përmbledhur në gjuhën gjermane..." - Herman Onken Në historinë e studimeve mbi Ballkanin gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX Jireceku radhitet ndër studiuesit e parë, veçanërisht për studimet e tij për bullgarët, serbët. Konsiderohet si autori i punimit të parë serioz historik me karakter shkencor mbi popujt ballkanik, "një kollos i madh i shkencës", i cili dha një kontribut të madh mbi historinë e popujve të Ballkanit. Gjatë veprimtarisë së tij shkencore e cila përfshin gati 40 vjet, Jireceku u kushtoi punime gati të gjithe popujve të Ballkanit, ku ndër të tjera u mor dhe me studimin e Kanunit të Dushanit, dhe të Statutit të Dobrovnikut. Ka shkruar punime nga lëmi i historisë, i letërsisë, filologjisë, etnografisë. Gjithsësi kontributin më të madh e ka në fushën e historisë dhe të historisë së gjeografisë. 

Detajet e librit
SKU001350

Referencat specifike

isbn
9789994356737
ean13
9789994356737
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Të fuqishmit dhe i plotfuqishmi, Madeleine Albright

Madeleine Albright ka shërbyer në postin e Sekretares së Shtetit Amerikan nga viti 1997 deri më 2001. Gjatë karrierës së saj të shquar në qeveri, ka punuar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe si ambasadore e Shteteve të Bashkuara pranë Kombeve të Bashkuara. Ajo është autore e librit më të shitur të New York Times "Zonja Sekretare".

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Beteja e duhur, Ren Jianming dhe të tjerë

Krijimi dhe qëllimi final i luftës kundër korrupsionit janë themelorë. Së pari, një qëllim i tillë orientohet nga rezultati. Sapo vendoset ky qëllim, njerëzit do të kërkojnë rezultatin konkret të luftës kundër korrupsionit që ushtron presion mbi veprimtarinë antikorrupsion dhe një presion i tillë shndërrohet në forcë shtytëse.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2257

Botuesi: IDK

Politika e jashtme e Shteteve te Bashkuara, Michael Cox, Doug Stokes

Ajo që e dallon këtë libër nga gjithë të tjerët që trajtojnë të njëjtën temë është gjerësia e kontribuesve, si dhe thellësia dhe cilësia e analizës. Ky libër do përbëjë një kontribut të rëndësishëm për studentët dhe gjithë ata që duan të kuptojnë ç'rol ka Amerika në politikën ndërkombëtare

Çmimi 1 300 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001988

Botuesi: Botimet Dudaj

Liberale dhe komunitare, Stephen Mulhall, Adam Swift

Duke u përqendruar kryesisht mbi elemente filozofike dhe metafizike të varianteve liberale rreth drejtësisë, këta kritikë kanë argumentuar se variantet liberale hamendësohen mbi një koncept të mangët rreth individit dhe marrëdhënies së tij me komunitetin, gjë që ka rezultuar në një shikim të ngushtë për rolin e shtetit.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001326

Botuesi: Te tjere

Operacionet e fshehta dhe strategjia e Luftës së Ftohtë e SHBA, Sarah - Jane Corke

Historia nuk është dhe as nuk mund të përcillet si thashethem, sepse historia përbëhet nga jetë njërëzish dhe e krijuar prej tyre dhe pa to nuk ka histori. Prandaj ndodhia e shkuar, domethënë historia, nevojitet të përcillet nëpërmjet fakteve të lidhura dhe thjesht. Si e tillë ajo i jep mjete njeriut për ta ndriçuar me vetëdije mendjen e vet.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Pranë Lindjes, Fitzroy Maclean

Ky libër përmbledh periudhën tetëvjeçare, 1937 – 1945, të përvojës në frontin e Luftës së Dytë Botërore. Me kërkesën time, në shkurt të vitit 1937, pas një jete të magjishme e të këndshme në ambasadën tonë në Paris, më dërguan në Moskë, që më dukej një vend shumë interesant dhe eksitues.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2943

Botuesi: Te tjere

Politika e jashtme amerikane, Glenn Hastedt

Sulmi terrorist kundër Qendrës së Tregtisë Botërore dhe Pentagonit më 11 shtator 2001 shënoi një pikë kthese në politikën e jashtme amerikane. Për më shumë se një dekadë politika e jashtme amerikane ishte dukur e çoroditur. Megjithëse Lufta e Ftohtë kishte përfunduar, epoka e pas – Luftës së Ftohtë akoma duhej të merrte ti

Çmimi 1 000 Lekë
More
In Stock

Referenca: 2737

Botuesi: Tirana Times

Teori te Marredhenieve Nderkombetare, Burchill, Linklater, Devetak, Donnelly, Peterson, Reus-Smit, True

Sikurse pararendësit e tij, botimi i tretë synon t'i pajisë studentët e niveleve të larta universitare dhe ata pasuniversitare me një udhërrëfyes të këndvështrimeve teorike kryesore të fushës. Fillesat e projektit gjenden në vitin 1995, në zhvillimin e një kursi të nxënies në distancë nga universiteti Deakin.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2626

Botuesi: Dituria

Historia e Spanjes, Vesga, Cortazar

Historia e Spanjës apo historia e spanjollëve? Për historianin e fundshekullit XX, i çliruar nga tundimet e uniformitetit të shekullit XIX, nuk është e lehtë të vendosë të zgjedhë një term të përshtatshëm për tre mijë vjetët e fundit të kronikës gadishullore.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Qytetërimi i Perëndimit Mesjetar, Jacques Le Goff

Në serinë "Qytetërimet e Mëdha" vepra e Jacques Le Goff mbi Perëndimin Mesjetar shënon një ngjarje të veçantë dhe suksesi që ajo njohu që në fillim, është ende herët të quhet i shterur. Ia vlen mundimi të analizohen arsyet që i lejuan një afresku të tillë kaq cilësor dhe kaq të gjerë, të lindte dhe pastaj t'u qëndronte gërryerjeve të kohës.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pema

Ngritja dhe rënia e kombeve, Ruchir Sharma

I mbushur me të dhëna shumë të vlefshme... po aq edhe me gjykime të mrekullueshme dhe histori domethënëse, libri është thjesht udhërrëfyesi më i mirë në ekonominë globale të ditëve të sotme. Pavarësisht nëse jeni vëzhgues i kësaj ekonomie, apo investoni në të, nuk keni luksin të mos e lexoni.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Hyrje në marrëdhëniet ndërkombëtare, teoritë dhe qasjet, Robert Jackson, Georg Sorensen

"Hyrje në marrëdhëniet ndërkombëtare" u drejtohet këtyre pyetjeve vendimtare dhe shumë të tjerave. Duke gërshetuar analizën e mprehtë dhe një stil të qartë dhe të kuptueshëm, ajo paraqet traditat teorike më të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare në larminë e tyre të plotë.

Çmimi 2 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)