Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Si të ruash mendjen e shëndoshë në epokën e ndasisë, Elif Shafak
  • Si të ruash mendjen e shëndoshë në epokën e ndasisë, Elif Shafak

Si të ruash mendjen e shëndoshë në epokën e ndasisë, Elif Shafak

Bota Shqiptare

Epoka jonë është epoka e një ankthi ngjitës. Ndihemi të mbërthyer nga ngjarjet që na rrethojnë, nga padrejtësia, nga vuajtjet, nga një ndjenjë e pafundme krize. Atëherë, si do ta mbajmë të gjallë në veten tonë shpresën dhe besimin në diçka më të mirë?

7,93 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Si të ruash mendjen e shëndoshë në epokën e ndasisë
Titulli në origjinal: How to stay sane in an age of division
Kategoria: Essay
Autori:Elif Shafak
Shqipëroi: Taulant Hatia
Botues: Bota Shqiptare
Viti: 2022
Fq: 100
Pesha: 0.17 kg
ISBN: 978-9928-00-526-7
This book is in Albanian


Mbi librin
Epoka jonë është epoka e një ankthi ngjitës. Ndihemi të mbërthyer nga ngjarjet që na rrethojnë, nga padrejtësia, nga vuajtjet, nga një ndjenjë e pafundme krize. Atëherë, si do ta mbajmë të gjallë në veten tonë shpresën dhe besimin në diçka më të mirë? Si mund të qëndrojmë të shëndoshë mendërisht në këtë epokë ndarjeje? Në këtë kërkim të fuqishëm dhe frymëzues për optimizëm të vetëdijshëm, romancierja dhe aktivistja e nominuar për çmimin "Booker", Elif Shafak, zhytet në kujtimet e saj dhe qëmton atje histori të fuqishme që na mësojnë të qëndrojmë të bashkuar. Në këtë proces, ajo zbulon se si dëgjimi i njëri-tjetrit mund të ushqejë demokracinë, ndjeshmërinë dhe besimin tonë në një të ardhme më të mirë dhe më të mençur.

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928005267
ean13
9789928005267
16 libra të tjera në këtë kategori:

Një histori e shkurtër e Durrësit, Eduart Shehi

Parimi bazë ka qenë dhe mbetet përcjellja e te vërtetave siç njihen aktualisht, bazuar mbi nivelin e të dhënave që kemi deri në këto momente, si në shkrimet profesionale, ashtu edhe në ato për publikun e gjerë.
11,89 CHF
More

Referenca: SKU001300

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Bizant pas Bizantit, Nicolae Iorga

Përderisa nuk lë kurrë njeri indiferent, do të jetë e dobishme edhe me qëndrimet e kundërta që mund të ngjallë. Lexuesi do të gjejë aty gjithmonë një shtysë për të hulumtuar, një angazhim për mendim personal, një ftesë drejt horizonteve më të gjera”.
6,94 CHF
More

Referenca: 2107

Botuesi: Tirana Times

Te dalesh nga rrugica e maces, Manuel Montobbio

Montobbio shkon përtej përpjekjes për të kuptuar duke përcaktuar njëkohësisht edhe disa pika orientimi, duke shtjelluar elementet e një projekti të përbashkët bashkëjetese. Sot bëhet fjalë që të ndërtohet një vizion i përbashkët mbi zhvillimin e qëndrueshëm, paqen dhe demokracinë si ide – forca për qeverisje globale.
9,91 CHF
More

Botuesi: Dodona Press

Shqiptarët dhe krijimi i shtetit Grek, Elena Kocaqi

Rebelimi u organizua si një luftë fetare që zhduku të gjithë popujt e feve te tjera si hebrejt, katolikët dhe myslimanët dhe urdhërin për këtë gjë nga burimet historike, duket se e ka dhënë Ipsilanti, nje ortodoks nga Azia, i mbështetur nga Rusia .
14,86 CHF
More

Referenca: SKU000212

Botuesi: Cabej

Epoka e ekstremeve, i rrëmbyeri shekull i njëzetë Eric Hobsbawm

"Epoka e ekstremeve, i rrëmbyeri shekull i njëzetë" me tri ndarjet e mëdha kronologjike: Epoka e Katastrofës, Epoka e Artë dhe Shembja e Madhe, shkruar me këndvështrimin e njeriut që beson në arsyen dhe në shkencën e, po aq, në mundësinë e përmirësimit  të së ardhmes së njerëzimit.
11,89 CHF
More

Botuesi: Pakti

Rrethimi i Shkodrës, Marin Barleti

Historia botërore i ka anashkaluar mjaft heroizmin e shqiptarëve dhe faktin që ata u bënë pengesë dhe i vonuan osmanët në synimin e tyre për të pushtuar gjithë Europën. Marin Barleti i jep, pra, botës një rrëfim të drejtpërdrejtë heroizmi përballë një pushtimi mizor: burra të thjeshtë e gra që luftojnë për familjet, për tokën dhe besimin e tyre.
4,95 CHF
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mbi mjerimin e jetës studentore, Mustapha Khayati

“Mbi mjerimin e jetës studentore” është një pamflet i shkruar më 1966 nga një grup autorësh (ku spikat Khayati), i cili iu shpërnda dorazi studentëve në fillim të vitit akademik. Në të parashtrohet një kritikë radikale ndaj status quo-së dhe ideologjisë sunduese, veçanërisht në suazat e nënshtrimit të studentëve ndaj kapitalizmit të pasluftës në perëndim.
4,95 CHF
More

Botuesi: Fishta

Të Rënët, volumi 1, Hilë Lushaku, Bajram Ibraj

Të rënët:kushtuar punonjësve të strukturave të varësisë së Ministrisë së Brendshme, të rënë në detyrë apo për shkak të saj) : [në kujtim të jetëve të humbura në radhët e institucioneve ligjzbatuese të Ministrisë së Brendshme 1990-2022.
14,86 CHF
More

Referenca: SKU002058

Botuesi: Toena

Fjalor Mitologjik, Barbara Colonna

Mitet janë pasuri të njerëzimit që gjenden në të gjithë popujt dhe kulturat. Luftëtarë, perëndi, satirë, demonë, nimfa, përbindësha, trollë, elfë, gjigantë dhe xhuxhë gjejnë vendin e tyre në një fjalor që i rendit dhe përcakton domethënien, historinë dhe simbolet.
17,84 CHF
More

Referenca: SKU000753

Botuesi: Onufri

Letërkëmbim me presidentin, Ismail Kadare

Ky letërkëmbim midis presidentit Ramiz Alia dhe shkrimtarit Ismail Kadare, është botuar së pari në Francë, në fillim të vitit 1991, disa muaj pas vendosjes së shkrimtarit në këtë vend. 
3,96 CHF
More

Referenca: 2084

Botuesi: Princi

Perrallat e tranzicionit shqiptar, Shinasi A. Rama

Shteti është i kapur nga një grup i vogël klanesh të parisë që kanë mbledhur e përvetësuar pasurinë kombëtare dhe që vjedhin sistematikisht nga thesari i shtetit. Paria ndjek synimet e veta duke iu kundërvënë, në çdo hap, forcimit të shtetit, të sistemit demokratik, dhe është në luftë të hapur me popullin e vet.
14,86 CHF
More

Botuesi: Albas

Ballkanizimi i Europës, Sylo Taraku

Ballkanizimi i Europës është jo vetëm një përshkrim i gjendjes në Europë, që lexohet me shumë ëndje, por edhe një përgjigje e refektuar për një bashkësi të hapur që nuk i fsheh problemet.
9,91 CHF
More