Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Prejardhja e llojeve, Charles Darwin
  • Prejardhja e llojeve, Charles Darwin

Prejardhja e llojeve, Charles Darwin

Pema

Një nga librat më të debatuar në histori, "Prejardhja e llojeve" nga Çarlz Darvini rivjen në këtë botim të ri duke risjellë afër lexuesve një vepër thelbësore të shkencës.

14,86 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Prejardhja e llojeve
Origjinali: On the Origin of species
Gjinia: Histori
Autori: Charles Darwin
Shqipëroi: Nelson R. Çabej
Shtëpia botuese: Pema
Viti: 2022
Fq. 558
Pesha: 0.64 kg
ISBN: 978-9951-817-24-0
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Një nga librat më të debatuar në histori, "Prejardhja e llojeve" nga Çarlz Darvini rivjen në këtë botim të ri duke risjellë afër lexuesve një vepër thelbësore të shkencës. Nën përkthimin e jashtëzakonshëm të Nelson Çabejt, vepra e Darvinit u botua për herë të parë më 1982 në Shqipëri. Plot dyzet vjet më vonë, më 2022, tashmë në Kosovë, ribotohet me një mesazh dashamirës të përkthyesit: "Ribotimin e veprës 'Prejardhja e llojeve' nga Çarlz Darvini ua kushtoj zhvillimit të shkencës dhe brezit të ri të shkencëtarëve shqiptarë." Kur u botua për herë të parë në gjuhën angleze, i tërë tirazhi i parë u shit brenda një dite. Shkaktoi debate dhe diskutime që vazhdojnë edhe sot. Shkruar për lexuesin e gjerë, vepra ndryshoi besimet e deriatëhershme mbi jetën dhe krijimin e saj. Ndikimet e saj janë të pamatshme; ka ndryshuar thelbësisht perceptimin mbi gjithçka, që prej fesë e deri tek ekonomia.

Detajet e librit
Pema

Referencat specifike

isbn
9789951817240
ean13
9789951817240
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi, Blendi Fevziu, Baton Haxhiu

Më 17 qershor 1999, një autokolonë makinash larashe, të shoqëruara me disa civilë të armatosur me kallashnikovë, hyri brenda bazës ushtarake të Tetovës në Maqedoni. Baza ishte vënë në dispozicion të trupave gjermane që pak ditë më parë kishin hyrë në Kosovë dhe qenë vendosur në Prizren. Një helikopter ushtarak, me fundin e hapur dhe me një mitraloz të...
9,91 CHF
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Banaliteti i së keqes, Eichmann në Jeruzalem, Hannah Arendt

Hannah Arendt (Hana Arend) shkon në Jeruzalem si e dërguar e "New Yorker". Merr pjesë në debatin e zhvilluar në sallën e gjyqit dhe në artikujt që do të shkruajë për gazetën do të nxjerrë në pah dhe do të studiojë imtësisht problemet morale, politike dhe juridike që qëndrojnë pas çështjes Ajhman. Prej këtej lind një libër polemizues
13,87 CHF
More

Referenca: SKU000805

Botuesi: Bota Shqiptare

Rrumpalla, Peter Lucas

Rrëfimet e një gazetari amerikan në Shqipërinë e para dhe pas 1990-ës. Takimet dhe përshtypjet për Hoxhën, Alinë, Kadarenë, Berishën, Meidanin, Ramën, Pashkon, Milon e të tjerë. 
7,93 CHF
More

Botuesi: Fan Noli

Fjalimi i madh, Mustafa Kemal Ataturk

Të pranosh protektoratin dhe mbrojtjen e një shteti të huaj nuk është asgjë më shumë veccse të pranosh pamjaftueshmërinë dhe pafuqinë. Në të vërtetë, ata që nuk kishin rënë kaq poshtë, kurrë nuk do ta pranonin mundësinë e sjelljes mbi krye të një zotërie të huaj.Kurse dinjiteti, krenaria dhe aftësia e turkut është shumë e lartë dhe e madhe.
19,82 CHF
More

Botuesi: Pema

Ngritja dhe rënia e kombeve, Ruchir Sharma

I mbushur me të dhëna shumë të vlefshme... po aq edhe me gjykime të mrekullueshme dhe histori domethënëse, libri është thjesht udhërrëfyesi më i mirë në ekonominë globale të ditëve të sotme. Pavarësisht nëse jeni vëzhgues i kësaj ekonomie, apo investoni në të, nuk keni luksin të mos e lexoni.
15,85 CHF
More

Botuesi: Botart

Papirus, Irene Vallejo

Ky rrëfim është një përpjekje për të vazhduar aventurën e atyre gjahtarëve të librave. Do të dëshiroja të isha, në njëfarë mënyre, bashkudhëtarja e tyre e pagjasë, në pritë për dorëshkrime të humbura, për histori të panjohura dhe për zëra gati në të shuar. Ndoshta ato grupe eksploruesish ishin vetëm disa laro në shërbim të disa mbretërve të pushtuar nga...
19,82 CHF
More

Botuesi: Berk

Gjuhët e Parajsës, Maurice Olender

Këta fantomatë të një gjuhe primordiale, gjithsesi të pranishëm edhe tjetërkund, janë padyshim edhe më të sikletshëm në territoret shpërthyese të Ballkanit, ku rrezikojnë të shndërrohen një ditë në armë ideologjike të preferuara për nacionalistët e rinj. 
9,91 CHF
More

Referenca: SKU001306

Botuesi: Toena

Ju flet Tirana, Kujtime nga RTSH, Agron Çobani

"Ju flet Tirana" është libri më i ri i cili ka si autor Agron çobanin. Ky libër është një pjesë e historisë së Radiotelevizionit Shqiptar. Në të përmblidhen kujtime të autorit dhe personazhe të shumtë. Duke qenë dëshmitar i shumë ngjarjeve të rëndësishme në periudha kyce, Agron çobani sjell për herë të parë fakte të papublikuara, analiza interesante dhe...
9,91 CHF
More

Botuesi: Plejad

Invazionet greke në Shqiperinë e Jugut 1912-1914, Timo Dilo

Athina avanconte prej kohe rivendikime tokësore të mbështetura, gjoja, në të drejta etnografike dhe historike, kurse në të vërtetë, ishin pretendime absurde të ushqyera dhe të nxitura nga Megali Idhea, pjellë e fantazisë së sëmurë dhe megalomanisë së rretheve borgjeze të larta greke.
7,93 CHF
More

Qeverisja e Shqipërisë, Gjet Ndoj

Libri që ka rrokur 630 referenca nga 2500 dokumenta të nxjerra nga Arkivit  të Shtetit e Arkivit të Forcave të Armatosura. “Qeverisja e Shqipërisë gjatë Luftës së II Botërore (1939 – 1944)” sjell një tjetër vështrim për atë që ka ndodhur në Shqipëri, për të vërtetën.
24,77 CHF
More

Referenca: SKU001001

Botuesi: Dituria

Majat e Shalës, Rose Wilder Lane

"Majat e Shalës" është dëshmia e shkruar e një udhëtareje amerikane për Shqipërinë në fillim të viteve '20 të shekullit të kaluar. Një grup misionaresh të huaja ndërmarrin një udhëtim në viset veriore të vendit nga Shkodra në Shalë, Theth e Shosh.
5,95 CHF
More

Botuesi: Fishta

Të Rënët, volumi 1, Hilë Lushaku, Bajram Ibraj

Të rënët:kushtuar punonjësve të strukturave të varësisë së Ministrisë së Brendshme, të rënë në detyrë apo për shkak të saj) : [në kujtim të jetëve të humbura në radhët e institucioneve ligjzbatuese të Ministrisë së Brendshme 1990-2022.
14,86 CHF
More

Botuesi: Berk

Një varrim për çdo regjim, Klejd Këlliçi

Rëndësia e Varrezave të Dëshmorëve për regjimin komunist ishte po aq e madhe sa politika të tjera zyrtare, si industrializmi apo emancipimi. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për materializimin monumental e përkujtimor të dëshmorëve, si themel që justifikonte gjenezën e regjimit, por shfaqet qartazi dhe përpjekja për të njësuar dëshmorët, për të njësuar gjithçka...
11,89 CHF
More