• Banner

  • Ka mbaruar
Skandal, ese mbi moralin shqiptar, Ylli Pango
  • Skandal, ese mbi moralin shqiptar, Ylli Pango

Skandal, ese mbi moralin shqiptar, Ylli Pango

Pastaj erdhi nata kur, siç ishte paralajmëruar edhe në gazeta, do të shfaqej "kapja e madhe", "gjëma". Njerëzit në të gjithë Shqipërinë, të përgatitur më së miri psikologjikisht e me sytë që u digjnin nga kureshtja, u gozhduan përpara ekraneve dhe panë... Ç'panë?! Dy fjalë nga teksti... ... Kjo ngjarje duhet të ketë ndodhur rreth 300 vjet më parë...

57,50 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Skandal, ese mbi moralin shqiptar
Origjinali: Skandal, ese mbi moralin shqiptar
Gjinia: Ese
Autori: Ylli Pango
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2009
Faqe: 152
Pesha: 0.151 kg.
ISBN: 978-99956-29-25-0

Fragment nga libri

Pastaj erdhi nata kur, siç ishte paralajmëruar edhe në gazeta, do të shfaqej "kapja e madhe", "gjëma". Njerëzit në të gjithë Shqipërinë, të përgatitur më së miri psikologjikisht e me sytë që u digjnin nga kureshtja, u gozhduan përpara ekraneve dhe panë... Ç'panë?! Dy fjalë nga teksti... ... Kjo ngjarje duhet të ketë ndodhur rreth 300 vjet më parë...

Atë natë, diku rreth orës 22, pak para se të nisesha për në emisionin e TV Klan, më merr në telefon ime motër. Pas pak më shfaqet e llahtarisur në derë, për të më thënë se më kishin filmuar dhe të nesërmen do të më nxirrnin në emisionin e famshëm televiziv shqiptar, pa shok në botë, që nën flamurin e ndershmërisë e luftës kundër paudhësive, filmon e nxjerr njerëz në ekran me figurë e me zë, pa pyetur për kurrfarë të drejte të privatësisë a ruajtjes së imazhit të tyre.

Se për çfarë, nuk e dinte, por lajmi i kish ardhur i sigurt dhe nga njerëz të afërt. Pata, natyrisht, shqetësim, por nuk po më kujtohej të kisha bërë ndonjë gjë për t'u filmuar e sulmuar atje. Gjithsesi, jo fort i qetë, u nisa për në emision Opinion. Debati do të përqendrohej rreth truallit të Kinostudios, okupuar prej shkollës Marubi dhe lirimit të saj, pasi siç qe bërë e ditur, me një vendim qeverie, ky truall do t'i jepej televizionit Top Channel , për t'u shpërngulur kësisoj nga Piramida.

Aty ku ndërkohë kishin filluar punimet dhe pritej inaugurimi i Teatrit të ri Kombëtar dhe Muzeut të Artit. Isha paksa nervoz kur hyra në emision, por pastaj, siç më ndodhte gjithmonë, më zunë ethet e debatit dhe pothuaj harrova ç'më ishte thënë më parë. Nga reagimet, mendoj se opinioni, në një pjesë të mirë, u bind se debatuesi kundër, ishte konfuz dhe gabim në tezat që artikulonte.

Pas emisionit ai mu shfaq sërish përpara makinës, tek dera, në terr, teksa dilja nga territori i ish Kinostudios, (me sa duket kish dalë pak përpara nga emisioni) . U përkul tek xhami i makinës e më tha të dilja e të shihja rrethimin me tela të shkollës. Më erdhi vërtet keq. Ishte bërë si i handakosur dhe i ngjiste një fantazme. I thashë përsëri, si shumë herë të tjera, se nuk kisha unë në dorë të falja troje publike, i rekomandova me dashamirësi të takonte një herë Kryeministrin dhe u ndamë.

Më kujtohej mirë se të njëjtën gjë kisha bërë edhe dy vjet më parë: i kisha thënë se nuk kisha tagër të falja toka, se problemi zgjidhej në Ministri të Ekonomisë, por ai nuk bindej që nuk bindej, më sulmonte vazhdimisht në telefon dhe gjithë fajin e hidhte gjithnjë mbi mua.

Nuk e dija se të nesërmen më priste një hall ku e ku më i madh se ai i tij, që në fund të fundit vazhdonte ta kishte shkollën e tij të paprekur e kërkonte dhe sheshin përreth. Të nesërmen mobilizova veten dhe gjithë miqtë e të afërmit, për të marrë vesh se cila ishte gjëma që kisha bërë e që do të transmetohej për mua, por kjo gjë ishte e pamundur.

Më thoshin se ishte bllokuar krejtësisht sistemi kompjuterik i televizionit Top Channel që e transmetonte atë emision, se së andejmi nuk dilte asnjë lajm, se njerëzit dhe materialet ruheshin me kujdes të madh etj, etj. Ishte fjala për "peshk të madh". Ekzekutimi tashmë ishte vendosur...

Detajet e librit
Ideart
SKU000911
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Living

Ora e zezë, S. C. Pike

Ish pjesëtari i grupit mafioz të drejtuar nga Xhon Goti dhe i familjes Gambino, Xhon Alite, rrëfen historinë e jetës së tij në një mënyrë tejet origjinale, me shpresën për të zbuluar misteret e mafies dhe për të frymëzuar këdo, që t’i qëndrojë sa më larg botës së krimit.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Arbën Xhaferi, vepra e plotë

Arbër Xhaferi është si një udhëkryq që i bashkon rrugët shqiptare për të rindarë drejtimet e të menduarit mbi të shkuarën, të sotmen e të ardhmen e shqiparizmës, dhe mbase është po ashtu, i vetmi mes të shquarve të gjindjes sonë, që as nuk është lëvduar ndonjëherë aq sa e meriton, po as nuk është gjuajtur ndonjëherë me gurë siç nuk e meriton.

Çmimi 862,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

Revolucioni grek, Mark Mazower

...Gjuha shqipe u dha shumë prej të ashtuquajturve "grekë" dhe "turq" një mjet të përbashkët komunikimi dhe ndonjëherë një ndjenjë të përbashkët solidariteti, e cila mund të kapërcente ndarjen fetare dhe shpesh minonte fushatat e sulltanit. Me kalimin e kohës, shqiptarët u ndanë mes atyre që ndiqnin çështjen greke dhe atyre që ndoqën sulltanin.

Çmimi 253,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)