• Banner

Abetare e ilustruar e Prishtinës, Diellza Gojani

“Abetare e ilustruar e Prishtinës” është një minienciklopedi e kryeqytetit, që njëherësh mund të shërbejë edhe si një udhërrëfyes turistik, që ka për qëllim ruajtjen dhe promovimin e kulturës së Prishtinës.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Abetare e ilustruar e Prishtinës

Origjinali: The Illustrated ABCs of Pristina

Gjinia: Enciklopedi

Autori: Diellza Gojani

Shtëpia botuese: Dukagjini

Viti: 2020

Fq. 102

Pesha: 0.585 kg

ISBN: 978-9951-05-373-0

Ky libër është në gjuhën shqip-anglisht

Mbi librin

“Abetare e ilustruar e Prishtinës” është një minienciklopedi e kryeqytetit, që njëherësh mund të shërbejë edhe si një udhërrëfyes turistik, që ka për qëllim ruajtjen dhe promovimin e kulturës së Prishtinës.

Libri ndjek formatin e “Abetares”, ku pothuajse për secilën shkronjë janë realizuar ilustrime dhe përshkrime për monumente, njerëz dhe aktivitete e biznese, të cilat kanë kontribuuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në aspektet socio-kulturore të kryeqytetit.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001170

Botuesi: Tirana Times

Pak ndryshe, Astrit Lulushi

Me gjuhë sintetike e elastike që të kujton herë – herë Volterin apo Emile Chartier (Alain), me ngjeshje ideore dhe forcë konkluduese që shkon deri në aforizma a shpërthime proverbiale, Astrit Lulushi vjen me këtë libër për t'i thënë disi ndryshe dukuritë e jetës sonë, përmes lëvrimesh filozofike, sociologjike e kulturore.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Shtëpia e Librit

Mbi tiraninë, Timothy Snyder

Një historian i specializuar mbi historinë e Europës Lindore dhe Holokaustit i shpjegon lexuesve me fjalë të thjeshta se si ndodh që një demokraci e brishtë zëvendësohet me një diktaturë totalitare, qoftë kjo fashizëm apo komunizëm. Timothy Snyder na tregon se cilat janë shenjat që paralajmërojnë shfaqjen e tiranisë dhe se çfarë mund të bëjmë ne qytetarët...

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 1000

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Dhuna, gjashtë përsihatje të tërthorta, Slavoj Žižek

Në këtë libër, Žižek analizon fenomenin e dhunës në të gjitha format që kjo merr në shoqëritë tona. Autori orvatet t’i kategorizojë këto forma (dhunë subjektive, objektive dhe sistemike) dhe, duke iu qasur këtyre nëpërmjet filozofisë, artit, studimit të rasteve historike, ai kërkon të nxjerrë në dritë ato zona të errëta, shpeshherë të fshehura, të...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Historia e origjinës, David Christian

Sot ne njerëzit jemi në gjendje ta rrëfejmë historinë e karvanit më mirë se kurrë më parë. Mund të përshkruajmë me saktësi të admirueshme jo vetëm çfarë regëtin atje përtej, miliarda vjet dritë larg Tokës, por edhe çfarë ka qenë miliarda vjet më parë. 

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Napoleon Bonaparti, Pascale Fautrier

Bonaparti u bind shumë shpejt se kishte një fat: kjo biografi na tregon rastësitë e jetës së tij. Ai pak nga pak u sakrifikua për shtetin francez, derisa sakrifikoi njeriun privat brenda tij: Pascal Fautrier i rikthen atij humanizmin dhe shkruan romanin e Bonapartit.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Mein Kampf (Lufta ime), Adolf Hitler, vëllimi i parë

Rruga mëse e jashtëzakonshme e jetës së tij ka treguar se si idetë e mbrapshta, të përhapura si ide misionarësh, mund të çojnë në programe politike plotësisht të çmendura dhe në tragjedi më përmasa botërore. Ky libër duhet lexuar që t'i hiqet velloja e misterit që e rrethon, për të parandaluar ekstremizmin dhe urrejtjen e çdo lloji. Mein Kampf duhet të...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Tjetri, Ryszard Kapuscinski

Në këtë libër të shkurtër, të thjeshtë, mbushur me mençuri, Kapuscinski përpiqet të formulojë se ç’do të thotë të jesh Europian, jo-Europian, të jesh i kolonizuar, të jesh kolonizuesi, të kesh apo të imponosh identitet.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)