Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
ceshtja shqiptare, riformesimi i ballkanit, vickers & pettifer
  • ceshtja shqiptare, riformesimi i ballkanit, vickers & pettifer

Ceshtja Shqiptare, Riformesimi i Ballkanit, Vickers & Pettifer

SKU000813
Bota Shqiptare

Në këtë vepër shihen, si rrallëkund tjetër, aktorë që ndërrojnë ngjyrat e veta, rolet e veta, pozicionet e veta, mendimet e qëndrimet e veta, ndërrojnë programet e veta politike, grinden midis tyre dhe prapë pajtohen, vetëm e vetëm për të qëndruar mbi sipërfaqen politike.

9,91 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Çështja shqiptare, riformësimi i Ballkanit
Origjinali: The Albanian Question, Reshaping the Balkans
Gjinia: Histori
Autori: James Pettifer, Miranda Vickers
Shqipëroi: Xhevdet Shehu
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2007
Fq. 484
Pesha: 0.543 kg.
ISBN: 978-99943-939-9-2

Mbi librin

Ngjarjet e librit "Çështja Shqiptare" nisin më 1997 dhe vazhdojnë deri në ditët tona, por në epiqendër të tij janë tri konfliktet e armatosura. Ai i vitit 1997 në Shqipëri, i vitit 1999 në Kosovë dhe ai i vitit 2001 në Maqedoni.

Në vitin 1997, Shqipëria që deri atëherë ishte një vend pak i njohur dhe i izoluar në Ballkan, shpërtheu në një kryengritje të armatosur që ishte e para në kontinentin europian që nga vitet 1920, duke e çuar vendin në prag të luftës civile. Ndërsa dhuna u përhap në fillim në Kosovë, mandej në Serbinë Jugperëndimore dhe së fundi në Maqedoni, çështja shqiptare gjithnjë e më tepër u vu në epiqendër të politikës botërore.

Në këtë vepër të re të historisë bashkëkohore, dy personalitetet e njohur ndërkombëtarisht sqarojnë vendin e Shqipërisë në Ballkan, një rajon i cili ka qenë i detyruar të përballej njëherësh me realitetet e botës postkomuniste dhe me kërcënimin e projektit të "Serbisë së Madhe" të Sllobodan Millosheviçit.

Autorët argumentojnë se shqiptarët janë përfshirë në procesin e vetemancipimit kombëtar: ringritja e ekonomisë së tregut të lirë dhe heqja e kontrollit të kufijve komunistë kanë gjallëruar lidhjet e hershme kulturore dhe ekonomike midis shqiptarëve dhe gjithë rajonit. E ardhmja e shqiptarëve në Ballkan është sot për sot çështja më e ngutshme.

Autorët theksojnë se Perëndimi duhet t'i kushtojë një vëmendje të madhe këtij kombi të shpërfillur për një kohë të gjatë që ai të bëhet një partner europian. Për më tepër, autorët pohojnë se mostrajtimi si duhet i çështjes shqiptare mund ta fusë krejt rajonin në një konflikt të armatosur.

Komente mbi librin

"Në këtë vepër shihen, si rrallëkund tjetër, aktorë që ndërrojnë ngjyrat e veta, rolet e veta, pozicionet e veta, mendimet e qëndrimet e veta, ndërrojnë programet e veta politike, grinden midis tyre dhe prapë pajtohen, vetëm e vetëm për të qëndruar mbi sipërfaqen politike dhe për të ruajtur, shpeshherë, interesat personale duke harruar në mënyrë tragjike interesin e përgjithshëm kombëtar e njerëzor."

Adem Demaçi

"Autorët duhen përgëzuar për objektivitetin me të cilin kanë paraqitur historinë shqiptare të dhjetë viteve të fundit."

Tom Winnfrith, Times Literary Supplement

Mbi autorët

James Pettifer është autor i librave: "Guida Blu e Shqipërisë", "Ekspresi i Kosovës" dhe "Shqipëria, nga anarkia te një identitet ballkanik" (sëbashku me Miranda Vickers).Miranda Vickers është autore e librave: "Shqiptarët, një histori moderne" dhe "Midis sebëve dhe shqiptarëve, një histori e Kosovës".

Detajet e librit
Bota Shqiptare
SKU000813
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Historia e vendeve të ulëta,Friso Wielenga

Historia e Vendeve të Ulëta shkruar nga Wielenga është një vështrim i përgjithshëm, i thellë dhe konciz i historisë së Vendeve të Ulëta, që nga Revolta kundër Spanjës deri në ditët e sotme.
14,86 CHF
More

Mein Kampf (Lufta ime), Adolf Hitler, vëllimi i parë

Rruga mëse e jashtëzakonshme e jetës së tij ka treguar se si idetë e mbrapshta, të përhapura si ide misionarësh, mund të çojnë në programe politike plotësisht të çmendura dhe në tragjedi më përmasa botërore. Ky libër duhet lexuar që t'i hiqet velloja e misterit që e rrethon, për të parandaluar ekstremizmin dhe urrejtjen e çdo lloji. Mein Kampf duhet të...
14,86 CHF
More

Botuesi: Pakti

Rrethimi i Shkodrës, Marin Barleti

Historia botërore i ka anashkaluar mjaft heroizmin e shqiptarëve dhe faktin që ata u bënë pengesë dhe i vonuan osmanët në synimin e tyre për të pushtuar gjithë Europën. Marin Barleti i jep, pra, botës një rrëfim të drejtpërdrejtë heroizmi përballë një pushtimi mizor: burra të thjeshtë e gra që luftojnë për familjet, për tokën dhe besimin e tyre.
4,95 CHF
More

Botuesi: Fishta

Quo Vadis?, Henryk Sienkiewicz

Në Romën dekadente e të pamëshirshme të epokës së Neronit, qendër e botës dhe furrë shkrirjeje e të gjitha racave dhe feve të antikitetit, patrici i ri Vinic dashurohet me Liçian, vajzën e ndrojtur të një mbreti svev, e rritur në Romë dhe e edukuar me fenë e krishterë. 
7,93 CHF
More

Qyteti i pasur, Roger Crowley

Venediku, qyteti i pasur gjurmon harkun e plotë të sagës perandorake venedikase nga famëkeqja Kryqëzata e Katër, e cila kulmoi në plaçkitjen e Kostandinopojës në vitin 1204, deri në luftën otomano-venedikase të viteve 1499-1503, e cila i sheh turqit osmanë t’i zëvendësojnë venedikasit si fuqinë më të madhe detare në Mesdhe.
14,86 CHF
More

Botuesi: Te tjere

Me apo pa Amerikën, Ylli Polovina

Ky botim analizon të gjitha rrethanat dhe dilemat nëse ky raport shtetesh ka ardhur prej nevojave politike dhe gjeostrategjike apo është një rrjedhim i thellë, i të gjitha përmasave, jo vetëm historike dhe sociale, por mbi të gjitha shpirtërore.
9,91 CHF
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Islamizëm do të thotë lindje, Enis Sulstarova

Librat shkollorë të historisë japin ndihmesë në formimin e identiteteve dhe të kujtesës kulturore të nxënësve si qytetarë të ardhshëm të shtetit kombëtar. Gjithashtu, ato përmbajnë njohuritë e domosdoshme për të kuptuar dhe për të vlerësuar diskutimet publike mbi identitetin kombëtar dhe të shkuarën e kombit.
7,93 CHF
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000804

Botuesi: Bota Shqiptare

Ç'po bëhet me çështjen çame?, Miranda Vickers

Cështja çame ka tri aspekte kryesore: së pari, është njohja e problemit nga qeveria greke; së dyti, është çështja e pronave dhe, së fundi është problemi i nënshtetësisë. Kur diskutohet problemi çam me politikanët shqiptarë, ata zakonisht thonë se ky nuk duhet parë si një kundërvënie politike me qeverinë greke.
3,96 CHF
More

Referenca: SKU000814

Botuesi: Bota Shqiptare

Shqiptaret - nje histori moderne, Miranda Vickers

Vepra është quajtur një histori moderne, sepse është rrëfyer e shkruar ndryshe, sepse sjell fakte të reja jo vetëm për Shqipërinë e së shkuarës, por edhe për atë të tashmen. Mënyra se si është shkruar ky libër e bën atë bashkëkohor në të njëjtën kohë.
9,91 CHF
More