• Banner

  • Ka mbaruar
Rrumpalla, Peter Lucas
  • Rrumpalla, Peter Lucas

Rrumpalla, Peter Lucas

Rrëfimet e një gazetari amerikan në Shqipërinë e para dhe pas 1990-ës. Takimet dhe përshtypjet për Hoxhën, Alinë, Kadarenë, Berishën, Meidanin, Ramën, Pashkon, Milon e të tjerë. 

800 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Rrumpalla
Autori: Peter Lucas
Gjinia: Histori
Shqipëroi: Alfred Lela
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2008
Fq. 320
Pesha: 0.351 kg.
ISBN: 987-99956-11-33-0

Mbi librin

Rrëmimet e një gazetari amerikan në Shqipërinë e para dhe pas 1990-ës. Takimet dhe përshtypjet për Hoxhën, Alinë, Kadarenë, Berishën, Meidanin, Ramën, Pashkon, Milon e të tjerë.

Fragmente nga libri

... Berisha dinte si t'i personalizonte gjërat, metodë e cila funksionoi për të në fillim, kur ai la mjekësinë për politikën, një dekadë më parë. Ai studio për mjekësi dhe u bë kardiolog i suksesshëm para se të futej në arenën politike pas vdekjes së Enver Hoxhës. Megjithëse nuk ishte personalisht në garë, ai zhvilloi një fushatë si për veten. Por, ja ku u ndesh më Edi Ramën...

... Berisha, rregullisht, i quante kundërshtarët e tij vrasës, mafiozë dhe hajdutë. Rama, për të mos mbetur prapa, e quajti Berishën "doktor Rrumpalla" dhe emri ngjiti. Ishte një bon mot perfekt, shigjeta në zemër që e gozhdoi Berishën në mur.

Mbi autorin

Peter Lucas, gazetar amerikan me origjinë shqiptare. Ai ka punuar si gazetar politik dhe editorialist për Boston Herald, Boston Globe dhe Boston Phoenix duke mbuluar ngjarje ne Masacuset, Uashington dhe krejt Amerikën. Lucas ka raportuar nga Vietnami dhe, gjithashtu, nga Kuba, Nikaragua, Salvadori, Hondurasi, Panamaja si dhe nga më të trazuarit, Gadishulli Ballkanik dhe Irlanda e Veriut.

Ai ka qenë në Shqipëri mbi 20 herë. Peter Lucas u lind në Kembrixh të shtetit të Masacusetit dhe u rrit në lagjen Uest End të Bostonit. Shkollën e mesme e kreu në Somervil ndërsa studimet universitare pranë Universitetit të Bostonit. Jeton në Uestford, Masacuset. Shënim: Ky titull bën pjesë në listën me librat & autorët më të shitur për vitin 2009.

Detajet e librit
Bota Shqiptare
SKU000805
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000815

Botuesi: Bota Shqiptare

Misioni Amerikan ne Shqiperi, Peter Lucas

Një histori marramendëse që ka ndodhur në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dhe është objektive. Jo vetëm se është tej mase e dokumentuar, por edhe e verifikuar në vend dhe me bashkëbisedime të gjata me dëshmitarë okularë të ngjarjeve. Autori nuk është akademik, por një gazetar veteran

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000950

Botuesi: Bota Shqiptare

Cezari i Ballkanit, Peter Lucas

"Çezari i Ballkanit" është historia e pa treguar më parë e një grupi të vogël ushtarësh amerikanë të OSS - së (Zyrës së Shërbimeve Strategjike) që luftuan nazizmin, pas vijës së armikut në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Është libër i bazuar në fakte dhe ngjarje të vërteta.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Helga's Secrets

Nderim Katalonjës, Ç'është socializmi, George Orwell

Këto dy vepra të sjella në shqip janë në linjën karakteristike të këtij autori, për ti nxjerrë rrënjët me themel fenomeneve të ndryshme shoqërore e për të treguar se kush mund të jetë perspektiva e sistemeve apo shoqërisë perëndimore, duke treguar për këtë, me hollësi, shkaqet, kryesisht ato që qëndrojnë të fshehura në prapaskenë e qe janë vendimtare.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2587

Botuesi: Te tjere

Mbreterimi i Pirros se Epirit, Resmi Osmani

Pirro i Epirit ishte një nga gjeneralet më të shquar të asaj kohe dhe mbret i Epirit dhe i Molosisë. Ai vinte nga fisi ilir i epirotëve. Ndimues dhe aleat i popujve italian qe ishin në luftë me Romën. Thirrej "shqiponjë" nga ushtarët e tij. U bë i famshëm kur në vitin 280 p.e.s. kaloi ngushticën e Otrantos për të luftuar kundër Romës, e cila rrezikonte...

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001079

Botuesi: Dituria

Shqipëria përballë Europës (1912 – 1929), Albert Mousset

Shqipëria ishte par excellence shteti i cili më tepër se cilido duhet të gëzonte mbështetjen morale dhe materiale të Lidhjes së Kombeve. Por fatkeqësisht Shqipëria nuk vazhdoi të ndjekë këtë rrugë. Ndjenja e sovranitetit, për të cilën tërë popujt që e kanë fituar vonë pavarësinë kanë shumë dyshime dhe frikë se mos po u ikën nga duart.

Çmimi 550 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Shqiptarët Dhe shtetformimi ndër Pashallëqet, Dora D'istria

Nëse në historiografinë bashkëkohore shqiptare etapat historike analizohen dhe vlerësohen sipas parimit të rolit të masave në zhvillimet historike, përkundër në këtë punim filli përçues i trajtimit historiografik është roli i protagonistëve individualë që marrin përsipër të kryejnë kthesa të mëdha historike në jetën politike të një populli.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mbi mjerimin e jetës studentore, Mustapha Khayati

“Mbi mjerimin e jetës studentore” është një pamflet i shkruar më 1966 nga një grup autorësh (ku spikat Khayati), i cili iu shpërnda dorazi studentëve në fillim të vitit akademik. Në të parashtrohet një kritikë radikale ndaj status quo-së dhe ideologjisë sunduese, veçanërisht në suazat e nënshtrimit të studentëve ndaj kapitalizmit të pasluftës në perëndim.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)