Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Abdylhamidi II, Sulltani i fundit i një epoke, Vahdettin Engin
  • Abdylhamidi II, Sulltani i fundit i një epoke, Vahdettin Engin

Abdylhamidi II, Sulltani i fundit i një epoke, Vahdettin Engin

Fan Noli

Sulltan Abdylhamidi II ishte sundimtari i fundit i tri kontinenteve. Ai ishte Padishahu i tridhjetëekatërt osman. Sulltan Hamidi drejtoi shtetin në një periudhë mjaft të vështirë të tij. Ai u përpoq që brenda kësaj periudhe ta mbante shtetin në këmbë. Ai ra nga froni pas 33 vjetësh në pushtet. Duke vënë re se Padishahët e tjerë që erdhën në drejtimin e vendit pas tij nuk patën ndonjë ndikim, mund të themi se Abdylhamidi II ishte Perandori i fundit dhe i vërtetë osman.

115,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Abdylhamidi II, Sulltani i fundit i një epoke

Origjinali: Bir devrin son Sultani II. Abdulhamid

Gjinia: Histori

Autori: Vahdettin Engin

Shqipëroi: Lindita Xhanari (Latifi)

Shtëpia botuese: Fan Noli

Viti: 2019

Fq. 391

Pesha: 0.506 kg

ISBN: 978-9928-291-55-4

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Ky libër kishte si objektiv të vetin njohjen me plot kuptimin e fjalës të Abdylhamidit II. Të gjithë ata që janë kureshtarë të njohin çdo gjë që ka bërë ai nga lindja deri në vdekje, këndvështrimin e tij për jetën, botën e tij të mendimeve, marrëdhëniet e tij njerëzore dhe familjare, si dhe jetën e tij të përditshme pranë drejtimit të shtetit, mund të gjejnë çdo gjë të tijën në këtë libër. Sulltan Abdylhamidi II ishte sundimtari i fundit i tri kontinenteve. Ai ishte Padishahu i tridhjetëekatërt osman. Sulltan Hamidi drejtoi shtetin në një periudhë mjaft të vështirë të tij. Ai u përpoq që brenda kësaj periudhe ta mbante shtetin në këmbë. Ai ra nga froni pas 33 vjetësh në pushtet. Duke vënë re se Padishahët e tjerë që erdhën në drejtimin e vendit pas tij nuk patën ndonjë ndikim, mund të themi se Abdylhamidi II ishte Perandori i fundit dhe i vërtetë osman.

Duket qartë se në të vërtetë ai nuk ishte një individ që pëlqente të lëvizte sipas qejfit e të merrte vendime të prera, pa marrë mendimin e specialistëve në lidhje me mjaft çështje. Në këtë kuptim, në të vërtetë administrimi i Abdylhamidit II duke qenë një lloj drejtimi i fuqishëm qendror, funksiononte si një lloj “Sistemi Kryeministror” dhe që në krye kjo ishte mjaft e rëndësishme. Kjo sepse mbajtja në këmbë e shtetit që ishte i përhapur në një gjeografi mjaft të gjerë ishte e lidhur pikërisht me këtë.

Detajet e librit
Fan Noli

Referencat specifike

isbn
9789928291554
ean13
9789928291554
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001292

Botuesi: Botimet Dudaj

Arratisje nga Lindja, Enis Sulstarova

Arratisje nga Lindja është një lexim i domosdoshëm për të gjithë ata që janë të interesuar për politikën, historinë dhe kulturën shqiptare. Libri dokumenton sistematikisht dhe tregon për formimin dhe qëndrueshmërinë e orientalizmit shqiptar, prej shfaqjes së tij në nacionalizmin e shek. XIX deri në debatet e sotme mbi identitetin kombëtar.
92,00 SEK
More

Referenca: SKU000037

Botuesi: Botimet Dudaj

Histori me mbret, Armir Shkurti

Gazetari Armir Shkurti ka përmbledhur mbresat e tij nga 55 ditët e vitit 1997, kur i biri i Ahmet Zogut, Mbreti Leka i Parë, testoi shansin e vet duke hedhur referendum për kthimin e monarkisë në një vend që nuk po largohej dot nga traumat e skemave piramidale dhe rënies së përgjithshme të shtetit.
69,00 SEK
More

Botuesi: Papirus

Abanozi, Ryszard Kapuscinski

Ky kontinent është i parrokshëm që të mund ta përshkruash. Është një oqean i vërtetë, planet më vete, një kozmos i larmishëm bajagi i begatë
138,00 SEK
More

Botuesi: Botart

Revolucioni grek, Mark Mazower

...Gjuha shqipe u dha shumë prej të ashtuquajturve "grekë" dhe "turq" një mjet të përbashkët komunikimi dhe ndonjëherë një ndjenjë të përbashkët solidariteti, e cila mund të kapërcente ndarjen fetare dhe shpesh minonte fushatat e sulltanit. Me kalimin e kohës, shqiptarët u ndanë mes atyre që ndiqnin çështjen greke dhe atyre që ndoqën sulltanin.
253,00 SEK
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mbi mjerimin e jetës studentore, Mustapha Khayati

“Mbi mjerimin e jetës studentore” është një pamflet i shkruar më 1966 nga një grup autorësh (ku spikat Khayati), i cili iu shpërnda dorazi studentëve në fillim të vitit akademik. Në të parashtrohet një kritikë radikale ndaj status quo-së dhe ideologjisë sunduese, veçanërisht në suazat e nënshtrimit të studentëve ndaj kapitalizmit të pasluftës në perëndim.
57,50 SEK
More

Botuesi: Fishta

Quo Vadis?, Henryk Sienkiewicz

Në Romën dekadente e të pamëshirshme të epokës së Neronit, qendër e botës dhe furrë shkrirjeje e të gjitha racave dhe feve të antikitetit, patrici i ri Vinic dashurohet me Liçian, vajzën e ndrojtur të një mbreti svev, e rritur në Romë dhe e edukuar me fenë e krishterë. 
92,00 SEK
More

Referenca: SKU001079

Botuesi: Dituria

Shqipëria përballë Europës (1912 – 1929), Albert Mousset

Shqipëria ishte par excellence shteti i cili më tepër se cilido duhet të gëzonte mbështetjen morale dhe materiale të Lidhjes së Kombeve. Por fatkeqësisht Shqipëria nuk vazhdoi të ndjekë këtë rrugë. Ndjenja e sovranitetit, për të cilën tërë popujt që e kanë fituar vonë pavarësinë kanë shumë dyshime dhe frikë se mos po u ikën nga duart.
63,25 SEK
More

Botuesi: Helga's Secrets

Nderim Katalonjës, Ç'është socializmi, George Orwell

Këto dy vepra të sjella në shqip janë në linjën karakteristike të këtij autori, për ti nxjerrë rrënjët me themel fenomeneve të ndryshme shoqërore e për të treguar se kush mund të jetë perspektiva e sistemeve apo shoqërisë perëndimore, duke treguar për këtë, me hollësi, shkaqet, kryesisht ato që qëndrojnë të fshehura në prapaskenë e qe janë vendimtare.
138,00 SEK
More

Botuesi: Berk

Gjuhët e Parajsës, Maurice Olender

Këta fantomatë të një gjuhe primordiale, gjithsesi të pranishëm edhe tjetërkund, janë padyshim edhe më të sikletshëm në territoret shpërthyese të Ballkanit, ku rrezikojnë të shndërrohen një ditë në armë ideologjike të preferuara për nacionalistët e rinj. 
115,00 SEK
More