• Banner

Ngritja dhe rënia e Rajhut të tretë, vol. 2, William L. Shirer

Ky dokumentim përfshin dëshmitë e krerëve nazistë e të vuajtësve të kampeve të përqendrimit, ditarët e funksionarëve, protokollet e mbledhjeve sekrete, urdhrat luftarake, letrat private – gjithë atë mori gjërash të shkruara në letër, që shoqëruan fushatën e ethshme të Hitlerit për të pushtuar botën.

17,00 GBP
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ngritja dhe rënia e Rajhut të tretë, vol. 2  (kopertinë e trashë)

Origjinali: The rise and the fall of the third reich

Gjinia: Histori

Autori: William L. Shirer

Shqipëroi: Pjetër Arbnori

Shtëpia botuese: Onufri

Viti: 2019

Fq. 567

Pesha: 1.030 kg

ISBN: 978-99943-32-20-5

Mbi librin

Nuk ka perandori tjetër të fuqishme që të ketë lënë trashëgim pirgje të tilla të larta me dëshmi për lindjen dhe shembjen e saj, sa ç’ka lënë trashëgim Rajhu i Tretë. Kur ajo luftë e egër, që nisi Hitleri, mori fund dhe, para se nazistët të mund të asgjësonin dosjet e saj, kërkesa e Aleatëve për kapitullim pa kushte bëri që të kryhej një dokumentim thuajse orë pas ore i asaj perandorie të makthit, të ngritur nga Adolf Hitleri. Ky dokumentim përfshin dëshmitë e krerëve nazistë e të vuajtësve të kampeve të përqendrimit, ditarët e funksionarëve, protokollet e mbledhjeve sekrete, urdhrat luftarake, letrat private – gjithë atë mori gjërash të shkruara në letër, që shoqëruan fushatën e ethshme të Hitlerit për të pushtuar botën.

Korrespondenti i dëgjuar i botës së jashtme dhe historiani William L. Shirer, që kishte ndjekur dhe kishte shkruar në shtyp për nazistët që më 1925, kaloi pesë vjet e gjysmë duke rrëmuar nëpër gjithë atë dokumentacion të pafund. Nga kjo punë doli një studim me karakter monumental, që ka gjetur anembanë një pritje të çmuar si dokumenti që i vë vulën njërit prej kapitujve me të tmerrshëm të historisë së njerëzimit.

Në këtë botim, është historia e plotë e perandorisë hitleriane, një nga rrëfimet më të rëndësishme, që ka shkruar njëri prej autorëve më kompetentë për këtë temë. 

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994332205
ean13
9789994332205
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Beteja për 20 përqindëshin, Ardit Bido

Debati shqiptaro-grek mbi praninë ose jo të pakicës greke në Bashkinë Himarë dhe Bashkinë Konispol është debat ekstremesh: pala greke pretendon se në to, pjesa dërrmuese e ortodoksëve janë grekë dhe pala shqiptare pretendon se numri i minoritarëve është i papërfillshëm.

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Për Kinën, Henry Kissinger

Për më se njëzet vjet pas Revolucionit Komunist në vitin 1949, Kina dhe pjesa më e madhe e botës perëndimore nuk kishin diplomatë në kryeqytetet respektive dhe asnjë rrugë të drejtpërdrejtë komunikimi. Mandej, në korrik të vitit 1971, Henri Kisinger mbërrin në mënyrë të fshehtë në Pekin i ngarkuar me një mision që shpejt çoi në rivendosjen e marrëdhënieve...

Çmimi 12,75 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Helga's Secrets

Nderim Katalonjës, Ç'është socializmi, George Orwell

Këto dy vepra të sjella në shqip janë në linjën karakteristike të këtij autori, për ti nxjerrë rrënjët me themel fenomeneve të ndryshme shoqërore e për të treguar se kush mund të jetë perspektiva e sistemeve apo shoqërisë perëndimore, duke treguar për këtë, me hollësi, shkaqet, kryesisht ato që qëndrojnë të fshehura në prapaskenë e qe janë vendimtare.

Çmimi 10,20 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000622

Botuesi: Cabej

Djathi dhe krimbat, Carlo Ginzburg

Historia e vështruar si histori e njeriut të thjeshtë e jo si histori e "të mëdhenjve'' të kësaj bote, ringjallja e realitetit të përditshëm të kohëve të shkuara për të kuptuar problemet e vërteta të tij e lidhjet me të sotmen: duke u nisur nga kjo ide, Carlo Ginzburg na jep në këtë libër vizionin që ka për një mullis i shekullit XVI, Menoku, i cili...

Çmimi 3,40 GBP
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)