• Banner

21 leksione për shekullin 21, Yuval Noah Harari

“21 leksione për shekullin e 21” i Yuval Noah Harari-it është një hulumtim zhbirues dhe largpamës në problematikat më të nxehta të ditëve të sotme ndërkohë që lëvizim drejt hapësirave të panjohura të së ardhmes. Teksa teknologjia përparon më shpejt sesa vetë ndërgjegjësimi ynë rreth saj, pirateria informatike kthehet në një taktikë luftarake dhe bota ndihet më e polarizuar se kurrë...

16,65 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: 21 leksione për shekullin 21

Origjinali: 21 lessons for the 21st century

Gjinia: Histori, Politika Botërore

Autori: Yuval Noah Harari

Shqipëroi: Aulona Ormeni

Shtëpia botuese: Botart

Viti: 2019

Fq. 362

Pesha: 0.762 kg

ISBN: 978-9928-286-34-5

Mbi librin

Si e ndryshojnë kompjuterat dhe robotët kuptimin e të qenit njeri? Si përballemi me epideminë e lajmeve të rreme? A janë kombet dhe fetë ende domethënëse? Çfarë duhet t’u mësojmë fëmijëve? 

“21 leksione për shekullin e 21” i Yuval Noah Harari-it është një hulumtim zhbirues dhe largpamës në problematikat më të nxehta të ditëve të sotme ndërkohë që lëvizim drejt hapësirave të panjohura të së ardhmes. Teksa teknologjia përparon më shpejt sesa vetë ndërgjegjësimi ynë rreth saj, pirateria informatike kthehet në një taktikë luftarake dhe bota ndihet më e polarizuar se kurrë, Harari na njeh me sfidat e rrjedhës së jetës në përballjen me ndryshimin konstant dhe të pa orientuar dhe shtron pyetje të rëndësishme ekzistencialiste që secili nga ne duhet t’ia bëjë vetes për të siguruar mbijetesën.

Në njëzetë e një kapituj gjithëpërfshirës, e njëkohësisht provokues dhe të thellë, Harari shtjellon më tej tezat e shpalosura në librat e tij të mëparshëm, duke hedhur dritë mbi çështjet politike, teknologjike, sociale dhe ekzistenciale dhe jep këshilla se si të përgatitemi për një botë të së ardhmes krejtësisht të ndryshme nga e sotmja: Si mund të ruajmë lirinë e zgjedhjes kur Big Data na vëzhgon? Si do të duket forca punëtore e së ardhmes dhe si do të duhet ta përgatisim veten për këtë? Si duhet të përballemi me kërcënimin e terrorizmit? Pse është në krizë demokracia liberale? 

Aftësia unike e Hararit për të shpjeguar nga vijmë e ku shkojmë, ka ngacmuar imagjinatën e miliona lexuesve. Këtu ai na fton të marrim në konsideratë vlerat, kuptimin dhe angazhimin personal në një botë të tejmbushur me zhurmë dhe pasiguri. Kur rrethohemi nga informacione të pavërteta qartësia është pushtet. Paraqitja e sfidave komplekse dhe bashkëkohore në mënyrë të qartë e të kuptueshme, e bën “21 leksione për shekullin e 21” një libër thelbësor për t’u lexuar.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928286345
ean13
9789928286345
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botart

Homo Deus, Yuval Noah Harari

Lufta ëshë jashtë mode. Ka më shumë të ngjarë të vrasësh veten se sa të vritesh në ndonjë konflikt. Uria po zhduket. Mund të rrezikosh më shumë nga obeziteti sesa nga uria. Vdekja është thjesht një problem teorik. Barazia del, pavdekësia hyn. Çfarë do të na sjellë e ardhmja? Kjo është etapa pasardhëse e evolucionit.

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2636

Botuesi: IDK

Bota pas-amerikane, Fareed Zakaria

Fuqia po zhvendoset nga Perëndimi drejt pjesëve të tjera të botës. Zhvillimi i vendeve të tilla si India, Kina, Brazili, Rusia, Afrika e Jugut po krijon një panoramë të re në skenën botërore. Sot ndërtesat më të larta, digat më të mëdha, telefonat celularë më të avancuar s'bëhen më as në Amerikë e as në Europë.

Çmimi 8,88 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Fryma e përgjithshme, Thomas Paine

Publikuar fillimisht në mënyrë anonime më 10 janar 1776, Fryma e përgjithshme është eseja që kontribuoi në formimin e Shteteve të Bashkuara përmes argumentimit në favor të një qeverisjeje egalitare. Ky është libri që u shit dhe qarkulloi me shumicë, duke u lexuar me zë të lartë nëpër tavernat e luftëtarëve të Revolucionit Amerikan dhe sot e kësaj dite...

Çmimi 5,55 
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Zbuluesi, Serguei Jirnov, Jean-Luc Riva

Pak nga pak, Sergei do të mësojë të gënjejë, të mashtrojë, të manipulojë, deri aty sa të depërtojë në ENA, në Paris, për të pikasur “shënjestrat” e mundshme që fshihen në këtë inkubator të funksionarëve të lartë të ardhshëm francezë dhe të huaj.

Çmimi 22,20 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Bishti i kometës, Besnik Mustafaj

Lidhur me sa thuhej për Berishën, rrethanat e kishin sjellë që unë të isha dëshmitari i vetëm i fillimit. U desh një kohë e gjatë që në kokën time të zinte pak nga pak fill një dyshim, i cili nuk kishte kurrsesi të bënte me ndonjë gabim të kujtesës, por me diçka shumë më të rëndë: Mos vallë edhe unë vetë kam qenë i manipuluar?

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Arratia e Ballit Kombëtar, Ylli Polovina

Ndërkohë e kishte të paqetësuar kurrë edhe një dyshim: mos anglezët, prej të cilëve në parim pritej që me ardhjen e tyre të favorizonin kundërkomunistët dhe kështu të vendosnin në pushtet të djathtët, për shkak të marrëveshjeve dhe ndarjes së interesave mes tre pjesëtarëve kryesorë të Aleancës Antifashiste SHBA-BRSS-Britani, në Ballkan, të paktën në...

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000239

Botuesi: Papirus

Politikat e Bashkimit Europian, Francois d'Arcy

Ndërtimi evropian është nëpërmjet zhvillimit progresiv të politikave publike që Shtetet kanë pranuar t'i ndjekin bashkërisht në kuadrin komunitar. Sot politikat e Bashkimit Evropian prekin të gjitha fushat e veprimtarisë publike dhe kanë arritur një nivel zhvillimi i cili kërkon detyrimisht risimin e Institucioneve të Bashkimit dhe një Kushtetutë të re...

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)