• Banner

  • Çmim i zbritur

Si erdhi realizmi socialist në Shqipëri, Ilir Yzeri

Elitat komuniste, në vitet e para të sjelljes në pushtet të diktaturës së proletariatit, i kushtuan një vëmendje të posaçme edhe vlerësimit të traditës, duke ndërtuar një hierarki të re kulturore e artistike. 

1 200 Lekë
1 080 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Si erdhi realizmi socialist në Shqipëri

Gjinia: Histori

Autori: Ilir Yzeri

Shtëpia botuese: Çabej

Viti: 2020

Fq. 232

Pesha: 0.275 kg

ISBN: 978-99956-35-52-7

Mbi librin

Realizmi socialist instaloi një mënyrë totale të menduari, jo vetëm një metodë letrare e artistike. Duke treguar si erdhi në Shqipëri, që me botimet e revistave letrare në vitet 1947-1951, autori rindërton kronologjikisht historinë e teksteve të para që përgatitën dhe ndërtuan metodën e realizmit socialist, si forma zyrtare e të menduarit dhe e interpretimit të letërsisë, artit, kulturës dhe gjithçkaje tjetër që lidhet me jetën shpirtërore.

Elitat komuniste, në vitet e para të sjelljes në pushtet të diktaturës së proletariatit, i kushtuan një vëmendje të posaçme edhe vlerësimit të traditës, duke ndërtuar një hierarki të re kulturore e artistike. Tekstet e veprat që analizohen në këtë vëllim, janë zgjedhur prej autorit si model për të treguar se çfarë hullie ndoqi letërsia shqiptare në periudhën e parë të instalimit të realizmit socialist në Shqipëri.

Detajet e librit
Cabej
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13k)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000709

Botuesi: Tirana Times

Anarkia qe po troket, Robert D. Kaplan

(0)

Demokracitë e reja e të paqëndrueshme në Europën Lindore, lufta e egër fisnore në Afrikë, luftërat civile dhe dhuna etnike në Lindjen e Afërt, përhapja e sëmundjeve dhe kriza e urisë në mbarë botën, për të mos përmendur hendekun e madh që është krijuar nga shtetet e pasura.

Çmimi 890 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000317

Botuesi: Ideart

Historia e Shqiperise ne shekullin XX, Nina Smirnova

(0)

Autorja ruse, Nina Smirnova, ka paraqitur qartazi historinë e Shqipërisë, përmes dëshmive të panjohura më parë, nga arkivat perëndimore dhe ruse në veçanti, si dhe ka shprehur interpretime të reja mbi personalitetet, personazhet, faktet dhe realitetet e shekullit më të trazuar në historinë e shqiptarëve.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000554

Botuesi: OMSCA-1

Mehdi Frasheri, Kujtime 1913-1933

(0)

Mehdi Bej Frashëri ka qenë gjithashtu një protagonist i politikës së viteve '30. Ai ka qenë kryeministër nën Mbretin Zog dhe një njeri jashtëzakonisht i kulturuar. Kujtimet e tij janë një çelës i vlefshëm për të vlerësuar kohën në të cilën ai jetoi, si dhe figurën e Mbretit Zog.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Ndërtimi i shtetit, Francis Fukuyama

(0)

Katër vjet pas ndërhyrjes në Afganistan, Shtetet e Bashkuara kanë nxjerrë disa mësime të dhimbshme për ndërtimin e shtetit si në Afganistan, ashtu edhe në Irak. Qasja e SHBA – së për dy vendet përfaqësonte modele të ndryshme zotërimi: Afganistani që përfaqëson një qasje të vijës së lehtë, ndërsa Iraku në një vijë shumë të ashpër.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000382

Botuesi: Albin

Bajo e Cercizi, Topullaret e Gjirokastres

(0)

Bajo Jonuz Topulli, bir i familjes së njohur të Topullarëve të Gjirokastrës, lindi në Sarandë në vitin 1932. Pas shkollimit fillestar dhe aktivizimit në moshë fare të re në veprimtarinë antifashiste, pas çlirimit kreu arsimin e mesëm e atë ushtarak dhe punoi kryesisht në ushtri.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Në shtëpinë e Zotit, Nevila Nika

(0)

Njohja e historisë së tyre do të na ndihmojë të njohim jo vetëm historinë fetare të shoqërisë shqiptare, por edhe marrëdhëniet që ato kanë pasur me shtetin sundues, nga i cili jo pak ka qënë i varur fati i tyre historik. 

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000355

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Historia e shtetit shqiptar 1912 - 2005, Kastriot Dervishi

(0)

Në morinë e botimeve për historinë moderne të Shqipërisë, ky botim synon të japë një model të ri, duke u përpjekur të sjelë në nivele të duhura atë që ka të bëjë me kujtesën kombëtare si dhe me nxjerrjen e së vërtetës, pavarsisht nga rrethanat e zhvillimeve politike dhe nga pesha që ka marrë zhvillimi i ngjarjeve.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000231

Botuesi: Onufri

Identiteti Europian i Shqiptarëve, Ismail Kadare

(0)

Debati Kadare - Qose, është një epitet për shkëmbimin e gjatë disamujor të akuzave dhe kundërakuzave në planin moral, intelektual dhe politik mes shkrimtarit Ismail Kadare dhe akademikut Rexhep Qosja mbi "Identitetin Kombëtar të Shqiptarëve".

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje
chat Përshtypjet (0)