Titulli: Si erdhi realizmi socialist në Shqipëri
Gjinia: Studime letrare
Autori: Ilir Yzeri
Shtëpia botuese: Çabej
Viti: 2020
Fq. 232
Pesha: 0.275 kg
ISBN: 978-99956-35-52-7
Mbi librin
Realizmi socialist instaloi një mënyrë totale të menduari, jo vetëm një metodë letrare e artistike. Duke treguar si erdhi në Shqipëri, që me botimet e revistave letrare në vitet 1947-1951, autori rindërton kronologjikisht historinë e teksteve të para që përgatitën dhe ndërtuan metodën e realizmit socialist, si forma zyrtare e të menduarit dhe e interpretimit të letërsisë, artit, kulturës dhe gjithçkaje tjetër që lidhet me jetën shpirtërore.
Elitat komuniste, në vitet e para të sjelljes në pushtet të diktaturës së proletariatit, i kushtuan një vëmendje të posaçme edhe vlerësimit të traditës, duke ndërtuar një hierarki të re kulturore e artistike. Tekstet e veprat që analizohen në këtë vëllim, janë zgjedhur prej autorit si model për të treguar se çfarë hullie ndoqi letërsia shqiptare në periudhën e parë të instalimit të realizmit socialist në Shqipëri.