• Banner

Anarkia qe po troket, Robert D. Kaplan

Demokracitë e reja e të paqëndrueshme në Europën Lindore, lufta e egër fisnore në Afrikë, luftërat civile dhe dhuna etnike në Lindjen e Afërt, përhapja e sëmundjeve dhe kriza e urisë në mbarë botën, për të mos përmendur hendekun e madh që është krijuar nga shtetet e pasura.

9,26 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Anarkia që po troket, shkërmoqja e ëndrrave pas Luftës së Ftohtë
Origjinali: The coming anarchy, shattering the dreams of the post Cold War
Gjinia: Shkenca politike
Autori: Robert D. Kaplan
Shqipëroi: Alba Çela, Virgjil Muçi
Shtëpia botuese: Tirana Times
Viti: 2008
Fq. 222
Pesha: 0.245 kg.
ISBN: 978-99943-742-6-7

Mbi librin

Robert Kaplan, autori i librit më të shitur "Fantazmat e Ballkanit" ofron një analizë të përpiktë, me vizion të gjerë mbi botën e së ardhmes, në një libër të frymëzuar, që t'i hap sytë, por edhe provokues, i cili me të drejtë ka zënë kreun në bibliotekën e autorëve të politikës botërore.

"Ndryshimi i hartës botërore sapo ka filluar. Shpërbërja e perandorisë sovjetike dhe përfundimi i konfliktit të armatosur arabo-izraelit janë thjesht prologu i ndryshimeve vërtet të mëdha, që priten të ndodhin",-thotë Kaplan, i cili parashikon tmerre të shumta menjëherë pas Luftës së Ftohtë.

Demokracitë e reja e të paqëndrueshme në Europën Lindore, lufta e egër fisnore në Afrikë, luftërat civile dhe dhuna etnike në Lindjen e Afërt, përhapja e sëmundjeve dhe kriza e urisë në mbarë botën, për të mos përmendur hendekun e madh që është krijuar nga shtetet e pasura, të cilat korrin të mirat e teknologjisë në dukje të pakufishme, ndërkohë që pjesa tjetër e botës zhytet në kaos, janë ndër çështjet më të rëndësishme që ai identifikon për skicimin e së ardhmes së gjeopolitikës.

Ngjarjet e mëparshme historike në librin e Gibonit "Kriza dhe Rënia", si dhe dëshmitë e burrave të shtetit si Henri Kisingeri, kanë kontribuar në këtë analizë profetike të realitetit të ri global.

Koment nga New York Times

Ambicioz dhe eklektik... Kaplan shkrin në një të vetme letërsinë dhe analizën, rrëfimin dhe filozofinë, vëzhgimin dhe historinë, në një mënyrë që pak shkrimtarë guxojnë ta bëjnë në ditët e sotme...Ai është një nga shkrimtarët amerikanë më aktivë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare bashkëkohore.

Detajet e librit
Tirana Times
SKU000709
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Ushtria e askujt, Paul Scharre

 Ushtria e Askujt ngërthen historinë ushtarake, politikën globale dhe shkencën e fjalës së fundit për të eksploruar pasojat që mund të shkaktojë përdorimi i këtyre armëve në qoftë se lihen të lira të marrin në mënyrë të pavarur vendime për jetën ose vdekjen.

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Të lirë, Lea Ypi

Një profesore shqiptare në Shkollën Ekonomike të Londrës trazon Britaninë e Madhe dhe, akoma më shumë, vendin e saj të lindjes, me një autobiografi medituese mbi një adoleshente që del në jetë në vitet e fundit të regjimit komunist. I prezantuar në Tiranë në prani të një numri të lartë politikanësh, kjo autobiografi u bë temë debati jo thjeshtë mbi...

Çmimi 14,57 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Shqiptarët me dy Hoxha, Ylli Polovina

Ylli Polovina është autor i mbi gjashtëdhjetë librave me tematikë ngjarjet më kryesore kombëtare të cenzuruara deri tani apo të keqshkruara qëllimisht prej pushtetit politik të radhës.Libri Serbi, armiku miku ynë është një ndër botimet e fundit të autorit gjatë vitit 2022.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Artini

Kosova: Çfarë duhet të dijë secili, Tim Judah

Judah, i cili ka kaluar vite të tëra duke mbuluar rajonin, ofron përgjigje të thukëta e të mprehta për një varg pyetjesh në librin e parë mbi Kosovén që prej pavarésisë. Pse është e rëndësishme Kosova? Kush janë shqiptarët? Kush janë serbët? Pse Kosova është aq e rëndësishme për serbët? Ç’rol luan Kosova në botë?

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)