Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Herman Bernstein, Ambasadori i ShBA-ve në Mbretërinë Shqiptare 1930-1933, Mal Berisha
  • Herman Bernstein, Ambasadori i ShBA-ve në Mbretërinë Shqiptare 1930-1933, Mal Berisha

Herman Bernstein, Ambasadori i ShBA-ve në Mbretërinë Shqiptare 1930-1933, Mal Berisha

Gjurmët e antisemitizmit në Europë kishin filluar të shfaqeshin dukshëm. Edhe Amerika vetë, edhe pse vend i formuar nga emigrantët, ka dhënë shembuj që nuk e bëjnë të ndihet mirë në raport me hebrenjtë e asaj kohe.

1 200 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Herman Bernstein, Ambasadori i ShBA-ve në Mbretërinë Shqiptare 1930-1933

Gjinia: Biografi

Autori: Mal Berisha

Shtëpia botuese: Edualba

Viti: 2017

Fq. 334

Pesha: 0.678 kg

ISBN: 978-9928-121-73-8

Mbi librin

Ardhja e një figure kaq të lartë, si Herman Berstein në postin e ambasadorit përbën një ndër nderimet më të mëdha që shteti dhe qeveria amerikane i bënë shtetit shqiptar. Po ashtu, edhe hebrenjtë e Amerikës ndjejnë se ky ishte një vlerësim për ta. Teksa krijohet kështu, një lidhje mes këtyre tre kombeve, përfaqësuar nga një figurë e tillë e lartë siç ishte Herman Berstein. Një njeri i cili kishte pasur kontakte me njerëzit më të shquar të botës, të tillë si Leon Tolstoi, Leo Trocki, August Rodi, Leon Andrejevi, George Bernard Shou, Sheik Ul Islam, Sigmund Freud, Aleksandër Moisiu dhe mbi të gjitha, ai kishte miqësi personale edhe me vetë Albert Ainshtajnin. Teksa pas ardhjes në Shqipëri shohim se si vetë Bernstein vlerëson Shqipërinë dhe shqiptarët. Ai i çmoi lart traditat e mrekullueshme shqiptare, tolerancën fetare, besën shqiptare, hebrenjtë dhe trajtimin e tyre. Dhe vlerësimet e tij janë aq të larta sa sot, pavarësisht distancës kohore, ndjehemi krenarë për trashëgiminë e tij…

Si hebre, ai la një trashëgimi të jashtëzakonshme edhe rreth historisë së pranisë hebraike në Shqipëri. Gjithsesi, identiteti hebraik i Bernsteinit nuk mund të veçohet nga kontributi i tij si përfaqësues i një kombi të madh, atij amerikan. Vetëm dhjetë vite para se Bernsteini të emërohej në Shqipëri, vendin tonë e kishte mbrojtur Presidenti Uilson, ndërsa Bernsteini kishte njohje personale me të, qëkur ai ishte guvernator i Nju Xhersit. Madje, ai kishte organizuar edhe takime të tij me gazetarët më të famshëm të Amerikës në fushatën elektorale të vitit 1912. Një ndër veçoritë që duhen vënë në pah më shumë është se ai ishte një mik i ngushtë edhe i Presidentit Hoover. Siç do të shohim, ai kishte kontribuar shumë në zgjedhjen e këtij Presidenti duke mbuluar si gazetar për shtypin amerikan ngjarje të cilat kanë tronditur njerëzimin, siç është revolucioni i sovjetëve. Fjala e tij pati peshë të madhe në zgjedhjen e këtij burri të madh në krye të Shtëpisë së Bardhë, sidomos me botimin e librit “Njeriu që e solli Amerikën në Botë”. Së dyti, nga urimet që Bernstein mori me rastin e emërimit në Shqipëri, do të shohim qartë se ai kishte një ndikim të jashtëzakonshëm te lobi hebraik në SHBA, i cili ka luajtur përherë një rol shumë të rëndësishëm në zgjedhjen e presidentëve amerikanë, të paktën prej asaj periudhe. 

Duhet thënë se Amerika e atëhershme nuk ishte ajo e sotmja, ku respektohen të drejtat e bashkësive të ndryshme. Gjurmët e antisemitizmit në Europë kishin filluar të shfaqeshin dukshëm. Edhe Amerika vetë, edhe pse vend i formuar nga emigrantët, ka dhënë shembuj që nuk e bëjnë të ndihet mirë në raport me hebrenjtë e asaj kohe. Një ndër rastet fatkeqe që e ilustron këtë më mirë është ai i anijes St. Louis. Dhe nëse nuk dihet fati i çdo individi të asaj anijeje, fati i hebrenjve në vendet europiane deri në fund të luftës së Dytë Botërore tashmë dihet. Edhe vende të tjera me prirje më të pakta antisemitiste nuk kanë qenë gjithsesi kaq dashamirëse ndaj hebrenjve, siç ka ndodhur me Shqipërinë…

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928121738
ean13
9789928121738
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: CUNEOS

Majmunët gjahtarë, mishngrënës dhe origjina e sjelljes njerëzore, Craig B. Stanford

Sipas tij, mishi e ka bërë njeriun qenie unike, gjegjësisht gjahu për mish dhe shpërndarja e mishit. Ai bazohet në studimet e reja mbi sjelljen e shimpanzeve dhe majmunëve të tjerë antropoidë, “kushërinjëve” tanë të lashtë hominidë, që nuk ekzistojnë më, dhe shoqërive njerëzore të sotme gjahtarë-mbledhëse, që ende ekzistojnë.
700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Beteja për 20 përqindëshin, Ardit Bido

Debati shqiptaro-grek mbi praninë ose jo të pakicës greke në Bashkinë Himarë dhe Bashkinë Konispol është debat ekstremesh: pala greke pretendon se në to, pjesa dërrmuese e ortodoksëve janë grekë dhe pala shqiptare pretendon se numri i minoritarëve është i papërfillshëm.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Në mbrojtje të kapitalizmit, Rainer Zitelmann

Kapitalizmi, thonë kritikët e tij, u jep përparësi fitimeve mbi njerëzimin, krijon monopole dominuese dhe minon demokracinë. Zitelmann shqyrton me radhë secilin prej këtyre argumenteve dhe zbulon të metat kritike që i zhvlerësojnë ato.
1 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000622

Botuesi: Cabej

Djathi dhe krimbat, Carlo Ginzburg

Historia e vështruar si histori e njeriut të thjeshtë e jo si histori e "të mëdhenjve'' të kësaj bote, ringjallja e realitetit të përditshëm të kohëve të shkuara për të kuptuar problemet e vërteta të tij e lidhjet me të sotmen: duke u nisur nga kjo ide, Carlo Ginzburg na jep në këtë libër vizionin që ka për një mullis i shekullit XVI, Menoku, i cili...
400 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Patriotizmi Kushtetues, Jan-Werner Müller

"Patriotizmi Kushtetues" ofron një teori të re të nënshtetësisë dhe besnikërisë qytetare për demokracitë liberale, kulturalisht të larmishme. Duke refuzuar përshkrimet konvencionale të nacionalizmit liberal dhe kozmopolitizmit, Jan-Werner Müller argumenton për një formë të përkatësisë politike, të përqendruar në normat universaliste të përshtatura për...
750 Lekë
More
Në gjendje