Titulli: Lufta e Kosovës në labirintet diplomatike
Gjinia: Histori
Autori: Ksenofon Krisafi
Shtëpia botuese: UMSH Press & Onufri
Viti: 2018
Fq. 466
Pesha: 1 kg
ISBN: 978-9928-261-01-4
Mbi autorin
Prof. Dr. Ksenofon Krisafi ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike të Universitetit të Tiranës. Është lauruar Doctor honoris causa nga Universiteti Sancti Cyrilli i Valetës. Ai ka qenë drejtor në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ambasador në OKB dhe në OBT, në Gjenevë, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe këshilltar diplomatik i Kryeministrit, anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Ka botuar monografi, tekste universitare, si dhe artikuj shkencorë e publicistikë. Ndër librat duhen përmendur sidomos Lufta e Kosovës në labirintet diplomatike (Gjenevë, 1998-2002), Në Gjenevë për Kosovën - Fjalime në institucionet ndërkombëtare, E drejta e organizatave ndërkombëtare, Organizimi politik ne trojet shqiptare, Për tokën dhe detin e Shqipërisë, Diplomaci pas lufte, Në kërkim të arit, E drejta e organizatave ndërkombëtare, Paradigma e tranzicionit demokratik: - “Fundi” i tranzicionit apo një tranzicion “pa fund” (bashkëautor), Epiri i Jugut, Çamëria, (bashkëautor), Historiku i Bankave në Shqipëri, (bashkëautor), Çështje të historisë së shtetit dhe të drejtës, (bashkëautor), Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri (bashkëautor), Kushtetuta e re shqiptare sfida e së ardhmes euroatlantike të Shqipërisë, (bashkëautor), At Giuseppe (Zef) Valentini, Vepra 1,2,3, Publicistikë, studime dhe tekste, (bashkëautor), Emigrimi i elitës intelektuale nga Shqipëria gjatë periudhës së tranzicionit (bashkëautor), etj.
Për kontributet e shquara në veprimtarinë diplomatike, shkencore dhe në mësimdhënie në fushën e së drejtës ndërkombëtare si dhe për rolin e sipkatur në çështje me rëndësi të veçantë në politikën e jashtme të vendit, si dhe për kontributin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ai mban dekoratat e larta “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” dhe “Medaljen presidenciale në 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës”, akorduar përkatësisht nga presidentët e Shqipërisë dhe të Kosovës.