Titulli: Histori e Ballkanit: Nacionalizmi, luftërat dhe fuqitë e mëdha 1804-2012
Origjinali: The Balkans: Nationalism, War and the Great Powers, 1804-2012
Gjinia: Histori
Autori: Misha Glenny
Shqipëroi: Abdurrahim Myftiu, Kastriot Myftiu
Shtëpia botuese: Pema
Viti: 2019
Fq. 748
Pesha: 1.121 kg
ISBN: 978-9951-721-80-6
Kritika
Një vepër që meriton admirim të jashtëzakonshëm. Libër i pakrahasueshëm me asnjë më parë!
The Guardian
Glenny na jep një tablo të pasur të rrethanave historike të ngjarjeve në dhjetëvjeçarin e fundit… Vepra e Glenny-t mbulon një hapësirë gjeografike dhe historike jashtëzakonisht të gjerë, që nga Greqia e fillimit të shekullit XIX e deri në Kosovën e pardjeshme. Njëherazi, gjatë rrugëtimit në histori, autori gjen kohën për t’u ndalur e për të dhënë përshkrime emocionuese, fragmente poezie dhe portrete të fuqishme të personazheve kryesore. Kjo është një histori popullore e shkollës së Norman Davies-it, e konceptuar në shkallë të gjerë, shumë e pëlqyeshme dhe e kuptueshme në të lexuar, e përshkuar tejetej nga muzika e së kaluarës… Një arritje e madhe.
Timothy Garton Ash, Mail on Sunday
Glenny kurrë nuk shkruan keq; në gjërat më të mira ai i jep gjuhës freskinë e një përvoje vetjake të ndjerë thellë. Ky libër merr jetë e gjallëri në përshkrimin e skenave që i ka ndjekur vetë me sy, si gazetar. Ai përdor me shkathtësi e zhdërvjelltësi burime kronikash, raportesh e rrëfimesh – sidomos ato të gazetarëve të kohëve të shkuara, dëshmitë e të cilëve shpesh shpërfillen prej historianëve akademikë. Pasioni i fuqishëm nuk ia mjegullon syrin objektiv. Çka e bën historian të mirë – e gati të madh – të këtij rajoni është saktësia dhe thellësia e gjykimit. Mbi të gjitha, ky libër fiton vlera të reja nga vështrimi dhe interpretimi i mprehtë i tablosë bindëse të problemeve.
Felipe Fernandez-Armesto, Sunday Times
Misha Glenny është më i mprehti e më i thelli ndër të gjithë ata gazetarë perëndimorë, që e kanë mbuluar këtë trevë të Evropës në dy dhjetëvjeçarët e fundit… Ky libër ka qenë një ndërmarrje jashtëzakonisht ambicioze, por e nevojshme për Evropën dhe Amerikën…
Neal A scherson, Observer