• Banner

Hanibali, Kapërcimi i Alpeve dhe beteja e Trebias, Livi
  • Hanibali, Kapërcimi i Alpeve dhe beteja e Trebias, Livi

Hanibali, Kapërcimi i Alpeve dhe beteja e Trebias, Livi

Historiani i lashtësisë romake Tit Livi vjen me këtë libërth mbi fillesat e Luftës së Dytë Punike dhe kapërcimin legjendar të Alpeve nga ushtria e Hanibalit. Kjo është hera e parë që Livi vjen në gjuhën shqipe.

2,78 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Hanibali, Kapërcimi i Alpeve dhe beteja e Trebias
Origjinali: Ab Urbe Condita Libri
Gjinia: Histori
Autori: Livi
Shqipëroi: Gjergj Erebara
Shtëpia botuese: Shtëpia e Librit
Viti: 2019
Fq. 64
ISBN: 978-9928-4456-3-6

Mbi librin dhe autorin

Titus Livius Patavinus, lindur rreth viteve 64-59 p.e.s., vdiq rreth viteve 12-17 të e.s., i njohur më së shumti si Titus Livi ose Tit Livi, ishte një historian romak. Ai shkroi një vepër monumentale mbi historinë e Romës dhe popullit romak, “Ab Urbe Condita Libri” (Libra nga themelimi i qytetit) ku mbulohen ngjarjet që nga themelimi mitik i qytetit më 753 p.e.s. deri te sundimi i Augustit. Ai ishte në një marrëdhënie miqësore me dinastinë Julio-Klaudiane dhe këshillonte nipin e madh të Augustit, perandorin e ardhshëm Klaudius, se duhej të shkruante histori.
Megjithatë, mbi jetën personale të Livit dihen jashtëzakonisht shumë pak gjëra.
Besohet se ka lindur në Patavium në Italinë e veriut (sot Padova). Data e lindjes nuk është e qartë, por dihet se qyteti i tij i lindjes ishte shumë i pasur dhe më i madhi në provincën e Galisë së Afërme, ose Galisë Cisalpine.
Livi jetoi në një periudhë trazirash të mëdha politike dhe luftërash të shumta civile. Vepra e tij, “Historia e Romës”, u shkrua mes viteve 29 p.e.s. dhe 9 të e.s. Në variantin origjinal, kjo vepër përbëhej nga 142 libra, nga të cilët, 35 vijojnë të ekzistojnë edhe sot.
Pjesa e mbijetuar e veprës së tij është bërë referencë për historinë e Romës për vitet 219-166 p.e.s., ku pjesa më e pëlqyer dhe që vijon të lexohet edhe sot, është periudha e Luftës së Dytë Punike.
Historia e Romës nga Livi përbëhej prej 142 librash, nga të cilët, 35 kanë mbijetuar.
Ky është libri mbi udhëtimin e jashtëzakonshëm të ushtrisë së Hanibalit nga Spanja për në Itali.

Detajet e librit

Referencat specifike

ean13
9789928445636
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Beteja për 20 përqindëshin, Ardit Bido

Debati shqiptaro-grek mbi praninë ose jo të pakicës greke në Bashkinë Himarë dhe Bashkinë Konispol është debat ekstremesh: pala greke pretendon se në to, pjesa dërrmuese e ortodoksëve janë grekë dhe pala shqiptare pretendon se numri i minoritarëve është i papërfillshëm.

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Mbi tiraninë, Timothy Snyder

Një historian i specializuar mbi historinë e Europës Lindore dhe Holokaustit i shpjegon lexuesve me fjalë të thjeshta se si ndodh që një demokraci e brishtë zëvendësohet me një diktaturë totalitare, qoftë kjo fashizëm apo komunizëm. Timothy Snyder na tregon se cilat janë shenjat që paralajmërojnë shfaqjen e tiranisë dhe se çfarë mund të bëjmë ne qytetarët...

Çmimi 5,55 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001001

Botuesi: Dituria

Majat e Shalës, Rose Wilder Lane

"Majat e Shalës" është dëshmia e shkruar e një udhëtareje amerikane për Shqipërinë në fillim të viteve '20 të shekullit të kaluar. Një grup misionaresh të huaja ndërmarrin një udhëtim në viset veriore të vendit nga Shkodra në Shalë, Theth e Shosh.

Çmimi 6,66 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001091

Botuesi: Onufri

Shqiptarët në kërkim të një fati të ri, Ismail Kadare

Në jetën e popujve qëllon shpesh që problemet e mëdha shfaqen në trajtë ciklike. Ky riciklim tregon se hallet e mëdha të mbetura pa zgjidhje, e trazojnë në stinë të ndryshme, njëlloj si tërmetet, ndërgjegjen e këtyre popujve. Ato më së shumti quhen faj i të tjerëve, shpesh në mënyrë përdëllyese poetizohen si fat tragjik dhe vetëm rrallëherë konsiderohen...

Çmimi 3,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Kombet dhe nacionalizmi që nga 1780, E. J. Hobsbawm

Nuk është e pamundur që edhe nacionalizmi të pësojë rënie dora-dorës me rënien e shtetit-komb, pa të cilin të qenët anglez, irlandez, hebre, apo një përzierje e të gjitha këtyre, është vetëm një nga mënyrat e shumta me të cilat, sipas rastit, njerëzit përcaktojnë identitetin e vet.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)