• Banner

Ora e zezë, S. C. Pike
  • Ora e zezë, S. C. Pike

Ora e zezë, S. C. Pike

Ish pjesëtari i grupit mafioz të drejtuar nga Xhon Goti dhe i familjes Gambino, Xhon Alite, rrëfen historinë e jetës së tij në një mënyrë tejet origjinale, me shpresën për të zbuluar misteret e mafies dhe për të frymëzuar këdo, që t’i qëndrojë sa më larg botës së krimit.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ora e zezë
Origjinali: Darkest hour
Gjinia: Histori, kujtime
Autori: S. C. Pike
Shqipëroi: Gentian Minga
Shtëpia botuese: Botimet Living
Viti: 2019
Fq. 268
Pesha: 0.304 kg.
ISBN: 978-9928-21-66-2-5

Mbi librin

Një histori e vërtetë

Ish pjesëtari i grupit mafioz të drejtuar nga Xhon Goti dhe i familjes Gambino, Xhon Alite, rrëfen historinë e jetës së tij në një mënyrë tejet origjinale, me shpresën për të zbuluar misteret e mafies dhe për të frymëzuar këdo, që t’i qëndrojë sa më larg botës së krimit.

Ai numëron orë të zeza pa fund, por ia doli t’u mbijetonte atyre falë shpirtit këmbëngulës, mendjes së kthjellët dhe qëllimit që i vuri vetes. Si çdo gjë tjetër në jetë, Alite është ngjitur në majë me një vendosmëri të patundur dhe me këmbëngulje.

Një bursë në bejsboll ishte e vetmja mënyrë për t’u arratisur nga lagjja e varfër ku jetonte, por ëndrra për t’u bërë profesionist u thye në mes nga një dëmtim në krah. Xhon Alite u detyrua të kthehej në shtëpi, në të vetmen jetë që njihte. Asokohe, të jetoje në rrugët e Nju Jorkut, do të thoshte vetëm një gjë: të mësoje të mbijetoje.

Ai ishte ambicioz, ai ishte ekstremist, ai ishte trim, por, mbi të gjitha, ai ishte besnik... Që në moshë të re, Xhoni ishte nën ndikimin e njerëzve të gabuar. I joshur nga pasuria, pushteti dhe prestigji i mafies, ai u zhyt në një botë që për shumë njerëz ishte e panjohur. Një shoqëri ku autoriteti vendosej duke rrënjosur frikën.

Kush ishte në krye, kishte pushtet absolut. Nderi dhe besnikëria ishin fjalë të huaja. E vërteta e hidhur është se Xhoni ndihej i shfrytëzuar dhe besnikërinë e përbetuar ia shpërblyen me tradhti.

Kur ishte në arrati dhe nuk mund t’i zinte besë kurrkujt, Xhoni u detyrua më në fund të përballej me armikun e tij më të madh: vetveten. Nuk e pati të lehtë të përballej me realitetin e hidhur se kush ishte dhe se ato që kishte bërë, nuk ishin gjëra të mira, ndaj iu desh të merrte disa vendime serioze, të cilat do t’i ndryshonin jetën. Vendime që do t’i kushtonin shumë.

Përmes një jete plot dhimbje, tradhti dhe humbje, vjen një histori shprese, shërimi dhe shpëtimi.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928216625
ean13
9789928216625
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Berk

Gjuhët e Parajsës, Maurice Olender

Këta fantomatë të një gjuhe primordiale, gjithsesi të pranishëm edhe tjetërkund, janë padyshim edhe më të sikletshëm në territoret shpërthyese të Ballkanit, ku rrezikojnë të shndërrohen një ditë në armë ideologjike të preferuara për nacionalistët e rinj. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Qyteti i pasur, Roger Crowley

Venediku, qyteti i pasur gjurmon harkun e plotë të sagës perandorake venedikase nga famëkeqja Kryqëzata e Katër, e cila kulmoi në plaçkitjen e Kostandinopojës në vitin 1204, deri në luftën otomano-venedikase të viteve 1499-1503, e cila i sheh turqit osmanë t’i zëvendësojnë venedikasit si fuqinë më të madhe detare në Mesdhe.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000893

Botuesi: Te tjere

Planeti blu ne vargonj te gjelber, Vaclav Klaus

Pjesa më e debatuar e aktivitetit politik të Presidentit Vaclav Klaus janë kritikat ndaj lëvizjeve politike dhe shoqërore botërore që promovojnë idenë e rreziqeve që na kanosen nga ngrohja globale dhe efekti serë. Sipas tij, një kërcënim i tillë nuk ekziston ndërsa lëvizja botërore për ndalimin e ngrohjes globale përbën një rrezik serioz për vetë lirinë.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Papirus, Irene Vallejo

Ky rrëfim është një përpjekje për të vazhduar aventurën e atyre gjahtarëve të librave. Do të dëshiroja të isha, në njëfarë mënyre, bashkudhëtarja e tyre e pagjasë, në pritë për dorëshkrime të humbura, për histori të panjohura dhe për zëra gati në të shuar. Ndoshta ato grupe eksploruesish ishin vetëm disa laro në shërbim të disa mbretërve të pushtuar nga...

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Gjurma e botuesit, Roberto Calasso

Gjurma e Botuesit është një libër “unik”, në llojin e vet, në vetë historikun e librit botëror, por, me shumë gjasë, edhe për historinë e tij të ardhme. Emrat e gjigandëve të botimit si Gallimard, Einaudi, Suhrkamp, Farrar, Straus & Giroux,etj, shndërrijnë në këtë libër si piketa të lavdishme të vetë Artit të botimit të librave.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Lufta e Trojës, Robert Thomanikaj

 Gjuha dhe stili i këtij autori –po si në punimet e tjera shkencore të tij–  dallon edhe në këtë libër larg asaj akademike, biles here-herë me doza të lehta humori, që lexuesi të mos lodhet përgjatë leximit. Dhe, po si në punimet e tjera të tij shkencore, referimet dhe citimet gjinden përmes rreshtave dhe jo në fund të faqeve apo librit.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Kush ishte Esat Pashë Toptani, Xhemal Kusi

Një liber ku ndërthuren kujtimet e një personi i cili ka njohur drejtpërdrejtë ose indirekt protagonistët e kohës, me analizën dhe kritikën historiografike. Intelektual është ai që guxon dhe Xhemal Kusi ka guxuar të thotë të vërtetën pas dy burgimesh dhe në një gjendje të vështirë shëndetësore, ekonomike dhe familjare.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001079

Botuesi: Dituria

Shqipëria përballë Europës (1912 – 1929), Albert Mousset

Shqipëria ishte par excellence shteti i cili më tepër se cilido duhet të gëzonte mbështetjen morale dhe materiale të Lidhjes së Kombeve. Por fatkeqësisht Shqipëria nuk vazhdoi të ndjekë këtë rrugë. Ndjenja e sovranitetit, për të cilën tërë popujt që e kanë fituar vonë pavarësinë kanë shumë dyshime dhe frikë se mos po u ikën nga duart.

Çmimi 550 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Fryma e përgjithshme, Thomas Paine

Publikuar fillimisht në mënyrë anonime më 10 janar 1776, Fryma e përgjithshme është eseja që kontribuoi në formimin e Shteteve të Bashkuara përmes argumentimit në favor të një qeverisjeje egalitare. Ky është libri që u shit dhe qarkulloi me shumicë, duke u lexuar me zë të lartë nëpër tavernat e luftëtarëve të Revolucionit Amerikan dhe sot e kësaj dite...

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)