Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Këtu ka qenë Roma, Viktor Sonkin
  • Këtu ka qenë Roma, Viktor Sonkin

Këtu ka qenë Roma, Viktor Sonkin

Fan Noli

Libri “Këtu ka qenë Roma” tregon jo vetëm dhe jo aq për gurët dhe piedestalet, sesa për historinë që qëndron pas tyre.

172,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Këtu ka qenë Roma, shëtitje të sotme në qytetin e lashtë (kopertinë e trashë)
Gjinia: Histori
Autori: Viktor Sonkin
Shqipëroi: Mukades Mançe
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2019
Fq. 456
Pesha: 0.816 kg.
ISBN: 978-9928-291-01-1

Mbi librin

Libri “Këtu ka qenë Roma” tregon jo vetëm dhe jo aq për gurët dhe piedestalet, sesa për historinë që qëndron pas tyre. Të kalosh pranë ndërtesës së Ministrisë së Financave, ku nuk ka ndonjë rrënojë antike, është një gjë e zakonshme, por është krejt ndryshe të mësosh, se në këtë vend, që quhej “Fusha e mallkuar”, janë varrosur priftëresha vestale (virgjëreshat e Vestës), të cilat kishin shkelur betimin e dëlirësisë.

Edhe sot e kësaj dite kockat e tyre ndodhen aty nën tokë, fare pranë këmbëve tuaja. Përmes këtij libri synojmë të thërresim fantazmat e heronjve antikë nga faqet e shkrimeve të autorëve të lashtë dhe nga tekstet e mërzitshme shkollore dhe t’i vendosim ato në vendin që kanë pasur kur ishin gjallë, kur dashuronin, kur luftonin, kur bënin prapësira, kur shisnin dhe blinin si dhe kur thurnin intriga.

Në qoftë se keni planifikuar një udhëtim në Qytetin e Përjetshëm apo sapo jeni kthyer prej andej, ky libër do t’ju bëjë të udhëtoni nëpër Romën antike pa u ngritur aspak nga kolltuku juaj i rehatshëm.

Detajet e librit
Fan Noli

Referencat specifike

isbn
9789928291011
ean13
9789928291011
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Artini

Kosova: Çfarë duhet të dijë secili, Tim Judah

Judah, i cili ka kaluar vite të tëra duke mbuluar rajonin, ofron përgjigje të thukëta e të mprehta për një varg pyetjesh në librin e parë mbi Kosovén që prej pavarésisë. Pse është e rëndësishme Kosova? Kush janë shqiptarët? Kush janë serbët? Pse Kosova është aq e rëndësishme për serbët? Ç’rol luan Kosova në botë?
115,00 SEK
More

Botuesi: Aleph

Gjurma e botuesit, Roberto Calasso

Gjurma e Botuesit është një libër “unik”, në llojin e vet, në vetë historikun e librit botëror, por, me shumë gjasë, edhe për historinë e tij të ardhme. Emrat e gjigandëve të botimit si Gallimard, Einaudi, Suhrkamp, Farrar, Straus & Giroux,etj, shndërrijnë në këtë libër si piketa të lavdishme të vetë Artit të botimit të librave.
115,00 SEK
More

Referenca: SKU001168

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Shqipëria pas rënies së komunizmit, Clarisa De Waal

Ndërsa emigracioni vazhdonte të ishte burimi kryesor për krijimin e të ardhurave, reagimi negativ fillestar filloi gradualisht të zëvendësohej nga një përgjigje popullore shumë më konstruktive për ndryshime... duke kuptuar se për të ecur përpara 'ne duhet të mbështetemi te vetja se sa të presim të veprojë qeveria'.
138,00 SEK
More

Botuesi: ACFOS-Albania

Arkitektët e mendimit shkencor në qytetërimin islam, Halima Al-Ghrari

Ky libër, të cilin Organizata Islame për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ia prezanton lexuesve në të gjitha vendet e botës islame, dhe të gjitha vendeve në Lindje dhe në Perëndim, është referenca më e plotë e cila paraqet jetëshkrimet e themeluesve kryesorë të mendimit shkencor në qytetërimin islam. Këta personalitete të shquara kontribuan në përparimin e...
57,50 SEK
More

Një histori e shkurtër e Durrësit, Eduart Shehi

Parimi bazë ka qenë dhe mbetet përcjellja e te vërtetave siç njihen aktualisht, bazuar mbi nivelin e të dhënave që kemi deri në këto momente, si në shkrimet profesionale, ashtu edhe në ato për publikun e gjerë.
138,00 SEK
More

Botuesi: Helga's Secrets

Nderim Katalonjës, Ç'është socializmi, George Orwell

Këto dy vepra të sjella në shqip janë në linjën karakteristike të këtij autori, për ti nxjerrë rrënjët me themel fenomeneve të ndryshme shoqërore e për të treguar se kush mund të jetë perspektiva e sistemeve apo shoqërisë perëndimore, duke treguar për këtë, me hollësi, shkaqet, kryesisht ato që qëndrojnë të fshehura në prapaskenë e qe janë vendimtare.
138,00 SEK
More