Kujtime lufte, Thirrja 1940-1942 -vol.1, Charles De Gaulle
  • Kujtime lufte, Thirrja 1940-1942 -vol.1, Charles De Gaulle

Kujtime lufte, Thirrja 1940-1942 -vol.1, Charles De Gaulle

Fan Noli

Ja tek jam sërisht vetëm, përball vetvetes. Në këtë ballafaqim nuk ka qëndrim që mund të merret, as iluzion që mund të kursehet.

1 700 Lekë
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Kujtime lufte, Thirrja 1940-1942,vol.1
Origjinali: Memoires de Guerre: L’appel, 1940-1942
Gjinia: Histori
Autori: Charles De Gaulle
Shqipëroi: Krenar Hajdëri
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2017
Fq. 402
Pesha: 0.520 kg
ISBN: 978-9928-251-08-4

Mbi librin

Ja tek jam sërisht vetëm, përball vetvetes. Në këtë ballafaqim nuk ka qëndrim që mund të merret, as iluzion që mund të kursehet. Bëj bilancin e të kaluarës. Është pozitiv, mizor. ‘’Njeri pas njeriu, copë pas cope’’, Franca luftarake është bërë më e sigurt, më e fortë, më koherente. Por, për të paguar këtë rezultat, sa humbje, sa hidhërime, sa kobe janë dashur!

Fazën e re e nisim me mjete të konsiderueshme: 70’000 njerëz nën armë, oficerë të një cilësie të lartë, territore të gatshëm për luftë, një qëndresë e brendshmeqë shkon gjithnjë e në rritje, një qeveri që dëgjohet, një autoritet i pranuar, për të mos thënë i rinjohur, në botë. Nuk ka dyshim se rrjedha e ngjarjeve duhet të synojë drejt grumbullimit të forcave të tjera. E megjithatë, unë nuk ushqej kurrfarë iluzioni rreth pengesave që do të na dalin rrugës: fuqia e armikut, ligësia e shteteve aleate, mes francezëve, armiqtë e zyrtarëve dhe e të privilegjuarve, intriga të disave, plogështi e një numri të madh dhe për të përfunduar, rreziku i subversionit të përgjithshëm.

I gjori unë! A do të kem unë mendjeprehtësinë e mjaftueshme, vendosmërinë, aftësinë për të kontrolluar deri në fund sprovat që do të na paraqiten? Nga ana tjetër, edhe sikur unë të arrij të shpie drejt fitores një popull, me një fund të bashkuar, cila do të jetë, më pas, e ardhmja e tij? Ndërkohë, sa rrënoja do t’i jenë shtuar rrënojave të deritanishme, sa divizione do t’u jenë shtuar divizioneve të tij?

Detajet e librit
Fan Noli

Referencat specifike

isbn
9789928251084
ean13
9789928251084
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Shtëpia e Librit

Mbi tiraninë, Timothy Snyder

Një historian i specializuar mbi historinë e Europës Lindore dhe Holokaustit i shpjegon lexuesve me fjalë të thjeshta se si ndodh që një demokraci e brishtë zëvendësohet me një diktaturë totalitare, qoftë kjo fashizëm apo komunizëm. Timothy Snyder na tregon se cilat janë shenjat që paralajmërojnë shfaqjen e tiranisë dhe se çfarë mund të bëjmë ne qytetarët...
500 Lekë
More

Botuesi: Shtëpia e Librit

Mbi komplotet dhe ese të tjera, Niccolò Machiavelli

Niccolò Machiavelli, një nga analistët më famëkëqij, që politika ka njohur, shpjegon në këtë ese një numër temash, përfshirë se si të organizojmë një komplot të suksesshëm, ose se si të ruhemi prej tij, se si një popull i korruptuar e ka shumë të vështirë të ruajë lirinë dhe se si një popull i pakorruptuar është i aftë të refuzojë dhuratat nga politikanët...
700 Lekë
More

Referenca: SKU000229

Botuesi: Te tjere

Bolshevizma a ckaterrimi i njerezimit, Hafiz Ali Korca

Midis hoxhallarëve të përndjekur nga pushtuesit, nga fanatikët dhe komunizmi për idetë, pikëpamjet dhe veprimtarinë e tyre është dhe Hafiz Ali Korça. i rritur në një mjedis patriotik, fetar e kulturor Korçar të pastër, ai u brumos me bindje dhe parime bazë, që e ngriten lart emrin e tij.
200 Lekë
More

Botuesi: Artini

Kryengritja e madhe ilire, Jason R. Abdale

Kryengritja më e madhe ilire kundër pushtuesve romakë ka qenë ajo e viteve 6-9 të e.sonë. Ajo dallohet nga kryengritjet e tjera për shtrirjen e gjerë të saj, pjesëmarrjen e popullsive të tëra ilire, për luftën e paepur të kryengritësve dhe për gjendjen e vështirë që krijoi për shtetin romak.
1 800 Lekë
More

Referenca: SKU001033

Botuesi: Dituria

Europa në kohën tonë 1945-1992, Uollter Laker

Libri "Europa në kohën tonë" i historianit Uolltër Lakër, është një kronikë e pasur e evoluicionit politik, ekonomik, social dhe kulturor të kontinentit që prej fillimit të Luftës së Ftohtë deri në rënien e Murit të Berlinit dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000636

Botuesi: Koha Ditore

Kosova, nje histori e shkurter, Noel Malcolm

Historia e Kosovës që nga periudha e pushtimit Romak e deri në ditët e sotme është në fokus të "Kosova: një histori e shkurtër" të historianit anglez Noel Malcolm. Kjo është edhe vepra që e cilësoi atë si më të mirin e autorëve të huaj në konkursin e albanologjisë.
2 500 Lekë
More

Botuesi: Botart

Tito dhe shokët, Joze Pirjevec

Roli i Titos në krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe organizimin e rezistencës antifashiste. Përse kishte frikë prej shqiptarëve, raportet e vështira me Enver Hoxhën dhe infiltrimi i agjentëve nga Shqipëria në Kosovë...
2 500 Lekë
More

Kush ishte Esat Pashë Toptani, Xhemal Kusi

Një liber ku ndërthuren kujtimet e një personi i cili ka njohur drejtpërdrejtë ose indirekt protagonistët e kohës, me analizën dhe kritikën historiografike. Intelektual është ai që guxon dhe Xhemal Kusi ka guxuar të thotë të vërtetën pas dy burgimesh dhe në një gjendje të vështirë shëndetësore, ekonomike dhe familjare.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Fan Noli

Kujtime lufte, Bashkimi 1942 - 1944, vol. 2, Charles de Gaulle

Përse kërkoni që ne të fshehim emocionin që na ka mbërthyer të gjithë, burra dhe gra, ne të gjithë, të mbledhur këtu, në shtëpinë tonë, në Parisin e ngritur si një trup i vetëm në këmbë, për t'u çliruar e duke e bërë këtë me duart e tij?
1 900 Lekë
More