• Banner

Kujtime lufte, Thirrja 1940-1942 -vol.1, Charles De Gaulle
  • Kujtime lufte, Thirrja 1940-1942 -vol.1, Charles De Gaulle

Kujtime lufte, Thirrja 1940-1942 -vol.1, Charles De Gaulle

Ja tek jam sërisht vetëm, përball vetvetes. Në këtë ballafaqim nuk ka qëndrim që mund të merret, as iluzion që mund të kursehet.

1 700 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kujtime lufte, Thirrja 1940-1942,vol.1
Origjinali: Memoires de Guerre: L’appel, 1940-1942
Gjinia: Histori
Autori: Charles De Gaulle
Shqipëroi: Krenar Hajdëri
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2017
Fq. 402
Pesha: 0.520 kg
ISBN: 978-9928-251-08-4

Mbi librin

Ja tek jam sërisht vetëm, përball vetvetes. Në këtë ballafaqim nuk ka qëndrim që mund të merret, as iluzion që mund të kursehet. Bëj bilancin e të kaluarës. Është pozitiv, mizor. ‘’Njeri pas njeriu, copë pas cope’’, Franca luftarake është bërë më e sigurt, më e fortë, më koherente. Por, për të paguar këtë rezultat, sa humbje, sa hidhërime, sa kobe janë dashur!

Fazën e re e nisim me mjete të konsiderueshme: 70’000 njerëz nën armë, oficerë të një cilësie të lartë, territore të gatshëm për luftë, një qëndresë e brendshmeqë shkon gjithnjë e në rritje, një qeveri që dëgjohet, një autoritet i pranuar, për të mos thënë i rinjohur, në botë. Nuk ka dyshim se rrjedha e ngjarjeve duhet të synojë drejt grumbullimit të forcave të tjera. E megjithatë, unë nuk ushqej kurrfarë iluzioni rreth pengesave që do të na dalin rrugës: fuqia e armikut, ligësia e shteteve aleate, mes francezëve, armiqtë e zyrtarëve dhe e të privilegjuarve, intriga të disave, plogështi e një numri të madh dhe për të përfunduar, rreziku i subversionit të përgjithshëm.

I gjori unë! A do të kem unë mendjeprehtësinë e mjaftueshme, vendosmërinë, aftësinë për të kontrolluar deri në fund sprovat që do të na paraqiten? Nga ana tjetër, edhe sikur unë të arrij të shpie drejt fitores një popull, me një fund të bashkuar, cila do të jetë, më pas, e ardhmja e tij? Ndërkohë, sa rrënoja do t’i jenë shtuar rrënojave të deritanishme, sa divizione do t’u jenë shtuar divizioneve të tij?

Detajet e librit
Fan Noli

Referencat specifike

isbn
9789928251084
ean13
9789928251084
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000893

Botuesi: Te tjere

Planeti blu ne vargonj te gjelber, Vaclav Klaus

Pjesa më e debatuar e aktivitetit politik të Presidentit Vaclav Klaus janë kritikat ndaj lëvizjeve politike dhe shoqërore botërore që promovojnë idenë e rreziqeve që na kanosen nga ngrohja globale dhe efekti serë. Sipas tij, një kërcënim i tillë nuk ekziston ndërsa lëvizja botërore për ndalimin e ngrohjes globale përbën një rrezik serioz për vetë lirinë.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Armët dhe çunat, Guy Lawson

Ashtu si rrëfimet më të goditura për batakçinjtë, artistët mashtrues dhe kopukët, magjepsës deri në hollësi, librit "Armët dhe çunat" të Guy Lawson – it nuk i mungon asgjë, i ka të gjitha.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000212

Botuesi: Cabej

Epoka e ekstremeve, i rrëmbyeri shekull i njëzetë Eric Hobsbawm

"Epoka e ekstremeve, i rrëmbyeri shekull i njëzetë" me tri ndarjet e mëdha kronologjike: Epoka e Katastrofës, Epoka e Artë dhe Shembja e Madhe, shkruar me këndvështrimin e njeriut që beson në arsyen dhe në shkencën e, po aq, në mundësinë e përmirësimit  të së ardhmes së njerëzimit.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Minerva

Genghis Khan dhe krijimi i botës moderne, Jack Weatherford

Në pothuajse çdo shtet që mongolët pushtonin, ata sillnin një rritje të paprecedentë të komunikimit kulturor, zgjeronin tregtinë, dhe lulëzonin qytetërimin. Shumë herë më progresiv se udhëheqësit e tjerë europianë apo aziatikë, Genghis Khan hoqi torturën, mundësoi liri fetare universale dhe shkatërroi sistemet feudale të privilegjeve aristokratike.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Ushtria e askujt, Paul Scharre

 Ushtria e Askujt ngërthen historinë ushtarake, politikën globale dhe shkencën e fjalës së fundit për të eksploruar pasojat që mund të shkaktojë përdorimi i këtyre armëve në qoftë se lihen të lira të marrin në mënyrë të pavarur vendime për jetën ose vdekjen.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001001

Botuesi: Dituria

Majat e Shalës, Rose Wilder Lane

"Majat e Shalës" është dëshmia e shkruar e një udhëtareje amerikane për Shqipërinë në fillim të viteve '20 të shekullit të kaluar. Një grup misionaresh të huaja ndërmarrin një udhëtim në viset veriore të vendit nga Shkodra në Shalë, Theth e Shosh.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

I Lumi Shtjefën Kurti, dëshmitar i Kishës Martire, Dosja Shtjefën Kurti,vol.3

Sipas dokumentacionit të pasur arkivor, Shtjefën Kurti nuk ka patur marrëdhënie preferenciale me italianë, që ishin angazhuar në struktura ushtarake apo civile gjatë viteve të pushtimit. Gjatë procesit të parë gjyqësor, Prokurori e akuzoi Dom Shtjefnin dhe klerikët e tjerë: “Të pandehurit Don Shtjefën Kurti dhe At Pjetër Meshkalla kanë bashkëpunuar...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)