• Banner

  • Ka mbaruar
Arben Xhaferi, vepra e plote
  • Arben Xhaferi, vepra e plote
  • Arben Xhaferi, vepra e plote
  • Arben Xhaferi, vepra e plote
  • Arben Xhaferi, vepra e plote
  • Arben Xhaferi, vepra e plote

Arbën Xhaferi, vepra e plotë

Arbër Xhaferi është si një udhëkryq që i bashkon rrugët shqiptare për të rindarë drejtimet e të menduarit mbi të shkuarën, të sotmen e të ardhmen e shqiparizmës, dhe mbase është po ashtu, i vetmi mes të shquarve të gjindjes sonë, që as nuk është lëvduar ndonjëherë aq sa e meriton, po as nuk është gjuajtur ndonjëherë me gurë siç nuk e meriton.

74,32 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Arbën Xhaferi, vepra e plotë
Gjinia: Vepra e plotë
Autori: Arbën Xhaferi
Shtëpia botuese: Qendra Kulturore Klan Kosova
Viti: 2017
Fq. 2032
Pesha: 3.334 kg.
ISBN: 978-9951-8951-1-8

Përmbajtja e veprës

• Vëllimi i parë: Kombi, identiteti, shteti
• Vëllimi i dytë: Kauza shqiptare në Maqedoni
• Vëllimi i tretë: Marrëdhëniet shqiptaro – serbe, çështja e Kosovës
• Intervista 1995 – 2005
• Intervista 2006 – 2012

Komente mbi autorin

"Arbër Xhaferi është si një udhëkryq që i bashkon rrugët shqiptare për të rindarë drejtimet e të menduarit mbi të shkuarën, të sotmen e të ardhmen e shqiparizmës, dhe mbase është po ashtu, i vetmi mes të shquarve të gjindjes sonë, që as nuk është lëvduar ndonjëherë aq sa e meriton, po as nuk është gjuajtur ndonjëherë me gurë siç nuk e meriton.

Duket sikur të gjithë pajtohen me qënien e tij në një pozicion si të ndërmjetëm mes të gjithëve e shumëçkaje, personazh me një status krejt unikal, i cili i ka lejuar vetes të synojë sintezën e shumëlakmuar po asnjëherëmbërritur të Shqipëribërjes, duke u marrë njëkohësisht edhe me histori, edhe me filozofi, edhe me kritikë, edhe me politikë, edhe me diplomaci, e gjithëherë duke ruajtur një distancë higjenike nga të gjithë lëvruesit shqipfolës të këtyre lëmeve, ku ai ka parapëlqyer të bëjë rolin e bletës së urtë nektarmbledhëse, pa u ndalur kurrë të bëjë grenxën e zhurmshme që pickon për t'u imponuar."

Edi Rama

"Shkrimet dhe prononcimet e Arbenit kanë pas influencë të madhe dhe shpesh kanë ngjall debate dhe polemika, të cilave ai nuk i ikte sepse besonte se shoqëria nuk mund të lëvizë dhe të zhvillohet pa konfrontime dhe konkurrencë mendimesh. Por ndihej nevoja që ato të ribotohen të përmbledhura për të kuptuar më mirë tërësinë, shtresimet dhe peshën e jashtëzakonshme, jo vetëm politike të mendimit të tij."

Shkëlzen Maliqi

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789951895118
ean13
9789951895118
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Artini

Kryengritja e madhe ilire, Jason R. Abdale

Kryengritja më e madhe ilire kundër pushtuesve romakë ka qenë ajo e viteve 6-9 të e.sonë. Ajo dallohet nga kryengritjet e tjera për shtrirjen e gjerë të saj, pjesëmarrjen e popullsive të tëra ilire, për luftën e paepur të kryengritësve dhe për gjendjen e vështirë që krijoi për shtetin romak.

Çmimi 17,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Shën Kolli Mesopotam, Sarandë, Aleksandër Meksi

Ndër monumentet e trashëgimisë kulturore të vendit tonë, monumentet e periudhës gati mijëvjeçare bizantine zënë një vend mjaft të rëndësishëm. Nga kjo kohë ruhen mjaft fortifikime e qendra qytetare si dhe një numër jo i vogël kishash, të cilat, si dëshmi materiale, me vlerat që kanë, hedhin dritë për një periudhë të gjatë historike të shqiptarëve dhe...

Çmimi 29,73 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Berk

Ditare: 1914-1920, Shuk Gurakuqi

Ditaret e Shuk Gurakuqit mbase nuk janë histori në kuptimin e një doracaku orientues, ama kanë një vlerë historike të pamohueshme, pasi autori i tyre ka fiksuar en détail skena të jetës së përditshme të Shkodrës së para një shekulli. "Ashtu si Mnemosine (kujtesa) i paraprin Klios, muzës së historisë, edhe këto ditare i shërbejnë historishkrimit dhe...

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Kombet dhe nacionalizmi që nga 1780, E. J. Hobsbawm

Nuk është e pamundur që edhe nacionalizmi të pësojë rënie dora-dorës me rënien e shtetit-komb, pa të cilin të qenët anglez, irlandez, hebre, apo një përzierje e të gjitha këtyre, është vetëm një nga mënyrat e shumta me të cilat, sipas rastit, njerëzit përcaktojnë identitetin e vet.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2636

Botuesi: IDK

Bota pas-amerikane, Fareed Zakaria

Fuqia po zhvendoset nga Perëndimi drejt pjesëve të tjera të botës. Zhvillimi i vendeve të tilla si India, Kina, Brazili, Rusia, Afrika e Jugut po krijon një panoramë të re në skenën botërore. Sot ndërtesat më të larta, digat më të mëdha, telefonat celularë më të avancuar s'bëhen më as në Amerikë e as në Europë.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2084

Botuesi: Princi

Perrallat e tranzicionit shqiptar, Shinasi A. Rama

Shteti është i kapur nga një grup i vogël klanesh të parisë që kanë mbledhur e përvetësuar pasurinë kombëtare dhe që vjedhin sistematikisht nga thesari i shtetit. Paria ndjek synimet e veta duke iu kundërvënë, në çdo hap, forcimit të shtetit, të sistemit demokratik, dhe është në luftë të hapur me popullin e vet.

Çmimi 14,86 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Me apo pa Amerikën, Ylli Polovina

Ky botim analizon të gjitha rrethanat dhe dilemat nëse ky raport shtetesh ka ardhur prej nevojave politike dhe gjeostrategjike apo është një rrjedhim i thellë, i të gjitha përmasave, jo vetëm historike dhe sociale, por mbi të gjitha shpirtërore.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)