Rezidenca, Kate Andersen Brower
  • Rezidenca, Kate Andersen Brower
  • Rezidenca, Kate Andersen Brower

Rezidenca, Kate Andersen Brower

Te tjere

Brenda botës private të Shtëpisë së Bardhë "Njerëzit dinë shumë pak për jetën brenda mureve të Shtëpisë së Bardhë. Pavarësisht nëse mendoni se njihni mirë historinë dhe politikën, ky libër do t'ju ndihmojë t'i kuptoni më mirë presidentët si qenie njerëzore, diçka që mediet shpesh harrojnë ta bëjnë."

1 300 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Rezidenca, brenda botës private të Shtëpisë së Bardhë
Origjinali: The Residence, inside the private world of The White House
Gjinia: Histori
Autori: Kate Andersen Brower
Shqipëroi: Anila Çobo
Shtëpia botuese: Botimet Living
Viti: 2016
Fq. 322
Pesha: 0.401 kg.

Mbi librin

Brenda botës private të Shtëpisë së Bardhë "Njerëzit dinë shumë pak për jetën brenda mureve të Shtëpisë së Bardhë. Pavarësisht nëse mendoni se njihni mirë historinë dhe politikën, ky libër do t'ju ndihmojë t'i kuptoni më mirë presidentët si qenie njerëzore, diçka që mediet shpesh harrojnë ta bëjnë."

Me anë të rrëfimeve të personelit të Shtëpisë së Bardhë, në këtë libër do të njiheni me historitë e familjeve:
Kenedi – që nga momentet më intime të martesës së tyre e deri te ditët kaotike pas vrasjes së Xhon Ficxherald Kenedit.
Xhonson – saga e Lindon Bi Xhonsonit dhe fiksimit të tij me dushin në Shtëpinë e Bardhë.
Nikson – përfshirë edhe shfaqjen e papritur të Riçard Niksonit në kuzhinën e Shtëpisë së Bardhë mëngjesin e dorëheqjes së tij.

Regan – nga historia e një zjarri të rënë gjatë mandatit të tij të dytë, që i rrezikoi jetën atij, e deri te përkushtimi i Nensit për të pasur në kontroll gjithçka, deri në detajin më të vogël.
Klinton – betejat intime të çiftit, që u shënjuan me hedhje sendesh nëpër shtëpi dhe shkaktuan ankth te punonjësit e shërbimit.
Obama – të cilët kërcyen nën tingujt e Mary J. Blidge natën e tyre të parë në Shtëpinë e Bardhë.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928216007
ean13
9789928216007
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2667

Botuesi: UET Press

Shqiperia, ankthi dhe endrra, Amik Kasoruho

Amik Kasoruho ka lindur në vitin 1932 në Tiranë, në vitin e tretë të shkollës së mesme arrestohet si kundërshtar i regjimit dhe vuan shtatë vjet në burgun e Burrelit. Babai i tij pushkatohet pa gjyq. I përjashtuar përgjithmonë nga të gjitha shkollat e Shqipërisë, Kasoruho u dëbua për 27 vjet bashkë me familjen në fshatin Gosë të Kavajës.
850 Lekë
More

Referenca: SKU001054

Botuesi: Dituria

Shqipëria dhe shqiptarët, Jacques Bourcart

Unë mund të them vetëm fjalët më të mira dhe ta lëvdoj këtë popull të shquar. Tek ai gjeta cilësitë më të rralla në Ballkan, mospërfilljen për paranë, respektin për nderin e për mbajtjen e fjalës së dhënë. Dhe këto te shqiptarët bashkohen me guximin, trimërinë, veprimtarinë dhe shpirtin e gjallë e të hedhur.
800 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Tirona e Nonës, Blendi Fevziu

Investuan gjithçka iu kishte mbetur nga dekada të trazuara të jetës,te një fëmijë; rrëfimet e mrekullueshme për qytetin, pushtetin, fuqinë, dështimin, modestinë dhe zvetënimin.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Lufta e Dytë Botërore, Winston S. Churchill, vol. 2

Për regjimin nazist janë karakteristike tiparet më të këqija të komunizmit. Ai nuk ka baza dhe parime përveç grykësisë dhe synimit për sundim racor. Ai ua kalon të gjitha formave të degjenerimit njerëzor. Gjatë 25 viteve të fundit nuk ka patur kundërshtar më konseguent të komunizmit se unë.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2514

Botuesi: Te tjere

Robert Schwartz ose dritaret e qytetit tim, Ardian Klosi

Prej viteve '60 e deri sa vdiq më 2003 Robert Schwartzi u bë një nga urat më të rëndësishme që lidhi botën shqiptare me kulturën e gjuhës gjermane. Jo thjesht pse ishte shumë shqiptar dhe e njihte shumë mirë gjuhën gjermane. Por, sepse ishte në radhë të parë europian dhe kozmopolit, me rrënjë në Vjenë, në Europën qendrore dhe Ballkanin Perëndimor.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Misteri Kodra, Xhevair Lleshi

Maestro po mërmëriste shqip, nuk kthente përgjigje, shikonte këmbët e veta, vazhdonte dialogun me veten dhe fisnikëronte këmbënguljen, kur e kur ngrihej dhe recitonte ndonjë varg me një italishte të pastër.
960 Lekë
More

Botuesi: Muza

Diana: Historia e saj e vërtetë, Andrew Morton

E pritur fillimisht me mosbesim dhe përçmim, kjo biografi bestselling, është kthyer tashmë në një letërsi klasike unike, jo thjesht për shkak të përmbajtjes së bujshme, por edhe për arsye të përfshirjes personale të Dianës në procesin e publikimit. 
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000382

Botuesi: Albin

Bajo e Cercizi, Topullaret e Gjirokastres

Bajo Jonuz Topulli, bir i familjes së njohur të Topullarëve të Gjirokastrës, lindi në Sarandë në vitin 1932. Pas shkollimit fillestar dhe aktivizimit në moshë fare të re në veprimtarinë antifashiste, pas çlirimit kreu arsimin e mesëm e atë ushtarak dhe punoi kryesisht në ushtri.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Letërsia naziste në Amerikë, Roberto Bolaño

Letërsia naziste në Amerikë" është një enciklopedi biografike e gjithë shkrimtarëve të kontinentit amerikan, nga Kili në Kanada, në shekujt XX-XXI, të cilët shkrimtarë, për një arsye a tjetrën, përqafuan idetë dhe kauzat e ekstremit të djathtë.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001674

Botuesi: Te tjere

Me kujtohet, Ylli Demneri

Ylli Demneri ka zgjedhur ta bëjë këtë thjesht, por me shumë mjeshtëri: Ai ka hapur dyert e vetvetes dhe na lë të futemi aty, të ndajmë mendimet, e të meditojmë për jetën, shoqërinë dhe politikën me gjuhën e kthjellët e lakonike të kujtimeve.
700 Lekë
More

Botuesi: Princi

Politikë dhe letërsi: Paradigma Gramsci, Arshi Pipa

Qasja ime letrare ndaj mendimtarit të Sardenjës dhe liderit të Partisë Komuniste italiane, gradualisht u zgjerua në përfshirjen e veprës së tij të plotë. Ky libër është rezultat i dy dekadave mësimdhënieje dhe studimi, periudhë gjatë së cilës mahnitja ime e fillimit ia la vendin një vlerësimi më të kthjellët dhe objektiv të figurës së tij si një mendimtar...
1 500 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Maria Skllodovska - Kyri, Iwona Kienzler

Maria Skllodovska – Kyri ishte një personalitet i jashtëzakonshëm. Ajo ishte e para përfaqësuese e gjinisë së bukur, e cila në vitin 1893 mori diplomë në Fizikë dhe Matematikë në Universitetin e Sorbonës të Parisit.
1 200 Lekë
More