Rregullat e Gotit, Xhorxh Anastasia
  • Rregullat e Gotit, Xhorxh Anastasia

Rregullat e Gotit, Xhorxh Anastasia

Te tjere

Një përshkrim gazetaresk i historisë së Xhon Alitës në familjen kriminale Gambino dhe rolit të tij në gjyqet federale të Xhunior Gotit dhe Ҫarls Karnelias.

149,50 SEK
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Rregullat e Gotit, historia e Xhon Alitës dhe rënia e mafias Amerikane
Origjinali: Gotti's Rules: The Story of John Alite, Junior Gotti, and the Demise of the American Mafia
Gjinia: Histori
Autori: Xhorxh Anastasia
Shtëpia botuese: Botimet Living
Viti: 2015
Fq. 332
Pesha: 0.507 kg.
ISBN: 978-9928-42-36-34

Mbi librin

Një përshkrim gazetaresk i historisë së Xhon Alitës në familjen kriminale Gambino dhe rolit të tij në gjyqet federale të Xhunior Gotit dhe Ҫarls Karnelias. Skenat dhe dialogët janë rindërtuar duke u bazuar në dëshmi të cituara gjatë gjyqeve, shkresa gjyqësore, intervista, dokumente të FBI-së dhe organeve të tjera zbatuese të ligjit, si dhe në histori të botuara në shtyp.

Rregullat e Gotit:

1. Sa herë të jetë e nevojshme, vartësit duhet të marrin përsipër krimet për të cilat mund të akuzohen Goti ose familja e tij.
2. Sa herë që është e mundur përdorni nofka poshtëruese për njerëzit që i keni nën vete! Në këtë mënyrë përcaktohet se kush drejton dhe kush duhet të nënshtrohet.
3. Çdo anëtar apo bashkëpunëtor e ka kategorikisht të ndaluar të ketë marrëdhënie seksuale me bashkëshorten, të dashurën apo bijën e ndonjë anëtari tjetër të organizatës.
4. Asnjë pjesëtar i bandës nuk duhet të mbajë syze dielli në praninë e bosit.
5. Anëtarët dhe bashkëpunëtorë të tjerë të familjes kriminale nuk lejohen të flasin në media. Ndalohet dhënia e intervistave dhe dalja në televizion. Bashkëshortet dhe të dashurat duhet të demonstrojnë përulësi. Ato nuk duhet të flasin në publik dhe nuk duhet të bien në sy.

Fragment nga libri

Mafia amerikane mori sistemin e vlerave të komunitetit italo – amerikan dhe e bastardoi atë duke e përdorur për përfitimet e veta. Konceptet e nderit, besnikërisë dhe respektit, koncepte që vazhdojnë të karakterizojnë pjesën më të madhe të familjeve italo – amerikane, ashtu si makaronat dhe qoftet për darkën e së dielës, u deformuan në një kod sjelljeje që u jepte pushtet dhe status gangsterëve dhe mafiozëve.

Xhon Goti e luajti mirë këtë lojë. Xhunior Goti e shfrytëzoi atë, por asnjëherë nuk diti të luante si duhej. Në mënyrë krejt ironike, Alite, me prindër shqiptarë, e kuptoi këtë lojë më mirë sesa Xhuniori.

Mësonte më shumë me kalimin e moshës. Në fillim u tundua dhe u magjeps nga mafia, e tërhoqi pushteti dhe karizma e familjes Goti, por më pas u abuzua prej saj. Në fund, u shkëput fare. Mos vallë ai bashkëpunoi me drejtësinë për të shpëtuar lëkurën? T'i lëmë kësi pyetjesh. Kjo është pjesë e historisë së tij. Por ka më shumë se kaq...

Mbi autorin

Xhorxh Anastasia ka punuar për më shumë se tridhjetë vjet si reporter investigativ në gazetën "Philadelphia Inquirer". Ai është nip emigrantësh sicilianë që u vendosën në jug të Filadelfias. Është autori i gjashtë librave që përshkruajnë ngjarje të vërteta.

Veprat e tij më të spikatura janë: "Gjak dhe nder: brenda organizatës kriminale të Skarfos, familjes më të dhunshme mafioze" (Xhim Breslini e quajti "libri më i mirë për mafien që është shkruar ndonjëherë); "Gangsteri i fundit" dhe "Era e verës: Tomas Kapani dhe vrasja e En Meri Fejhit". Xhorxh Anastasia jeton në Nju Xhersi.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928423634
ean13
9789928423634
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Një histori e shkurtër e Durrësit, Eduart Shehi

Parimi bazë ka qenë dhe mbetet përcjellja e te vërtetave siç njihen aktualisht, bazuar mbi nivelin e të dhënave që kemi deri në këto momente, si në shkrimet profesionale, ashtu edhe në ato për publikun e gjerë.
138,00 SEK
More

Botuesi: Berk

Mësim hyrës, Dhanil Voskopojari

Lexuesi njihet në këtë monografi me Mjeshtër Dhanilin, mësuesin voskopojar arumun të fillimshekullit të XIX dhe produktin e tij letrar-didaktik në katër gjuhë të ndryshme ballkanike.
115,00 SEK
More

Referenca: SKU001081

Botuesi: Onufri

Poshtërimi në Ballkan, Ismail Kadare

Në të gjitha acarimet ballkanike poshtërimi ka pjesën e vet. Ai lidhet me viktimizimin, një nga pasionet kryesore të ballkanasve. Zakonisht të gjithë hiqen si viktima, madje xhelatët më fort se të tjerët. Në rrethana të tilla, çështja e poshtërimit dhe bashkë me të ajo e viktimizimit, janë tepër delikate në këtë zonë të Europës.
40,25 SEK
More

Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror, Samuel P. Huntington

Njerëzve u bëri përshtypje në mënyra të ndryshme: i tërhoqi, i zemëroi, i trembi e i trazoi argumenti im, se përmasa qendrore dhe më e rrezikshme e poli tikës globale që po shfaqet, do të jetë konflikti ndërmjet grupeve të qytetërimeve të ndryshme. Pavarësisht se çfarë ndikimi tjetër pati, ky artikull u preku një damar njerëzve nga cilido qytetërim.
230,00 SEK
More

Referenca: SKU000239

Botuesi: Papirus

Politikat e Bashkimit Europian, Francois d'Arcy

Ndërtimi evropian është nëpërmjet zhvillimit progresiv të politikave publike që Shtetet kanë pranuar t'i ndjekin bashkërisht në kuadrin komunitar. Sot politikat e Bashkimit Evropian prekin të gjitha fushat e veprimtarisë publike dhe kanë arritur një nivel zhvillimi i cili kërkon detyrimisht risimin e Institucioneve të Bashkimit dhe një Kushtetutë të re...
57,50 SEK
More

Botuesi: Pema

Historia e origjinës, David Christian

Sot ne njerëzit jemi në gjendje ta rrëfejmë historinë e karvanit më mirë se kurrë më parë. Mund të përshkruajmë me saktësi të admirueshme jo vetëm çfarë regëtin atje përtej, miliarda vjet dritë larg Tokës, por edhe çfarë ka qenë miliarda vjet më parë. 
161,00 SEK
More

Botuesi: Pema

Zgjedhja, Edith Eger

Në vitin 1944, gjashtëmbëdhjetëvjeçaren Edith Eger e dërgojnë në Aushvitz. Natën e parë e detyrojnë të kërcejë për të famshmin Josef Mengele, njohur ndryshe si “Engjëlli i vdekjes”. Më pas, shqetësimi kryesor është mbijetesa.
161,00 SEK
More

Botuesi: Pema

Patriotizmi Kushtetues, Jan-Werner Müller

"Patriotizmi Kushtetues" ofron një teori të re të nënshtetësisë dhe besnikërisë qytetare për demokracitë liberale, kulturalisht të larmishme. Duke refuzuar përshkrimet konvencionale të nacionalizmit liberal dhe kozmopolitizmit, Jan-Werner Müller argumenton për një formë të përkatësisë politike, të përqendruar në normat universaliste të përshtatura për...
86,25 SEK
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000802

Botuesi: Botimet Dudaj

Gomorra, Roberto Saviano

Në dy vjet, "Gomorra" është përkthyer dhe botuar në 42 shtete 2006-2008, libri më i shitur në Gjermani, Angli, Holandë, Spanjë, Francë, Suedi dhe Finlandë "New York Times" e ka cilësuar si një nga librat më të rëndësishëm të 2007-ës.
115,00 SEK
More

Botuesi: Botimet Dudaj

ZeroZeroZero, Roberto Saviano

Të shkruash për kokainën është si të jesh përdorues. Kërkon gjithnjë e më shumë informacione, dhe ato që mund të gjesh nuk të ngopin, e nuk mund të veprosh ndryshe. Je "i varur".
138,00 SEK
More

Botuesi: Living

Ora e zezë, S. C. Pike

Ish pjesëtari i grupit mafioz të drejtuar nga Xhon Goti dhe i familjes Gambino, Xhon Alite, rrëfen historinë e jetës së tij në një mënyrë tejet origjinale, me shpresën për të zbuluar misteret e mafies dhe për të frymëzuar këdo, që t’i qëndrojë sa më larg botës së krimit.
138,00 SEK
More