• Banner

  • Ka mbaruar

Makthi etnik i Jugosllavise, Jasminka Udovicki, James Ridgeway

Pesëdhjetë vjet pas shembjes së nazizmit, bota që u betua "Kurrë më" është ballafaquar me një genocid tjetër në qendër të Europës. Që nga viti 1991, më shumë se 200 mijë njerëz janë vrarë dhe 2.2 milionë kanë humbur banesat e tyre.

6,25 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Makthi etnik i Jugosllavisë
Origjinali: Yugoslavia's Etnic Nightmare
Gjinia: Histori
Autori: Jasminka Udoviçki, James Ridgeway
Shqipëroi: Arben Kallamata
Shtëpia botuese: Albin
Viti: 1998
Fq. 254
Pesha: 0.261 kg.
ISBN: 978-99927-32-01-6

Mbi librin

Pesëdhjetë vjet pas shembjes së nazizmit, bota që u betua "Kurrë më" është ballafaquar me një genocid tjetër në qendër të Europës. Që nga viti 1991, më shumë se 200 mijë njerëz janë vrarë dhe 2.2 milionë kanë humbur banesat e tyre. Perëndimorët kanë vënë në dukje se s'mund ta kuptojnë këtë shpërthim egërsie, meqënëse ai i ka rrënjët në urrejtjet e hershme dhe konflikti i Ballkanit është një kënetë në të cilën luhet drejt rrezikut tonë.

E stisur gjerësisht nga analistët perëndimorë, kjo perspektivë ka penguar një zgjidhje të krizës dhe ka errësuar çdo shpjegim real të faktit se si një vend që mëshiroi harmoninë ndëretnike për më shumë se pesë dekada do të arrinte në një urrejtje etnike e fetare e pastaj në luftë.

I shkruar nga një ekip gazetarësh myslimanë, kroatë dhe serbë që janë kundër luftës si dhe nga një historian kroat, ky është libri i parë në anglisht që paraqet zërat e qëndresës brenda ish – Jugosllavisë, që përshkruan shkaqet e konfliktit nga perspektiva e njerëzve që jetojnë atje dhe që përfytyron zinxhirin e pasojave që do të shpërthejnë në shekullin e ardhshëm.

Makthi etnik i Jugosllavisë tregon që Perëndimi, jo vetëm Lindja, mban përgjegjësinë për rregullin e ri të tmerrshëm të mini – shteteve Europës të "spastruara etnikisht" dhe se ndërprerja e zgjerimit të politikës ultranacionaliste në Ballkan është themelore për këdo në botë që ka pjesë në një të ardhme shumëkulturore.

Mbi autorët

Jasminka Udoviçki, lindur në Beograd, është profesoreshë e sociologjisë në Kolegjin Massachusetts të Artit në Boston dhe kontribuese e The National Question.James Ridgeëay, korrespondent në Washington DC, për The Village Voice, është autori më shumë se 12 librave përfshirë: "Blood in Face" dhe "The March to War".

Detajet e librit
Albin
SKU000395
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001685

Botuesi: Te tjere

Detyra ne Beograd, Martti Ahtisaari

Në maj të vitit 1999, Martti Ahtisaarit, presidenti i Finlandës, iu besua detyra e nivelit të lartë, rezultatin përfundimtar të së cilës tërë bota e priste me brengosje dhe tension. 

Çmimi 10,41 
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000286

Botuesi: Te tjere

E megjithate jetojme, Edmond Shallvari

Edmond Shallvari ka lindur në qytetin e Korçës më 1957. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën Ekonomist për Industrinë. 'E megjithatë...jetojmë!' është libri i parë i tij, me shkrime e kujtime të ndryshme, një pjesë e të cilave janë botuar në shtypin gazetaresk të Korçës.

Çmimi 5,10 
More
Ne gjendje

Vajzat e Jaltës, Catherine Grace Katz

Ky roman është bazuar në historitë ende të panjohura të tre vajzave të reja, inteligjente dhe magjepsëse që shoqëruan baballarët e tyre të famshëm në Konferencën e Jaltës në shkurt 1945, dhe për jehonat fatale të asaj konference në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Çmimi 14,57 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000911

Botuesi: Ideart

Skandal, ese mbi moralin shqiptar, Ylli Pango

Pastaj erdhi nata kur, siç ishte paralajmëruar edhe në gazeta, do të shfaqej "kapja e madhe", "gjëma". Njerëzit në të gjithë Shqipërinë, të përgatitur më së miri psikologjikisht e me sytë që u digjnin nga kureshtja, u gozhduan përpara ekraneve dhe panë... Ç'panë?! Dy fjalë nga teksti... ... Kjo ngjarje duhet të ketë ndodhur rreth 300 vjet më parë...

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Historia e mesjetës së hershme europiane, Ermal Baze

Teksti mësimor i nivelit universitar, të cilin kemi nderin t`u paraqesim studentëve të historisë, është fryt i hulumtimeve disavjeçare, të kryera për një epokë të rëndësishme të historisë së përgjithshme, në njërën prej periudhave më të ndërlikuara historisë së Europës, sikurse është Mesjeta e hershme europiane, në harkun kohor midis viteve 500-1000.

Çmimi 9,37 
More
Në gjendje

Rrugetimi i nje ambasadori ne Lindjen e Mesme, Dr. Faruk Borova

Edhe pse kanë kaluar mëse 20 vjet nga përfundimi i asaj detyre fisnike , ndërmori nismën të shkruajë një libër tjetër për atë rajon të Lindjes së Mesme, i cili i paraqitet tashmë lexuesit. Nxitje për këtë libër, u bënë ngjarjet tepër tragjike të Lindjes së Mesme në këto vitet e fundit, që pasuan ngjarjet e ashtuquajtura ‘’Pranvera Arabe’’.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Ditari i vitit të murtajës, Daniel Defoe

 Ata vazhdonin të silleshin me të njëjtën shkujdesje, të qaheshin e ankoheshin pa fund kur sëmureshin, por të vepronin me papërgjegjshmëri të çmendur në lidhje me veten dhe të tregoheshin kokëkrisur dhe kokëfortë kur ishin mirë. Kur mund të gjenin punë, bënin çdo gjë, punët më të rrezikshme dhe më të mundshme për t'u infektuar; dhe po t'u flisje,...

Çmimi 14,57 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)