• Banner

Për Kinën, Henry Kissinger
  • Per Kinen, Henry Kissinger
  • Për Kinën, Henry Kissinger

Për Kinën, Henry Kissinger

Për më se njëzet vjet pas Revolucionit Komunist në vitin 1949, Kina dhe pjesa më e madhe e botës perëndimore nuk kishin diplomatë në kryeqytetet respektive dhe asnjë rrugë të drejtpërdrejtë komunikimi. Mandej, në korrik të vitit 1971, Henri Kisinger mbërrin në mënyrë të fshehtë në Pekin i ngarkuar me një mision që shpejt çoi në rivendosjen e marrëdhënieve mes Kinës dhe Perëndimit.

12,75 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Për Kinën
Origjinali: On China
Gjinia: Diplomaci, histori
Autori: Henry Kissinger
Shqipëroi: Ergys Petriti
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2014
Fq. 584
Pesha: 0.701 kg.
ISBN: 978-99943-1-914-5

Mbi librin

Për më se njëzet vjet pas Revolucionit Komunist në vitin 1949, Kina dhe pjesa më e madhe e botës perëndimore nuk kishin diplomatë në kryeqytetet respektive dhe asnjë rrugë të drejtpërdrejtë komunikimi. Mandej, në korrik të vitit 1971, Henri Kisinger mbërrin në mënyrë të fshehtë në Pekin i ngarkuar me një mision që shpejt çoi në rivendosjen e marrëdhënieve mes Kinës dhe Perëndimit duke ndryshuar rrjedhën e historisë së pasluftës.

Përgjatë dyzet vjetëve të fundit, Kisingeri ka ruajtur lidhje të ngushta me gjeneratat e njëpasnjëshme të udhëheqjes kineze e, ndoshta, ka krijuar lidhjet më të ngushta me Kinën në nivelin më të lartë se çdo figurë tjetër perëndimore. Ky libër sintetizon përvojën e tij të papërsëritshme si dhe studimin e gjatë të Kinës, duke hulumtuar historinë e saj nga periudha klasike deri në ditët e sotme, si dhe duke shpjeguar arsyet e kursit të pazakontë që ndjek sot.

Libri përqendrohet në dekadat qysh prej vitit 1949, duke paraqitur portrete të vizatuara me mjeshtëri të Mao Ce Dunit, Çu En Lait, Ten Hisiao Pinit si dhe të tjerë udhëheqësve kinezë, si dhe duke riprodhuar fjalë për fjalë bisedat e Kisingerit me secilin prej tyre.

Por syrit të Kisingerit s'i shpëton rrjedha e pandërprerë e historisë kineze: ai përshkruan thelbin e qasjes kineze ndaj diplomacisë, strategjisë dhe negociatave si dhe mënyrat e jashtëzakonshme me të cilat burrat e shtetit të periudhës komuniste kanë shfrytëzuar metodat e përsosura përgjatë mijëvjeçarëve. Në fund të librit, Kisingeri përsiatet në këto qëndrime për epokën tonë të ndërvarësisë ekonomike dhe të ardhmes së pasigurt.

Libri "Për Kinën" është shkruar me autoritet, stil të kuptueshëm, duke sjellë refleksione më të gjera mbi artin e qeverisjes dhe diplomacinë të sintetizuara nga vite të tëra përvoje. Në një moment, kur bota i ka drejtuar sytë nga Kina si asnjëherë më parë, ky libër vjen në kohën e duhur duke i zbërthyer gjërat në thelb si asnjë tjetër.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994319145
ean13
9789994319145
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU002075

Botuesi: Te tjere

Diplomacia, Henry Kissinger

Po të doni t'i bëni një nder dikujt, i jepni libirin "Diplomacia" të Henry Kissinger - it... pa dyshim, ai është një nga më të mirët dhe më të këndshmit mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, të shkuara dhe të tashme... "Diplomacia" duhet të lexohet për përfshirjen e plotë historike, karakterizimet, paraqitjen e ngjarjeve, aftësinë për t'i parë në ndërlidhje...

Çmimi 21,25 GBP
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Ditari i vitit të murtajës, Daniel Defoe

 Ata vazhdonin të silleshin me të njëjtën shkujdesje, të qaheshin e ankoheshin pa fund kur sëmureshin, por të vepronin me papërgjegjshmëri të çmendur në lidhje me veten dhe të tregoheshin kokëkrisur dhe kokëfortë kur ishin mirë. Kur mund të gjenin punë, bënin çdo gjë, punët më të rrezikshme dhe më të mundshme për t'u infektuar; dhe po t'u flisje,...

Çmimi 11,90 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: CUNEOS

Majmunët gjahtarë, mishngrënës dhe origjina e sjelljes njerëzore, Craig B. Stanford

Sipas tij, mishi e ka bërë njeriun qenie unike, gjegjësisht gjahu për mish dhe shpërndarja e mishit. Ai bazohet në studimet e reja mbi sjelljen e shimpanzeve dhe majmunëve të tjerë antropoidë, “kushërinjëve” tanë të lashtë hominidë, që nuk ekzistojnë më, dhe shoqërive njerëzore të sotme gjahtarë-mbledhëse, që ende ekzistojnë.

Çmimi 5,95 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000911

Botuesi: Ideart

Skandal, ese mbi moralin shqiptar, Ylli Pango

Pastaj erdhi nata kur, siç ishte paralajmëruar edhe në gazeta, do të shfaqej "kapja e madhe", "gjëma". Njerëzit në të gjithë Shqipërinë, të përgatitur më së miri psikologjikisht e me sytë që u digjnin nga kureshtja, u gozhduan përpara ekraneve dhe panë... Ç'panë?! Dy fjalë nga teksti... ... Kjo ngjarje duhet të ketë ndodhur rreth 300 vjet më parë...

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001079

Botuesi: Dituria

Shqipëria përballë Europës (1912 – 1929), Albert Mousset

Shqipëria ishte par excellence shteti i cili më tepër se cilido duhet të gëzonte mbështetjen morale dhe materiale të Lidhjes së Kombeve. Por fatkeqësisht Shqipëria nuk vazhdoi të ndjekë këtë rrugë. Ndjenja e sovranitetit, për të cilën tërë popujt që e kanë fituar vonë pavarësinë kanë shumë dyshime dhe frikë se mos po u ikën nga duart.

Çmimi 4,68 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)