Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

Përshtypje(t): 0

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.

Çmimi 0,00 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Përshtypje(t): 0

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.

Çmimi 1 050,00 Lekë
More
Nuk ka produkte të mjaftueshme në stok

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përshtypje(t): 0

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.

Çmimi 700,00 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000783

Botuesi: Onufri

Darka e gabuar, Ismail Kadare

Përshtypje(t): 0

Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.

Çmimi 700,00 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001180

Botuesi: Onufri

Aksidenti, Ismail Kadare

Përshtypje(t): 0

Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës.

Çmimi 800,00 Lekë
More
Në gjendje
Më të shiturat
  • Banner

Gra te pergjithshme, Fatos Baxhaku, Klodiana Kapo

Vlerësimi 

Në Perandorinë Osmane seksi i lirë ishte vetëm monopol i të pasurve. Në fillim i Sulltanit dhe më pas i krerëve pashallarë, që vinin poshtë tij. Vendi ku mbaheshin femrat për seks ishte haremi, një vend i mbyllur, larg syve kureshtarë të botës. Meshkujt e vetëm, veç zotërisë, që lejoheshin të hynin në harem ishin eunukët, skllevër të tredhur dhe prandaj edhe të parrezikshëm.

800,00 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Gra të përgjithshme
Origjinali: Gra të përgjithshme
Gjinia: Histori
Autori: Fatos Baxhaku, Klodiana Kapo
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2014
Fq. 168
Pesha: 0.262 kg.
ISBN: 978-9928-103-88-8

Mbi librin

"Nëse një grua provohet se është e përdalë nga dëshmia e dy apo tre burrave, të mos lejohet të mbajë kapele në kokë, siç është zakoni ynë, dhe as të shoqërohet me këdo. Nuk i lejohet të rrijë apo të banojë pranë zonjave fisnike. Nëse vepron në kundërshtim me këto urdhra, do të dënohet me një gjobë prej 8 hyperperësh, që ndahen barabar mes Kontit dhe paditësit.

Nëse provohet që një grua e përdalë bën punë të liga ose kërkon të prishë të tjerët, ajo duhet ta lërë qytetin tonë brenda tri ditësh dhe, nëse e kalon këtë afat, të ndëshkohet me 8 hyperperë gjobë, të sillet rrugëve të qytetit duke u rrahur me shkop dhe në fund, të syrgjynoset dhe kurrë më të mos kthehet në tokën tonë".

Ky është kreu i 87 i Statutit të Shkodrës të shekullit XIV. Është hera e parë që prostitutat përmenden në një dokument zyrtar në Shqipëri. Gazetarët Fatos Baxhaku dhe Klodiana Kapo kanë sjellë në një libër historinë e prostitucionit në vendin tonë. Një hulumtim i gjatë në arkiva dhe në shtypin e kohës, sjell detaje interesante të pabotuara ndonjëherë mbi këtë profesion kaq të vjetër, i cili më vonë do të ndalohej në vendin tonë.

Libri "Gra të përgjithshme" është botuar nga "Dituria" dhe është një udhëtim përmes historish në jetën e "femrave të fshehura të qyteteve". Gjatë periudhës së Perandorisë Osmane pati një koncept tjetër mbi kënaqësinë seksuale. Lamtumirë ide të Solonit mbi barazinë e të gjithëve në të bërit seks! Lamtumirë seks demokratik!

Në Perandorinë Osmane seksi i lirë ishte vetëm monopol i të pasurve. Në fillim i Sulltanit dhe më pas i krerëve pashallarë, që vinin poshtë tij. Vendi ku mbaheshin femrat për seks ishte haremi, një vend i mbyllur, larg syve kureshtarë të botës. Meshkujt e vetëm, veç zotërisë, që lejoheshin të hynin në harem ishin eunukët, skllevër të tredhur dhe prandaj edhe të parrezikshëm.

Kryeeunukët ishin aq të besueshëm, saqë ndonjë prej tyre arriti të marrë edhe postin e vezirit, duke qëndruar në protokollin zyrtar në të njëjtin rang me kryevezirin, shejhulislamin apo khedivin e Egjiptit. Haremi ekzistoi në zona të ndryshme të Turqisë deri më 1917, kohë në të cilën ai mori fund me iniciativën e Zija Gëkalpit, paraardhës i Mustafa Qemal Ataturkut.

Me ardhjen e pushtuesve osmanë, një popullsi e veçantë u ngulit në zonat rreth kështjellave. Këta ishin të zeshkët, punonin si nallbanë, kovaçë, kasapë, shpesh edhe varrmihës apo xhelatë ekzekutorë. Në gjuhën e popullit këta quhen jevgj, evgjitë, magjypë, gjyp e xhip, ndërsa sot pjesa e tyre intelektuale vetëcilësohet si egjiptianë.

Kjo kategori u shqiptarizua shumë shpejt. Femrat e tyre, ca nga zakonet e lira të vendeve nga vinin, ca nga jeta e gjatë nëpër garnizonet ushtarake dhe ca nga varfëria e pafund, u bënë shpejt pre e lehtë e dëfrimeve të bejlerëve vendas. Të dhëna shumë pas muzikës dhe valles, femrat e tyre përdoreshin ndër ahengje, dhe sigurisht edhe për seks. Kjo kategori femrash, që u zhduk si e tillë menjëherë pas fitores së komunizmit, cilësohej si çengie.

Të dhënat e para për to i kemi nga udhëtarët vendas dhe të huaj, të cilëve u bëri përshtypje jo vetëm ngjyra e tyre e zeshkët, jo vetëm veshja e tyre plot ngjyra, por edhe qëndrimi i tyre i lirshëm në prehër të meshkujve. E gjithë kjo ndodhte në qytete ku femrat e tjera dilnin në rrugë të mbuluara kokë e këmbë me ferexhe dhe nuk u lejohej të rrinin në një dhomë me burrat.

Për udhëtarët e huaj ka qenë gjithnjë i vështirë dallimi mes egjiptianëve, sikurse i quajnë sot, dhe romëve apo ciganëve. Ndonjë prej tyre çengitë i ka quajtur "cigane", duke bërë një gabim naiv fare pa të keq. Një prej tyre ishte ish-ushtari austro-hungarez Hugo Bernatzik. Ky, amator i madh i natyrës, kur kishte qenë në Shqipëri gjatë Luftës së Parë Botërore, ishte mrekulluar nga pelikanët e shumtë që kishte parë në Karavasta.

Vite më vonë, më 1929, i pajisur me një kajak dhe me një aparat fotografik, udhëton që nga Myzeqeja deri në Liqenin e Maliqit. Ishte nisur në kërkim të pelikanëve, por ndalon sa herë që i zënë sytë grumbullime çengish plot ngjyra e muzikë. Edhe ai çuditet teksa shikon këto femra lozonjare krejt ndryshe nga shqiptaret që ka hasur më parë:

"... E ndërsa në pjesën tjetër të Evropës ciganët endacakë ishin më të kujdesshëm për sa i përket ruajtjes së gjakut të tyre dhe, përgjithësisht, e refuzonin, përzierjen me popujt mikpritës, vajzat cigane në Shqipëri nuk i përmbaheshin shumë këtij rregulli dhe disa bionde me sy bojëqielli mes tyre, janë tregues i përzierjes së gjakut me raca të huaja...

Ciganët duan të mbijetojnë, kështu që gratë dhe vajzat shesin dashurinë e tyre. Në të vërtetë, këtë e kanë bërë edhe kohë më parë, gjë që vërtetohet nga flokëverdhët mes tyre. Tani ciganet e Shqipërisë janë të detyruara ta bëjnë këtë më shpesh dhe e ngarkojnë veten – kjo sipas zërit të artistit – me fyerjen e prostitucionit.

Ciganet duket sikur nuk e ndjejnë këtë poshtërim dhe e ushtrojnë këtë zanat me zell dhe profesionalizëm. Ato trajtohen si skllave edhe nga vetë burrat e tyre... Një cigane, që punonte si shërbyese, shkon te pronari. 'Zotëri, i thotë, dua të fle me ty. Por për çdo herë dua të më japësh një çerek napoloni. Duhet të flesh të paktën katër herë me mua'. Pronari ia ktheu: 'Ti je një grifshë e lezetshme. Po përse të duhen kaq shumë para?'.

Ajo i përgjigjet: 'Burri im nuk është i kënaqur me mua, pasi unë fitoj shumë pak. Ai më goditi me gur, aq sa mendova se do të vdisja. Tani duhet t'i jap shefit të policisë një napolon. Vetëm kështu ai do ta zhdëpë në dru burrin tim... Njësoj si prostitutat në antikitet, duket se çengitë në Shqipëri kanë qenë më se normale.

Dynjaja i pranonte si një e keqe e domosdoshme, si një gjë me të cilën je edhe afër, edhe larg. Bejlerët, nga ana tjetër, nuk e kishin për gjë që të ndërtonin edhe një banesë të posaçme për to në cepin e oborrit të madh të sarajeve. Deri vonë, para 1944, kjo ishte një gjë krejt e pranueshme. Madje beu mburrej se kishte bërë "sevap për një tufë fukarenjsh".

Jo rrallë beu përgjegjës e martonte çengien, së cilës kishte nisur t'i kalonte mosha dhe nuri, duke i gjetur burrin dhe duke i dhënë edhe një pajë modeste. Me të vërtetë një "sevap" i madh! Historitë e bejlerëve me çengitë kanë frymëzuar lindjen e njërës prej novelave më brilante të letërsisë shqipe të viteve '30. Në vitet '30 të shekullit XX, pothuajse si sot, Shqipëria gjendej në dilemën e madhe, mes Perëndimit dhe Lindjes, anadollizmit dhe modernizmit, katundarisë dhe qytetarisë.

Mbase atëherë më shumë se sot, mjafton të bëje ca para dhe nisje të besoje se tashmë bëje pjesë në elitën e vendit. Mjaftonin ca ndryshime në veshje, në të ecur, në të qëndruar dhe kaq. Një nga ato gjëra që shumë rishtarë besonin se i bënte elitarë, ishte edhe frekuentimi i lokaleve të qejfit.

Pikërisht në këtë kohë një grup intelektualësh si Mithat Aranitasi, Mustafa Greblleshi e të tjerë përdorën me shumë sukses një armë të fortë: ironizimin e këtyre qejflinjve të vonuar përmes të shkruarit në dialektin "tirons". Libri "Gra të përgjithshme" është i mbushur plot histori, dhe fakte që tregojnë jetën e fshehur që ka qenë gjithnjë diku në kënd të qyteteve të mëdha...

Fragment nga libri

Ceni, në shtëpinë e qejfit

- Karrosaxhi, o karrosaxhi, ktheje karrosën.
- Peqi bej, peqi!
- Ou Ceni!
- Ou Liu!
- Hajërli mre Cen, ku do me shku me?
- M'kavet Verës tetdhet kilometra m'orë!
- A je martu me apo jo?
- Pse?
Aqena o veni qi rrin t'martumit; se vallahi po t'shkilloj qi po qe beqar mës shko kot se o tërb!
- Jo tërb po a ke fëqi me m' varë legenin mrapa, pa shku sonte se lej. Do t'ma falin ma kët gabim t'vogël t'martumit; i herë m'ymrit jom tu shku una, se nuk jom tu u shkartis n'byrek ashtu per not... Apo jo?
- Po mre po, po ecej... nejse!
- Promta m'kavet Verës o Cen!

Dy lekët m'dorë karrosaxhiut, ene yryç m'tavolinët. Pina e bukër tu derdh sheqer për goje u sillte e u përhidhte për m'e e shtu lezetin e nurin myshterivet! Of, ooof! Mu t'shkretit pri herë mu hap goja, pri... nejse mo, m'vite gjumë, m'gja sa pashë Pinën! Hala se shifsha veten una se isha i cop katnar, qi vallahi për qetër gjo s'boj lazëm veç për surrat bastoni me trem sorrat; mirëpo.

Pina m'pëlqeu, e qesh hazër m'u bo "Dan Zhapan" taksirati! Ajo kapile se kthej noj herë krytë ke una; m'plasi, m'boni pamen! Ajona o msu me palektual qi jon t'rru e t'vesh tamon si kuklla Stamolli; amo n'qoft se ato vujnë pri i smunlliku qi thojshin "malatia della tasca" ajo e shkretë s'ka çëre t'bojë, apo jo? Sëmunlliku vje pri Zotit, se nuk o m'dorët tonë. Kush mre ka qefë t'heki xhoni alamet me at dreq sëmunlliku? Me gjith ate, çin mo shumë, çin mo pak aj tartakurt "malatia della tasca" na ka xhirgos t'gjithve, po kur je vesh ne keq (ashtu si isha una me brekushe) karshi gocave t'reja si Pina, aj sëmunllik t'msho mo fort...

E pashë se ke Pina s'po njyshe gjo, ju ktheva gocvet t'ona. Sefija me Sabrijen ishin m'kulmit qejfit. Dajret gati po i zete taksirati me u thy. "Una ty moj të kom dash", gjimote deri m'qillë! Qefi i ashikve kishte mërri hatllat! Kur Ceni, m'qetër onë kishte hekë e përpjekë se s'kishte gjo n'terezi. Kshtu o dynjoja "hane tas, hane hamom".

M'ato llafe pëshim ahengu pes dekika. Shyqyr jarebi, thosh me vete, se ishalla po njyj me nja dy tri fjalë mënebare me gocat t'ona. "Naxhio, o Naxhi", merrja i herë Sotto la monte di stella se do t'bojm i çik dongc. Shpejt njoni përlau Pinën, qetri Safijen, ene hajd Ceni po ke hiçja! "Sarfi Nazar" i thosh ksaj kavje, pri herë iu drejtova kaves Durrsit".

Bubuja! Bali m'priti mo me turi se Pina, ene vallahi mës t'kishte qenë i tironas qi gjeç atyna tu pi, qesh tu hik. Sa m'pa m'uli m'tavolinët t'vet, porositi i konjak ene zu me m'na:
- Eee, si e pate kismetin sonte?
- Paj Zotin mos m'na, se vallahi m'a dogj kacollen ajo çenjija re qi o m'kom!
- Ajo osht e ankashu!
- Mir pra, po mor ate t'hollën, se m'gja do vetë, se osht tu qesh me mu...
- Ajo o e X... efeniut.
- Qetrën pra! Ne ajo m'pëlqe pa hesapë.
- Ajo o e filan fistikut.
- Pu una ke hiçja a si?
- Jooo, tina po deshe zgjidh m'kom, m'at'on qi jon mshtet. Mo rri urtë, shifi: Zyri, Kumja, Qamilja e bilmemne. E sa për kto t'rejat nuk ke hala turi tina qi t'vijsh prej Brrarri e t'zejsh merak me to, se je i vogël! Apo s'je i vogël? A je martu?
- Jo mre vlla, jo!
- Po çëre do ktu tina mër ta... mër llakabond! Apo se di hala se ktu o veni jonë? Shpejt m'Kursal mër derr se aqe o veni beqarvet qi bojn "amore fidanzato", e jo ktu. Kur t'kesh bo i taborr kalamoj, ene duhet t'jesh "permanent" se qetër soj s'të pranojm!

U nresh shpejt para se t'hajshe noj karrike kresë, kur ato çenjitë m'përcollën tu rraf dajret ene tu kënu me t'tallme: Jarnaneee, jarnaneee/ T'hongsha daja dardhateee/ O të hekt panukllaeee! Kur dola m'rrugët fus dorën m'xhept me pa, kur m'kishin firu 3 dollarët qi shita gomorin ditën e Shëllneshit, ene kisha njel "yften pipiroz". Nji kjo osht storja e harapçillikut t'Cenit, qi kishte qenë për kaptinet tre dallavervet qi i qofshin harom si dreqi. Ene ato gocat dalshin faret se m'lon ke hiçja aco note!

"Ceni harapçi" është botuar në revistën "Java" më 1936. Cen Qytykut, "druvar prej Brrari", i cili paratë që fitoi nga shitja e gomarit të vetëm vendosi t'i harxhojë në shtëpitë e qejfit të Tiranës. Autori është Mustafa Greblleshi

Nga shënime të Eqrem Bej Vlorëz, viti 1908

... Hyrja e kërcimtareve, çengive, solli gjallëri në shoqërinë tonë të qetë. Sepse përgjithësisht shqiptari është i heshtur dhe i përmbajtur. Edhe bisedat, sidomos tek toskët, janë të qeta dhe asnjëherë të shfrenuara. Shakarat janë të rralla...

Sot na nderonin katër bukuroshe cigane: Shahja, Mini i Vogël, Hysnija dhe Difja. E para përfaqësonte yllin në ngjitje të bukurisë, artit dhe dashurisë. Që të katërta shkëlqenin me rrobat e tyre shumëngjyrëshe prej kadifeje dhe mëndafshi e plot qëndisma ari. Kostumi i grave shqiptare nuk jep shumë dorë për të nxjerrë në pah joshjet femërore...

Bukuroshet hynë një nga një në dhomë, përshëndetën dhe, me def në dorë, u ulën para muzikantëve. Pastaj ato u ngritën për të kënduar e kërcyer, të shoqëruara nga defi dhe duke ruajtur taktin me këmbë. Hera herë përdorën edhe kastanjeta, të quajtura këtu xampara.... Çengitë janë ustallesha edhe për kërcimet orientale të barkut, gjatë të cilave ato bëjnë edhe plot numra cirku.

Kështu Shahja vinte një gotë plot me ujë mbi kokë dhe hidhej e përdridhej me të gjitha pjesët e trupit, pa derdhur ndërkaq asnjë pikë uji. Difja, e nxitur nga kjo, hodhi një jatagan në dysheme dhe u përkul nga prapa, gjithnjë sipas ritmit të muzikës, deri sa arriti që ta kapë tehun me dhëmbë dhe të ngrejë kështu shpatën nga dyshemeja.

Pas çdo duartrokitjeje, madje edhe pas çdo miratimi me kokë, zanat e hijshme suleshin sakaq e duke u përkulur nga prapa, prisnin që t'u ngjisnin në ballë o në faqe një kartëmonedhë të madhe a të vogël, sipas mundësisë financiare të dhuruesit.

Kam parë shpesh se si, duke u përpjekur t'u vinin monedha të rënda, njerëzit i lyenin ato me pështymë për të ngjitur më mirë, pa u dukur ky veprim i pasjellshëm apo i shëmtuar. Kurtizania shqiptare nuk është as e dalldisur, as edhe e rreptë me dashnorin e vet; ajo, sikur simotrat e saj të Lindjes së Afërme, shfaq një lloj sentimentalizmi, që më tepër është i shtirë për çastin, se sa i ndjerë.

Kjo duhet t'i vishet ndikimit të Lindjes, sepse tosku, nga natyra, është i esëllt. Ndërsa e kundërta, tek çengitë e Gegërisë ndjen ndjenja më të çiltra, shpesh edhe vetëmohuese, që mund të shpjegohen me ndikimet e drejtpërdrejta të jetës shpirtërore te sllavët dhe turqit. Kërcimtaret në Shqipëri janë pothuaj të gjitha pa përjashtim me prejardhje cigane (evgjite), edhe pse nga përzierja e vazhdueshme e gjakut me të tjerët, i kanë humbur tashmë tiparet somatike të këtij populli.

Më të shumtën ato i gjen të martuara me një zejtar të sojit të tyre. Dhe që këta zotërinj janë liberalë të mëdhenj për sa i takon familjes dhe moralit, kjo duket shkoqur. Është kjo arsyeja që edhe fëmijët e tyre 'femini generis' vazhdojnë zanatin e nënave, aq më tepër që për vazhdimin e artit të kërcimit kujdesi nuk mungon...

Detajet e librit
Dituria
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13k)
Përshtypjet

Write your review

Gra te pergjithshme, Fatos Baxhaku, Klodiana Kapo

Gra te pergjithshme, Fatos Baxhaku, Klodiana Kapo

Në Perandorinë Osmane seksi i lirë ishte vetëm monopol i të pasurve. Në fillim i Sulltanit dhe më pas i krerëve pashallarë, që vinin poshtë tij. Vendi ku mbaheshin femrat për seks ishte haremi, një vend i mbyllur, larg syve kureshtarë të botës. Meshkujt e vetëm, veç zotërisë, që lejoheshin të hynin në harem ishin eunukët, skllevër të tredhur dhe prandaj edhe të parrezikshëm.

Write your review
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000248

Botuesi: Papirus

Gur, Fatos Baxhaku

Përshtypje(t): 0

Cili prej nesh nuk ka qëndruar në ndonjë udhëkryq duke e vrarë mendjen se nga të shkojë? Udhëkryqet shumë herë na hapin telashe, porse shndërrohen në një gjë fort të dobishme, sapo ne arrijmë të mësojmë rrugën e drejtë. Atëherë kemi mundësi të orientohemi më mirë e të kryejmë punët për të cilat jemi nisur.

Çmimi 1 000,00 Lekë
More
Nuk ka produkte të mjaftueshme në stok

Referenca: SKU000919

Botuesi: Papirus

Ne Mirdite & Rreth e Rrotull, Fatos Baxhaku

Përshtypje(t): 0

Përmes gjinisë së reportazhit, autori i këtij vëllimi, Fatos Baxhaku sjell për lexuesin një rrëfim për rrethin e Mirditës. Ai vetë ka prekur nga afër çdo vend për të cilin tregon. Dhe e bën këtë përmes një thjeshtësie narrative, sa të duket sikur ti vetë ke shkelur aty.

Çmimi 500,00 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Cadra e Kuqe, Fatos Baxhaku

Përshtypje(t): 0

Ky libër nuk pretendon assesi që të jetë një botim gjithëpërfshirës për këtë temë. Shumë prej protagonistëve të dikurshëm janë shuar ngadalë, në heshtje dhe pa lënë shumë gjurmë. Këta kanë mbetur vetëm ndër copëza kujtimesh të lodhura. 

Çmimi 1 200,00 Lekë
More
Ne gjendje
16 produkte të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU002075

Botuesi: Te tjere

Diplomacia, Henry Kissinger

Përshtypje(t): 0

Po të doni t'i bëni një nder dikujt, i jepni libirin "Diplomacia" të Henry Kissinger - it... pa dyshim, ai është një nga më të mirët dhe më të këndshmit mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, të shkuara dhe të tashme... "Diplomacia" duhet të lexohet për përfshirjen e plotë historike, karakterizimet, paraqitjen e ngjarjeve, aftësinë për t'i parë në ndërlidhje...

Çmimi 2 500,00 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Ahmet Zogu, presidenti qe u be mbret, Blendi Fevziu

Përshtypje(t): 0

Por përveç inteligjencës, ajo që i jepte atij epërsi të padiskutueshme mbi gjithë të tjerët ishte mungesa e çdo ndjesie. Ahmet Zogu as ka dashuruar, as ka urryer kurrë. Veprimi dhe sjellja e tij i nënshtroheshin gjithnjë kontrollit të një mendjeje të ftohte dhe praktike, udhëhiqeshin gjithnjë dhe vetëm prej interesave të tij...

Çmimi 1 050,00 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000217

Botuesi: Cabej

Shqiperia gjate Luftes 1939-1945, Bernd Fischer

Përshtypje(t): 0

"Për të kuptuar shqiptarët e vitit 2000 e tutje është e rëndësishme të përpiqesh të kuptosh se kush qenë ata gjatë viteve 1939-1995", shkruan Bernd Fischer në parathënien e librit që keni në dorë. Ai bën pikërisht këtë gjë: gjurmon, analizon, krahason e shpjegon në mënyrë shkencore ngjarjet komplekse në Shqipëri gjatë Luftës së II Botërore.

Çmimi 1 190,00 Lekë
More
Nuk ka produkte të mjaftueshme në stok

Botuesi: Living

Ora e zezë, S. C. Pike

Përshtypje(t): 0

Ish pjesëtari i grupit mafioz të drejtuar nga Xhon Goti dhe i familjes Gambino, Xhon Alite, rrëfen historinë e jetës së tij në një mënyrë tejet origjinale, me shpresën për të zbuluar misteret e mafies dhe për të frymëzuar këdo, që t’i qëndrojë sa më larg botës së krimit.

Çmimi 1 200,00 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Bishti i kometes, Besnik Mustafaj

Përshtypje(t): 0

Lidhur me sa thuhej për Berishën, rrethanat e kishin sjellë që unë të isha dëshmitari i vetëm i fillimit. U desh një kohë e gjatë që në kokën time të zinte pak nga pak fill një dyshim, i cili nuk kishte kurrsesi të bënte me ndonjë gabim të kujtesës, por me diçka shumë më të rëndë: Mos vallë edhe unë vetë kam qenë i manipuluar?

Çmimi 1 000,00 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000709

Botuesi: Tirana Times

Anarkia qe po troket, Robert D. Kaplan

Përshtypje(t): 0

Demokracitë e reja e të paqëndrueshme në Europën Lindore, lufta e egër fisnore në Afrikë, luftërat civile dhe dhuna etnike në Lindjen e Afërt, përhapja e sëmundjeve dhe kriza e urisë në mbarë botën, për të mos përmendur hendekun e madh që është krijuar nga shtetet e pasura.

Çmimi 890,00 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000813

Botuesi: Bota Shqiptare

Ceshtja Shqiptare, Riformesimi i Ballkanit, Vickers & Pettifer

Përshtypje(t): 0

Në këtë vepër shihen, si rrallëkund tjetër, aktorë që ndërrojnë ngjyrat e veta, rolet e veta, pozicionet e veta, mendimet e qëndrimet e veta, ndërrojnë programet e veta politike, grinden midis tyre dhe prapë pajtohen, vetëm e vetëm për të qëndruar mbi sipërfaqen politike.

Çmimi 1 000,00 Lekë
More
Nuk ka produkte të mjaftueshme në stok

Referenca: SKU001968

Botuesi: Botart

Atje larg ne fund te botes, Pirro K. Andoni

Përshtypje(t): 0

e hapa dokumentin, kishte gjithsej tri faqe të shkruara në spanjisht. Në të bëhej fjalë për lidhjet e Mehmet Shehut me CIA - n. Përshkruhej komploti për likuidimin e Enver Hoxhës dhe zotimi i tij për të ndryshuar kursin politik të Shqipërisë, duke i dhënë një drejtim të ngjashëm me atë të Jugosllavisë.

Çmimi 1 000,00 Lekë
More
Nuk ka produkte të mjaftueshme në stok