• Ka mbaruar
teoria politike perendimore, lee cameron mcdonald
  • teoria politike perendimore, lee cameron mcdonald

Teoria Politike Perendimore, Lee Cameron McDonald

SKU000322
Ideart

Në këtë vepër, lexuesi do të gjejë të sistemuar në mënyrë kronologjike dhe disiplinare teoritë më të rëndësishme të politikës, ato që ndryshuan rrjedhën e ngjarjeve, emrat e sundimtarëve, format e qeverisjes, kufinjtë e shteteve dhe besimeve.

6,80 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Teoria Politike Perëndimore, Lashtësia dhe Mesjeta, pjesa e parë
Origjinali: Western Political Thought, Ancient and Medieval, part 1
Gjinia: Shkenca politike
Autori: Lee Cameron McDonald
Shqipëroi: Julian Qineti, Elton Tahirllari
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2006
Fq. 380
Pesha: 0.471 kg.
ISBN: 978-99943-43-06-8

Koment nga autori

Përse shërben teoria politike? Pyetja është e formuluar gabim dhe përgjigjia jonë nuk mund të jetë përfundimtare, thjesht sepse teoritë politike mund të përdoren në mënyra të pambarimta: për ta kaluar kohën e lirë ose për të plotësuar fjalëkryqe, për të racionalizuar veprimet e shkuara apo për t'u shitur mend miqve, për të zbuluar kuptimet apo për t'i ngushëlluar ata kur dështojnë në zgjidhjen e tyre, për të frymëzuar kurajë përballë ndërlikimit të historisë ose për të shpjeguar zgjedhjet njerëzore përmes proceseve nën – njerëzore.

Teoricienët politikë nuk pajtohen mes tyre se çfarë është teoria politike apo se si ajo mund të hyjë në punë. Por që t'u kërkosh teoricienëve të vdekur mijëra vjet më parë që t'u përmbahen përkufizimeve formale të teorive tona të kufizuara është afërmendsh një marrëzi. Të anashkalosh leximin e teorisë politike me pyetjen si si ne mund ta vëmë atë në punë nuk ëshë vetëm e pamend, por edhe mungesë mirësjelljeje.

Në këtë vepër, lexuesi do të gjejë të sistemuar në mënyrë kronologjike dhe disiplinare teoritë më të rëndësishme të politikës, ato që ndryshuan rrjedhën e ngjarjeve, emrat e sundimtarëve, format e qeverisjes, kufinjtë e shteteve dhe besimeve dhe që tekefundit bënë të ndryshojë edhe njeriu si banor i hapësirës dhe kohës.

Janë tezat më të njohura të mendimit politik të Lashtësisë dhe Mesjetës, janë emrat më përfaqësues që nga Platoni, Sokrati e Aristoteli dhe gjer tek Agustini, Akuini, Xhoni i Sollsbërit, Dante, Marseli i Padovës, Nikolla i Kozës dhe shumë mendimtarë të tjerë që lanë gjurmë në ato epoka.

 

Detajet e librit
Ideart
SKU000322
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Artini

Shqipëria, një kallëzim nga udhëtimi i fundit 1880, Edward Frederick Knight

Në një stivë me traveologë për Shqipërinë dhe shqiptarët, libri i Edward Frederick Knight Albania: A narrative of Recent Travel është një përftesë për një lexim të disafishtë, përjetim kulturor në kohë, por edhe vramendje sot e të gjtihë ditën. I botuar në muajt e parë të vitit 1880, pra disa muaj pas kthimit nga aventura shqiptare, mbresat e përshkrimet...
11,05 GBP
More

Botuesi: Toena

Për Kinën, Henry Kissinger

Për më se njëzet vjet pas Revolucionit Komunist në vitin 1949, Kina dhe pjesa më e madhe e botës perëndimore nuk kishin diplomatë në kryeqytetet respektive dhe asnjë rrugë të drejtpërdrejtë komunikimi. Mandej, në korrik të vitit 1971, Henri Kisinger mbërrin në mënyrë të fshehtë në Pekin i ngarkuar me një mision që shpejt çoi në rivendosjen e marrëdhënieve...
12,75 GBP
More

Botuesi: Dituria

Historia e vendeve të ulëta,Friso Wielenga

Historia e Vendeve të Ulëta shkruar nga Wielenga është një vështrim i përgjithshëm, i thellë dhe konciz i historisë së Vendeve të Ulëta, që nga Revolta kundër Spanjës deri në ditët e sotme.
12,75 GBP
More

Referenca: SKU001168

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Shqipëria pas rënies së komunizmit, Clarisa De Waal

Ndërsa emigracioni vazhdonte të ishte burimi kryesor për krijimin e të ardhurave, reagimi negativ fillestar filloi gradualisht të zëvendësohej nga një përgjigje popullore shumë më konstruktive për ndryshime... duke kuptuar se për të ecur përpara 'ne duhet të mbështetemi te vetja se sa të presim të veprojë qeveria'.
10,20 GBP
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Mbi historinë e Ballit Kombëtar, Kristo Frashëri

Qëndrimet që mbajtën qeveritë dhe partitë e vendeve të Europës gjatë Luftës së Dytë Botërore u gjykuan në Konferencën e Paqes, e cila u mblodh fill pas Luftës, më 1946. Qeveritë që ishin rreshtuar përkrah Koalicionit të Madh Antifashist anglo-sovjeto-amerikan u thirrën si aleatë në Konferencën e Paqes.
5,10 GBP
More

Referenca: SKU000212

Botuesi: Cabej

Epoka e ekstremeve, i rrëmbyeri shekull i njëzetë Eric Hobsbawm

"Epoka e ekstremeve, i rrëmbyeri shekull i njëzetë" me tri ndarjet e mëdha kronologjike: Epoka e Katastrofës, Epoka e Artë dhe Shembja e Madhe, shkruar me këndvështrimin e njeriut që beson në arsyen dhe në shkencën e, po aq, në mundësinë e përmirësimit  të së ardhmes së njerëzimit.
10,20 GBP
More

Referenca: SKU002058

Botuesi: Toena

Fjalor Mitologjik, Barbara Colonna

Mitet janë pasuri të njerëzimit që gjenden në të gjithë popujt dhe kulturat. Luftëtarë, perëndi, satirë, demonë, nimfa, përbindësha, trollë, elfë, gjigantë dhe xhuxhë gjejnë vendin e tyre në një fjalor që i rendit dhe përcakton domethënien, historinë dhe simbolet.
15,30 GBP
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000152

Botuesi: Ideart

Ngushëllimet e filozofisë, Alain De Botton

Para jush do të shfaqet Sokrati, Epikuri, Seneka, Montenji, Shopenhaueri, Niçe. Me idetë, veprën dhe jetën e tyre, së bashku me kumtet e fshehta dhe ato aspekte të filozofisë që mund t'u ngushëllojnë në jetën tuaj, ata do ju shërbejnë të parandaloni dhimbjen.
5,10 GBP
More

Referenca: SKU000673

Botuesi: Ideart

Filozofia, Nje hyrje e shkurter, Edward Craig

Ky libër tregon se filozofia nuk është më një e shkuar intelektuale. Mendimtarë si Platoni, shkruesit Budistë, Dekarti, Hobsi, Hjymi, Hegeli, Darvini, Milli, dhe vëzhguesit e sjelljeve njerëzore, u janë përgjigjur nevojave të vërteta dhe ngjarjeve. 
5,10 GBP
More

Referenca: SKU000674

Botuesi: Ideart

Filozofia Antike, Nje hyrje e shkurter, Julia Annas

Tradita filozofike e periudhës së lashtësisë është e gjatë, e pasur dhe e larmishme. Një nga karakteristikat e saj të pazhbëshme qëndron tek debati dhe argumentimi. Ky libër synon ta përfshijë lexuesin në disa polemika të periudhës së lashtësisë dhe ta angazhojë atë në zhvillimet e tematikave kryesore të kësaj periudhe.
5,10 GBP
More

Referenca: SKU000675

Botuesi: Ideart

Filozofia Politike, Nje hyrje e shkurter, David Miller

Si duhet jetuar së bashku në shoqëri? Tekefundit, përse na nevojitet qeveria? Ç'kuptim ka drejtësia sociale? Filozofia politike shtron pyetje dhe gjen përgjigje duke hulumtuar çështje rreth natyrës dhe qëllimit të qeverisjes, të cilat çdokush duhet t'i shqyrtojë.
5,10 GBP
More

Referenca: SKU000906

Botuesi: Dituria

Habia Filozofike, Zhane Hersh

Idetë e teoritë e disa filozofëve, si Sokrati, Platoni, Aristoteli, Dekarti, Spinoza, Kanti, Hegeli, Marksi, Niçja, përshkruhen në një formë mjaft interesante e me një gjuhë të përshtatshme. Origjinaliteti i Zhanë Hersh është se ajo, zhvillimin e filozofisë në Perëndim, e rindërton duke u nisur jo nga tezat e saj themelore, por nga vetë natyra dhe dhe...
6,80 GBP
More