Graal, shpirti i humbur i Evropes, Bujar Kule
  • Graal, shpirti i humbur i Evropes, Bujar Kule

Graal, shpirti i humbur i Evropes, Bujar Kule

UEGEN

Vepra e autorit Bujar Kule të lë mbresë, sepse jo thjesht për faktin që është shkruar në stilin e mbresave e përshtypjeve, por edhe të refleksioneve deduktive plot logjikë dhe si një dukuri kërshërindjellëse. Vepra ka një numër të madh faktesh dhe po ashtu faqesh dhe sido që të jetë lexohet me një frymë.

22,20 
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Graal, shpirti i humbur i Evropës dhe historia e mohuar e Alba – Gens
Origjinali: Graal, shpirti i humbur i Evropës dhe historia e mohuar e Alba – Gens
Gjinia: Histori
Autori: Bujar Kule
Shtëpia botuese: Uegen
Viti: 2013
Fq. 728
Pesha: 0.931 kg
ISBN: 978-9928-03-158-7

Mbi librin

Vepra e z. Bujar Kule, një autor i panjohur në letrat shqipe, vjen si "rrufe në qiell të kthjellët", pasi është tronditëse dhe jo thjesht përshkruese, e shkruar me stil të rrjedhshëm, nga një dorë e sigurt dhe plot fantazi, krahasime, legjendë, histori, interpretim, koherencë, simbolikë dhe kërshëri letrare njëkohësisht, nën një shqyrtim befasues të historisë dhe krahasueshmëri interesante.

Vepra e autorit Bujar Kule të lë mbresë, sepse jo thjesht për faktin që është shkruar në stilin e mbresave e përshtypjeve, por edhe të refleksioneve deduktive plot logjikë dhe si një dukuri kërshërindjellëse. Vepra ka një numër të madh faktesh dhe po ashtu faqesh dhe sido që të jetë lexohet me një frymë.

E tëra kjo i jep pikë autorit, e ngre atë lart dhe kjo do të jetë një analizë brenda dukurisë interpretuese historike, sociologjike, gjuhësore, e legjendës dhe e parashtrimit mitik të analizës së fakteve. Te lexosh veprën e z. Bujar Kule është kulturë. Të interpretosh veprën e z. Bujar Kule është korrektesë dhe kulturë.

Ta analizosh veprën e z. Bujar Kule është patjetër shkencë dhe po nuk pate çelësin e saj të duket sikur ke lexuar diçka tërheqëse, thjesht kalimthi, por pa mundur të futesh dot thellë. Kjo është edhe merita e madhe e këtij autori, i cili me sa duket pas një pune të gjatë studiuese, hulumtuese, kulturologjike dhe krahasuese, arrin më së fundi në përgjithësime tërheqëse, pa dashur ta vështirësojë leximin, duke i dhënë një lloj elegance herë klasike dhe herë të tjera siluruese, ngacmuese dhe joshëse.

Vepra e z. Bujar Kule ia ka arritur qëllimit. Ajo është shkruar bukur, me shprehje të qarta, me stil, me ndjenjë dhe me siguri. Botimi i saj do të jetë me siguri një ngjarje e rëndësishme në fushën e letrave. Duket sikur po thur një panergjik, por jo, vepra është e madhe, e fuqishme dhe tërheqëse, si një bukuri e fshehur, disi e mjegullt dhe pastaj na dritësohet ngadalë – ngadalë me rreze dielli. Autori me siguri do ta mbajë fort këtë përgjegjësi të madhe dhe të "egër" që ka hedhur krahëve të tij, për të na dhënë vepra të tjera po me këtë stil dhe po me këtë dashuri të shkruari.

Koment nga autori

Për herë të parë e "takova" Graalin në skenat e filmit të regjisorit Steven Spielberg, "Indiana Jones dhe Kryqëzata e Fundit" (1989) në të cilin rrëfehet se si arkeologu aventurier Indiana Jones, pothuajse pa dëshirën e tij, detyrohet të vihet në kërkim të objektit të mistershëm të quajtur "Graal" dhe papritmas zbulon se në kërkim të tij ishin vënë edhe nazistët e Rajhut të Tretë.

Nëse vetitë legjendare të Graalit do të ishin të vërteta dhe jo thjesht pjellë e fantazisë njerëzore, nazistët do të mund ta përdornin forcën e tij për të shtrirë pushtetin e tyre mbi mbarë botën, por Indiana Jones nuk mund të lejonte që bota të sundohej nga forcat e errësirës (nazistët!).

Së fundmi pas një sërë aventurash dhe skenash që të linin pa frymë, arkeologu amerikan do të bënte që plani i nazistëve për të shtënë në dorë Graalin aq të dëshiruar, të dështonte duke shpëtuar kështu mbarë botën nga sundimi nazist.

Të entuziazmuar nga filmi, në mënyrë thuajse të pandërgjegjshme, unë dhe shoku im i ngushtë me të cilin kishim ndarë gjatë fëmijërisë dhe rinisë sonë të hershme aq trishtime dhe gëzime, vendosëm që të "niseshim" në kërkim të Graalit.

Eureka! Gjetëm shpjegimin që kërkonim... apo më saktë vetëm pak më shumë nga ajo që ndërkohë dinim! Fjalori e përshkruante Graalin si një gotë prej smeraldi me të cilën kishte pirë Krishti në darkën e fundit, ku njëfarë Josifi nga Arimatea kishte mbledhur më pas gjakun, që rrodhi nga plaga e Krishtit në kryq, që centurioni romak Longino i kishte shkaktuar me heshtën e tij.

Më pas enciklopedia shpjegonte, përciptazi se ishin të shumta romanet të cilat përhskruarnin historinë e kërkimit të Graalit nga kalorësit e mbretit Artur. Është thuajse e kotë të them se shpjegimi i fjalorit na zhgënjeu!

Edhe në film, Graali përshkruhej si gota që kishte përdorur Krishti në darkën e fundit dhe që më pas kishte mbajtur gjakun e tij, por në ndryshim nga fjalori, në film, në një skenë të fundit zbulohej se Graali – grotë nuk ishte prej smeraldi dhe madje as prej floriri, por prej druri. Në fund të fundit, Krishti kishte qenë vetëm një marangoz i varfër!

Detajet e librit
UEGEN
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Berk

Mësim hyrës, Dhanil Voskopojari

Lexuesi njihet në këtë monografi me Mjeshtër Dhanilin, mësuesin voskopojar arumun të fillimshekullit të XIX dhe produktin e tij letrar-didaktik në katër gjuhë të ndryshme ballkanike.
11,10 
More

Referenca: SKU000212

Botuesi: Cabej

Epoka e ekstremeve, i rrëmbyeri shekull i njëzetë Eric Hobsbawm

"Epoka e ekstremeve, i rrëmbyeri shekull i njëzetë" me tri ndarjet e mëdha kronologjike: Epoka e Katastrofës, Epoka e Artë dhe Shembja e Madhe, shkruar me këndvështrimin e njeriut që beson në arsyen dhe në shkencën e, po aq, në mundësinë e përmirësimit  të së ardhmes së njerëzimit.
13,32 
More

Botuesi: UET Press

Rravgime të lira në shtigjet e historisë shqiptare, Eugjen Mërlika

Eugjen Mërlika na paraqet në këtë libër një histori konçize të trojeve shqiptare nga ilirët deri në ditët tona me një vëmendje të veçantë mbi perandorët ilirë të Romës dhe Bizantit. Autori, nipi i historianit dhe gjuhëtarit Mustafa Mërlika – Kruja, shfrytëzon burime të shumta për të na sjellë këtë histori.
13,32 
More

Referenca: SKU001292

Botuesi: Botimet Dudaj

Arratisje nga Lindja, Enis Sulstarova

Arratisje nga Lindja është një lexim i domosdoshëm për të gjithë ata që janë të interesuar për politikën, historinë dhe kulturën shqiptare. Libri dokumenton sistematikisht dhe tregon për formimin dhe qëndrueshmërinë e orientalizmit shqiptar, prej shfaqjes së tij në nacionalizmin e shek. XIX deri në debatet e sotme mbi identitetin kombëtar.
8,88 
More

Botuesi: Papirus

Historia e mendimit ekonomik, Henri Denis

Që nga mendimi parashkencor deri te debatet e doktrinave bashkëkohore, do të gjejmë gjithë ecurinë e një disipline, e cila për shumë kohë u influencua nga koncepte të idealizmit grek, të artikuluara në kundërshti të shumta. Henri Denis është profesor i merituar në Universitetin Paris I.
16,65 
More

Botuesi: Akademia e Shkencave

Etnografi në diktaturë: dija, shteti dhe holokausti ynë, Nebi Bardhoshi, Olsi Lelaj

Ky libër është sa një histori kritike mbi mendimin etnografik në një situatë diktatoriale, po aq dhe një kontribut teorik mbi vetë natyrën, etosin dhe ekonominë politike të diktaturës së proletariatit - kësisoj është edhe një antropologji e dijes, por edhe e shtetit. Si e tillë, anali za jonë i tejkalon kufijtë, që shpeshherë vendosen prej emrave, ngjar...
11,10 
More

Mein Kampf (Lufta ime), Adolf Hitler, vëllimi i parë

Rruga mëse e jashtëzakonshme e jetës së tij ka treguar se si idetë e mbrapshta, të përhapura si ide misionarësh, mund të çojnë në programe politike plotësisht të çmendura dhe në tragjedi më përmasa botërore. Ky libër duhet lexuar që t'i hiqet velloja e misterit që e rrethon, për të parandaluar ekstremizmin dhe urrejtjen e çdo lloji. Mein Kampf duhet të...
16,65 
More

Referenca: 2084

Botuesi: Princi

Perrallat e tranzicionit shqiptar, Shinasi A. Rama

Shteti është i kapur nga një grup i vogël klanesh të parisë që kanë mbledhur e përvetësuar pasurinë kombëtare dhe që vjedhin sistematikisht nga thesari i shtetit. Paria ndjek synimet e veta duke iu kundërvënë, në çdo hap, forcimit të shtetit, të sistemit demokratik, dhe është në luftë të hapur me popullin e vet.
16,65 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000049

Botuesi: Botimet Dudaj

Gjaku i Shenjte, Grali i Shenjte

Sekreti më tronditës i dy mijëvjeçarëve të fundit Botimi i parë i “Gjaku i Shenjtë dhe Graali i Shenjtë” në vitin 1982, pra 25 vjet më parë, ndezi një stuhi mbarëbotërore kontradiktash, jehonash të cilat ende po kumbojnë në mbarë botën perëndimore.
11,10 
More