• Banner

  • Ka mbaruar
Mbreterimi i Pirros se Epirit, Resmi Osmani
  • Mbreterimi i Pirros se Epirit, Resmi Osmani

Mbreterimi i Pirros se Epirit, Resmi Osmani

Pirro i Epirit ishte një nga gjeneralet më të shquar të asaj kohe dhe mbret i Epirit dhe i Molosisë. Ai vinte nga fisi ilir i epirotëve. Ndimues dhe aleat i popujve italian qe ishin në luftë me Romën. Thirrej "shqiponjë" nga ushtarët e tij. U bë i famshëm kur në vitin 280 p.e.s. kaloi ngushticën e Otrantos për të luftuar kundër Romës, e cila rrezikonte qytetin e Tarantos.

5,95 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Mbretërimi i Pirros së Epirit
Origjinali: Mbretërimi i Pirros së Epirit
Gjinia: Histori
Autori: Resmi Osmani
Shtëpia botuese: Kristalina KH
Viti: 2010
Fq. 256
Pesha: 0.311 kg.
ISBN: 978-99956-43-19-5

Mbi librin

Pirro i Epirit (297 – 272 p.e.s.) ishte një nga gjeneralet më të shquar të asaj kohe dhe mbret i Epirit dhe i Molosisë. Ai vinte nga fisi ilir i epirotëve. Ndimues dhe aleat i popujve italian qe ishin në luftë me Romën. Thirrej "shqiponjë" nga ushtarët e tij. U bë i famshëm kur në vitin 280 p.e.s. kaloi ngushticën e Otrantos me 20 000 këmbësorë, 3000 kalorës dhe rreth 200 elefantë, për të luftuar kundër Romës, e cila rrezikonte qytetin e Tarantos.

Në krye të ushtrive të përbëra nga molosët, thesprotët dhe kaonët, Pirro arriti fitore të dhimbshme kundër ushtrive romake. Në kulturën perëndimore sot shprehja "Fitorja e Pirros" nënkupton një fitore me sakrifica të mëdha. Në vitin 307, në moshën 12 vjeçare, Pirrua u kthye në Epir me ndihmën e Glaukut, mbretit të taulantëve, dhe u bë mbret.

Por më 302, kur ndodhej përsëri te taulantët, kundërshtarët e tij ngritën krye dhe shpallën si mbret Neoptolemin II, birin e Aleksandër Molosit. Pasi nuk mund të kthehej më në Epir, ai hyri në shërbim të Diadokëve më në zë të kohës, Dhimitër Poliorketit të Maqedonisë, Ptolemeut I të Egjiptit, si dhe mbretit Agathokli të Sirakuzës, ku u njoh me jetën shoqërore, administrative dhe ushtarake të këtyre shteteve helenistike dhe u kalit në një tok betejash.

Në vitin 296, me, ndihmën e mbretit Ptoleme të Egjiptit dhe mbretit Agathokli të Sirakuzës u kthye përsëri në Epir. Për një kohë e ndau pushtetin me Neoptolemin, pastaj e vrau atë dhe u bë sundimtar i vetëm i Epirit.

Pas kësaj ai i dha fund edhe autonomive që kishin fiset. Pirrua erdhi në fuqi edhe sundoi në një kohë kur fqinjtë e Epirit, Mqedonia dhe Greqia, ndodheshin në një kaos të plotë politik dhe ishin dobësuar nga luftërat e gjata e shkatërrimtare që bënin midis tyre pasardhësit e Aleksandrit të Maqedonisë, Diadokët.

Në këto luftëra u përzie edhe Pirrua dhe u bë një nga pretendentët për fronin maqedonas. Në fillim ai ndërhyri në luftën që bënin midis tyre dy djemtë e Kasandrit pas vdekjes së të atit. Nga kjo luftë ai i shkëputi Maqedonisë tokat që i përkisnin Epirit: Paravinë, Tymfenë, Amfilokinë, Akarnaninë dhe qytetin Ambraki, të cilin i bëri kryeqytet të mbretërisë së vet.

Por mbret i Maqedonisë u shpall Dhimitër Poliorketi. Pak më vonë Pirrua u lidh me sunduesin e Thrakisë dhe Jonisë, Lisimakun, dhe e dëbuan Dhimitrin nga Maqedonia kurse tokat dhe ushtrinë e tij i ndanë midis tyre. Tani kufijtë e shtetit të Pirros u shtrinë në lindje deri në lumin Aksios (Vardar), në veri përtej Apollonisë kurse në jug deri në Peloponez. Por Pirrua nuk mundi t'i mbante gjatë tokat e pushtuara.

Lisimaku e dëboi nga një pjesë e mirë e krahinave maqedone e greke dhe u bë vetë zot i tyre. Rasti e bëri Pirron t'i drejtonte sytë pas kësaj nga Italia. Tarenti dhe qytete të tjera greke të Italisë së jugut, të kërcënuara nga Roma, e ftuan këtë për ndihmë. Pirrua u kap pas kësaj ftese dhe filloi të ëndërronte për krijimin e një monarkie të madhe në Perëndim sikurse ajo e Aleksandrit të Maqedonisë në Lindje.

Në pranverën e vitit 280 Pirrua zbarkoi në Itali me një ushtri të madhe të stërvitur dhe të armatosur mirë. Kjo ishte më tepër një ushtri mercenare që Pirrua e kishte mbledhur jo vetëm në Epir por edhe në krahina të tjera të Greqisë. Ajo përbëhej prej 20.000 këmbësorësh të armatosur rëndë, 300 kalorësish, 2000 shigjetarësh, 5000 hobetaisësh dhe 20 elefantësh, përdorimin në luftë të të cilëve Pirrua e kishte parë në Lindje.

Shpenzimet e luftës i kishte marrë përsipër Tarenti, i cili ishte i detyruar t'i jepte edhe ushtri ndihmëse. Ndeshja e parë e Piros me romakët u bë në qytetin Heraklea. Përleshja qe shumë e ashpër. Fatin e luftës e vendosën elefantët dhe kalorësia e Pirros. Nga kjo disfatë romakët humbën Lukaninë.

Në anën e Pirros kaluan brutët, lukanët, samnitët dhe pothuajse gjithë qytetet greke të Italisë së Jugut. Një vit më vonë Pirrua ndërmori një sulm të ri kundër romakëve, të cilët kishin grumbulluar këtë radhë një ushtri të madhe që arrinte deri në 70.000 vetë. Në betejën që u zhvillua afër qytetit Auskulum romakët pësuan përsëri disfatë, por edhe Pirros fitorja i kushtoi shumë.

Humbjet e tij qenë kaq të mëdha sa që kur e uruan thuhet se u përgjegj: "Edhe një fitore si kjo dhe unë nuk do të kem me se të kthehem në Epir". Prej kësaj rrjedh edhe shprehja "fitore si ajo e Pirros" e cila përdoret sa herë që duan të tregojnë për një fitore me humbje të rënda. Pas këtyre dy betejave gjendja e Pirros në Itali u keqësua.

Forcat e tij ishin pakësuar kurse Tarenti dhe qytetet e tjera aleate kishin filluar të lëkundeshin dhe të ishin të pakënaqura. Roma përkundrazi kishte akoma rezerva të mëdha në njerëz dhe një mbështetje të shëndoshë në aleatët latinë. Për Pirron u bë e qartë se lufta kundër Romës kërkonte kohë dhe sakrifica të reja.

Ndërkaq në Siçili kishin hyrë kartagjenasit dhe Sirakuza e kërcënuar iu drejtua për ndihmë Pirros. Në këto rrethana Pirrua vendosi të bënte paqe me Romën dhe t'i drejtonte forcat kundër Kartagjenës me shpresë se këtu do të arrinte fitore më të lehta. Kushtet e paqes ishin me sa duket të favorëshme për Romën, megjithatë senati nuk i pranoi, sepse kartagjenasit, të interesuar që ta mbanin Pirron në Itali dhe të mos e linin të hidhej në Siçili, i propozuan Romës aleancë dhe ndihmë ushtarake.

Duke u mbështetur në këtë aleancë Roma vendosi ta vazhdonte luftën. Pa përfunduar paqen me Romën Pirrua u largua në vitin 278 nga Italia dhe u drejtua me ushtritë e veta në ndihmë të Sirakuzës duke lënë në Itali vetëm dy garnizone të vogla. Në Siçili, Pirrua korri në fillim disa suksese. Ai i theu dhe i ndoqi kartagjenasit pothuajse nga gjithë Siçilia. Vetëm qyteti Lilibea në skajin jugperëndimor të ishullit mbeti në duart e kartagjenasve. Pirrua u nderua nga banorët e Sicilisë me titullin "prijës e mbret".

Monedhat e prera në Sicili mbanin tani emrin e mbretit epirot. Pas këtyre fitoreve Pirrua filloi përgatitet për t'u hedhur në Afrikë. Por këtë plan nuk mundi ta realizonte sepse në marrëdhëniet e tij me qytetet filluan të lindin mosmarrëveshje të mëdha. Pirrua po i ngarkonte me taksa të rënda dhe sillej me to keq duke ndërhyrë në mënyrë brutale në punët e brendshme dhe duke mos respektuar traditat demokratike të tyre.

Kjo i bëri disa nga qytetet të ngriheshin kundër tij kurse disa të tjera të hidheshin në anën e Kartagjenës. Kartagjenasit nuk vonuan to shfytëzonin rastin. Në Siçili doli përsëri një ushtri e tyre, a cila në pak kohë asgjësoi të gjitha fitoret e arritura nga Pirrua; në duart e tij mbeti Sirakuza.

Në këtë mënyrë planet e Pirros në Siçili dështuan. Por edhe në Itali gjendja nuk ishte më e mirë. Romakët ishin hedhur në sulm dhe pasi kishin kapur disa qytete ish – aleate të Pirros po vepronin me sukses kundër samnitëve dhe lukanëve. Kjo i detyroi grekët dhe italikët që ishin akoma të lidhur me Pirron t'i drejtoheshin këtij prapë për ndihmë.

Pirrua vendosi të linte Siçilinë ku kishte humbur çdo shpresë dhe të kthehej në Itali. Rrugës ai u sulmua nga flota e Kartagjenës, e cila i shkatërroi më shumë se gjysmën e anijeve. Megiithatë, në pranverën e vitit 275 Pirro zbriti përsëri në Itali dhe filloi përgatitjet per sulmin e ri kundër romakëve.

Beteja vendimtare u zhvillua pranë qytetit Beneventum. Këtu Pirrua pësoi disfatë të plotë. Kampi i tij u kap. Ai vetë mundi të shpëtonte dhe të arrinte në Tarent prej nga, pas pak kohe, u kthye në Epir. Gjatë mungesës së Pirros, mbreti i Maqedonisë, Antigon Gonata, kishte rimëkëmbur dhe forcuar shtetin e vet.

Autoriteti i Maqedonisë në Greqi ishte rritur përsëri. Sa u kthye nga Italia, Pirro vendosi të ndryshonte gjendjen e krijuar në Ballkan dhe të provonte edhe një herë të zinte fronin e Maqedonisë. Për këtë qëllim ai sulmoi Antigon Gonatën, por mundi t'i shkëpuste vetëm disa toka nga shteti i tij.

Pas kësaj ai u nis për në Peloponez kundër mbretit spartan, Areut, aleatit të Maqedonisë. Këtu ai korri një varg fitoresh të reja, por në një përleshje rrugësh në qytetin Argos (në gjirin a Korinthit) u vra më 272 dhe ushtria e tij u shpartallua plotësisht. Pirro ka qenë një nga udhëheqësit ushtarakë më të shquar të kohës së vet.

Kur e pyetën njërin nga shokët e Aleksandrit të Maqedonisë kush ishte tani strategu më i shquar ai u përgjegj: "Pirro, kur të arrijë në moshë të pjekur". Më vonë strategu i madh i kohës së vjetër, Hanibali, i dha Pirros vendin e dytë pas Aleksandrit, kurse vetes, vetëm të tretin. Pirro nuk ishte vetëm një udhëheqës ushtarak i praktikës, por edhe një teoricient ushtarak.

Shumë mendime mbi artin ushtarak ai i shkroi në kujtimet e tij të cilat për fat të keq nuk janë ruajtur. Por Pirro, ndonëse ishte një udhëheqës ushtarak i shquar, me ekspeditat e tij mori përsipër një barrë që ishte jashtë fuqive të Epirit: të krijonte një perandori. Këto plane e hodhën atë në një varg luftërash që përfunduan pa sukses.

Gjatë sundimit të Pirros, shteti i Epirit arriti kulmin e fuqisë. Luftërat e vazhdueshme e forcuan shumë pushtetin e mbretit dhe të rrethit të tij; institucioneve të rendit fisnor iu dha një grusht i rëndë. Plaçka e luftës dhe robërit e kapur gjatë betejave e pasuruan aristokracinë epirote dhe u bënë një burim për zhvillimin e mëtejshëm të skllavërisë në Epir. Por këto lufta të përgjithshme i shkaktuan Eprit humbje të mëdha në njerëz dhe rënduan shumë mbi masën e gjerë të popullsisë së Epirit.

Pas vdekjes së Pirros, shteti i Epirit u dobësua. Prej tij u shkëputën njëra pas tjetrës të gjitha tokat e pushtuara të taulantëve, Maqedonisë e Thesalisë. Maqedonia e forcuar e detyroi shtetin e Epirit ta njihte epërsinë e saj. Aleksandri II, trashëgimtari i Pirros, u përpoq të rifitonte së paku në veri tokat ilire.

Për këtë ai luftoi kundër mbretit taulant, Mytilit, të cilit i shkëputi disa toka në jug të Apollonisë. Por në një luftë kundër maqedonëve ai u mund dhe i humbi përsëri tokat ilire të luginës së Vjosës. Mbretëria e Epirit u kthye kështu pothuajse në kufijtë e vjetër të saj. Pakënaqësia e popullsisë në kohën e pasardhësve të Pirros u shtua edhe më shumë.

Këtë e shfrytëzoi aristokracia epirote, e cila e shihte me pakënaqësi gjithnjë më të madhe përqëndrimin e gjithë pushtetit në duart e mbretit. Si pasojë, në Epir shpërthyen konflikte të ashpra që mbaruan me vrasjen, rreth vitit 230, të mbretëreshës së fundit të Epirit, Deidameia, dhe me përmbysjen e pushtetit mbretëror.

Mbi autorin

Resmi Osmani u lind në Mazrek të Çamërisë më 5 maj 1940. Kreu studimet e larta për Agronomi në Institutin e Lartë Bujqësor në Tiranë, studime të cilat i përfundoi në vitin 1963. Ka kryer detyra të rëndësishme drejtuese në prodhimin bujqësor dhe administratën e lartë shtetërore. Krahas detyrave të tjera ka qenë i angazhuar në veprimtari dhe kërkime shkencore.

Ai ka botuar 19 tituj librash të profilit tekniko – shkencor, ka shkruar dhe botuar në revista tekniko – shkencore dhe shtypin periodik, brenda e jashtë vendit, mbi 150 tituj artikujsh që përfshijnë mbi tre mijë faqe. Për kontributin dhe kualifikimin shkencor mban gradën "Doktor i Shkencave" dhe titullin "Profesor".

Detajet e librit
Te tjere
2587
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2887

Botuesi: Te tjere

Mbreteresha Olimpia, Resmi Osmani

I tillë qe fundi i Olimpias, e cila arriti dinjitetin më të lartë ndër gratë e kohës së saj, ngaqë ishte bijë e Neoptolemit, mbret i Epirit, motër e Aleksandër Molosit që ndërmorri luftën në Itali, gjithashtu gruaja e Filipit, më i fuqishmi midis atyre që qeverisnin në Evropë dhe nënë e Aleksandrit, veprimtaria e të cilit ishte madhështore dhe shumë e...

Çmimi 5,95 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2912

Botuesi: Toena

Lule ne gur, Resmi Osmani

U lind më 5 maj 1940 në Mazrek të Çamërisë. Ka kryer studimet e larta për agronomi, specialiteti pemëtari në Institutin e Lartë Shtetëror të Bujqësisë, Tiranë. Ka dhënë mësim si pedagog i jashtëm në nivel pasuniversitar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ka qenë pjesmarrës dhe përfaqësues i vendit tonë në disa konferenca ndërkombëtare për pemtarinë.

Çmimi 2,98 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2914

Botuesi: Te tjere

Endrrat e ngrira te Enver Kushit, Resmi Osmani

Ëndrrat janë pjesë strukturore e prozave të Enver Kushit. Këtë ia lejon, për të mos thënë ia kërkon, stili dhe forma e prozës që shkruan. Shkrimtari i përdor ëndrrat jo vetëm si pjesë e trillimit artistik dhe pleksjen e tyre me ngjarje fantazmagorike, sureale, por edhe si pasqyrë e shfaqjes së gjendjeve të caktuara shpirtërore.

Çmimi 2,55 GBP
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Berk

Një varrim për çdo regjim, Klejd Këlliçi

Rëndësia e Varrezave të Dëshmorëve për regjimin komunist ishte po aq e madhe sa politika të tjera zyrtare, si industrializmi apo emancipimi. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për materializimin monumental e përkujtimor të dëshmorëve, si themel që justifikonte gjenezën e regjimit, por shfaqet qartazi dhe përpjekja për të njësuar dëshmorët, për të njësuar gjithçka...

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Frida, Hayden Herrera

 Frida është gjithashtu historia e një martese të nderlikuar me artistin muralist Diego Rivera, e lidhjeve të saj të shumta, si për shembull me Isamu Noguchi- apo Leon Trockin, e angazhimit të saj me Partinë Komuniste, e përdorimit të kulturës e folklorit meksikan dhe e frymëzimit që qëndron pas artit të saj të paharrueshëm.

Çmimi 12,33 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Akademia e Shkencave

Etnografi në diktaturë: dija, shteti dhe holokausti ynë, Nebi Bardhoshi, Olsi Lelaj

Ky libër është sa një histori kritike mbi mendimin etnografik në një situatë diktatoriale, po aq dhe një kontribut teorik mbi vetë natyrën, etosin dhe ekonominë politike të diktaturës së proletariatit - kësisoj është edhe një antropologji e dijes, por edhe e shtetit. Si e tillë, anali za jonë i tejkalon kufijtë, që shpeshherë vendosen prej emrave, ngjar...

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Zgjedhja, Edith Eger

Në vitin 1944, gjashtëmbëdhjetëvjeçaren Edith Eger e dërgojnë në Aushvitz. Natën e parë e detyrojnë të kërcejë për të famshmin Josef Mengele, njohur ndryshe si “Engjëlli i vdekjes”. Më pas, shqetësimi kryesor është mbijetesa.

Çmimi 11,90 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001669

Botuesi: Te tjere

Në pasqyrën e Oksidentit, Enis Sulstarova

Libri që keni në duar riboton disa prej eseve studimore, artikujve dhe recensioneve të mia që janë botuar në revista dhe gazeta të ndryshme në hapësirën shqiptare gjatë viteve 2000. Me rastin e ribotimit të gjitha shkrimet janë ripunuar nga autori, por  pa bërë ndryshime thelbësore të varianteve të botimeve të mëparshme.

Çmimi 10,20 GBP
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)