• Banner

  • Ka mbaruar

Gur, Fatos Baxhaku

Cili prej nesh nuk ka qëndruar në ndonjë udhëkryq duke e vrarë mendjen se nga të shkojë? Udhëkryqet shumë herë na hapin telashe, porse shndërrohen në një gjë fort të dobishme, sapo ne arrijmë të mësojmë rrugën e drejtë. Atëherë kemi mundësi të orientohemi më mirë e të kryejmë punët për të cilat jemi nisur.

8,50 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Gur
Origjinali: Gur
Gjinia: Reportazhe
Autori: Fatos Baxhaku
Shtëpia botuese: Papirus
Viti: 2008
Fq. 536
Pesha: 0.561 kg.

Mbi librin

Cili prej nesh nuk ka qëndruar në ndonjë udhëkryq duke e vrarë mendjen se nga të shkojë? Udhëkryqet shumë herë na hapin telashe, porse shndërrohen në një gjë fort të dobishme, sapo ne arrijmë të mësojmë rrugën e drejtë. Atëherë kemi mundësi të orientohemi më mirë e të kryejmë punët për të cilat jemi nisur.

Këtë kishin parasysh botimet "Papirus" kur menduan që me anë të këtij libri të nisin një iniciativë të re: krijimin e një biblioteke më vete, e cila shpreson të shtojë pak nga pak në raftet tuaja të librave përshkrime udhëtimi, reportazhe, vende pak të njohura dhe personazhe, që në shtypin e deritanishëm kanë pasur pak shanse që të njihen nga publiku i gjerë.

Biblioteka është pagëzuar "Udhëkryq" për nder të një vendi të njohur në një lagje të vjetër të Shkodrës. "Shqipëria është një vend i vogël", kjo shprehje na është ngulitur fort në kokë që prej shumë kohësh. Nëse do të lexoni botimet e kësaj biblioteke, me siguri do të ndryshoni mendim.

Koment nga autori

... Sikurse do ta vini re, në pjesën e parë të këtij vëllimi përmenden shumë personazhe nga Veriu në Jug. Janë pikërisht këta brumi i vërtetë i këtij libri. Këta më kanë pritur me mirësinë e njerëzve të thjeshtë, pa u shtirur, pa bërë poza të tepërta dhe kanë ndarë me mua jo vetëm kafshatën e tyre të thjeshtë, por edhe hallet e historitë e tyre.

Më kanë konsideruar njësoj si vëllain apo djalin e tyre dhe kjo ma ka mbushur zemrën me gëzim edhe në ditë të trishta. Ky libër, në fakt, nuk është gjë tjetër veçse një përqafim i madh me ta...

Detajet e librit
SKU000248
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000919

Botuesi: Papirus

Ne Mirdite & Rreth e Rrotull, Fatos Baxhaku

Përmes gjinisë së reportazhit, autori i këtij vëllimi, Fatos Baxhaku sjell për lexuesin një rrëfim për rrethin e Mirditës. Ai vetë ka prekur nga afër çdo vend për të cilin tregon. Dhe e bën këtë përmes një thjeshtësie narrative, sa të duket sikur ti vetë ke shkelur aty.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Cadra e Kuqe, Fatos Baxhaku

Ky libër nuk pretendon assesi që të jetë një botim gjithëpërfshirës për këtë temë. Shumë prej protagonistëve të dikurshëm janë shuar ngadalë, në heshtje dhe pa lënë shumë gjurmë. Këta kanë mbetur vetëm ndër copëza kujtimesh të lodhura. 

Çmimi 10,20 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Gra të përgjithshme, Fatos Baxhaku, Klodiana Kapo

Në Perandorinë Osmane seksi i lirë ishte vetëm monopol i të pasurve. Në fillim i Sulltanit dhe më pas i krerëve pashallarë, që vinin poshtë tij. Vendi ku mbaheshin femrat për seks ishte haremi, një vend i mbyllur, larg syve kureshtarë të botës. Meshkujt e vetëm, veç zotërisë, që lejoheshin të hynin në harem ishin eunukët, skllevër të tredhur dhe prandaj...

Çmimi 6,80 GBP
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Berk

Gjuhët e Parajsës, Maurice Olender

Këta fantomatë të një gjuhe primordiale, gjithsesi të pranishëm edhe tjetërkund, janë padyshim edhe më të sikletshëm në territoret shpërthyese të Ballkanit, ku rrezikojnë të shndërrohen një ditë në armë ideologjike të preferuara për nacionalistët e rinj. 

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Shën Kolli Mesopotam, Sarandë, Aleksandër Meksi

Ndër monumentet e trashëgimisë kulturore të vendit tonë, monumentet e periudhës gati mijëvjeçare bizantine zënë një vend mjaft të rëndësishëm. Nga kjo kohë ruhen mjaft fortifikime e qendra qytetare si dhe një numër jo i vogël kishash, të cilat, si dëshmi materiale, me vlerat që kanë, hedhin dritë për një periudhë të gjatë historike të shqiptarëve dhe...

Çmimi 25,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Balsam në Galaad, John L. Withers II

Megjithëse viktima për një kohë të gjatë të abuzimeve të ashpra racore, ushtarët mbetën të tronditur nga tmerret që panë kur "qyteti" doli të ishte kampi i përqendrimit në Dahau. Ata u tronditën më tej, ditë më vonë, kur dy të rinj hebrenj kockë e lëkurë, ish-të burgosur në Dahaut, u shfaqën në kampin e tyre dhe iu lutën për ndihmë. Strehimi i personelit...

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Gra të përgjithshme, Fatos Baxhaku, Klodiana Kapo

Në Perandorinë Osmane seksi i lirë ishte vetëm monopol i të pasurve. Në fillim i Sulltanit dhe më pas i krerëve pashallarë, që vinin poshtë tij. Vendi ku mbaheshin femrat për seks ishte haremi, një vend i mbyllur, larg syve kureshtarë të botës. Meshkujt e vetëm, veç zotërisë, që lejoheshin të hynin në harem ishin eunukët, skllevër të tredhur dhe prandaj...

Çmimi 6,80 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001306

Botuesi: Toena

Ju flet Tirana, Kujtime nga RTSH, Agron Çobani

"Ju flet Tirana" është libri më i ri i cili ka si autor Agron çobanin. Ky libër është një pjesë e historisë së Radiotelevizionit Shqiptar. Në të përmblidhen kujtime të autorit dhe personazhe të shumtë. Duke qenë dëshmitar i shumë ngjarjeve të rëndësishme në periudha kyce, Agron çobani sjell për herë të parë fakte të papublikuara, analiza interesante dhe...

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Islamizimi i Shqipërisë nën Turqit, Edwin E. Jacques

Edwin E. Jacques, historian e studiues amerikan, i kaloi vetëdijshëm kufijtë e një misionari të thjeshtë protestant, pa e hequr nga mendja pozitën e tij. Studimi i bërë islamizimit të Shqipërisë nuk kishte vetëm konture historike; brenda kontureve fetare të trajtesës ai përdori fjalë ligështuese për terrenin ku ngjau islamizimi.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Rravgime të lira në shtigjet e historisë shqiptare, Eugjen Mërlika

Eugjen Mërlika na paraqet në këtë libër një histori konçize të trojeve shqiptare nga ilirët deri në ditët tona me një vëmendje të veçantë mbi perandorët ilirë të Romës dhe Bizantit. Autori, nipi i historianit dhe gjuhëtarit Mustafa Mërlika – Kruja, shfrytëzon burime të shumta për të na sjellë këtë histori.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Plani sekret për Kosovën, Ylli Molla

Detajet e kësaj dosjeje intriguese, bashkë me zhvillimet më të hershme dhe më të vona të Luftës së Ftohtë, risjellin në vëmendjen e lexuesit disa nga ngjarjet e bujshme ushtarake, të treguara nga protagonistët me uniformë?

Çmimi 4,25 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)