• Banner

Politikat e Bashkimit Europian, Francois d'Arcy

Ndërtimi evropian është nëpërmjet zhvillimit progresiv të politikave publike që Shtetet kanë pranuar t'i ndjekin bashkërisht në kuadrin komunitar. Sot politikat e Bashkimit Evropian prekin të gjitha fushat e veprimtarisë publike dhe kanë arritur një nivel zhvillimi i cili kërkon detyrimisht risimin e Institucioneve të Bashkimit dhe një Kushtetutë të re për të.

4,25 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Politikat e Bashkimit Europian
Origjinali: Les politiques de l'Union européenne
Gjinia: Histori, shkenca politike
Autori: François d'Arcy
Shqipëroi: Petraq Pojani
Shtëpia Botuese: Papirus
Viti: 2007
Fq: 174
Pesha: 0.194 kg.
ISBN: 978-99943-976-1-7

Mbi librin

Ndërtimi evropian është nëpërmjet zhvillimit progresiv të politikave publike që Shtetet kanë pranuar t'i ndjekin bashkërisht në kuadrin komunitar. Sot politikat e Bashkimit Evropian prekin të gjitha fushat e veprimtarisë publike dhe kanë arritur një nivel zhvillimi i cili kërkon detyrimisht risimin e Institucioneve të Bashkimit dhe një Kushtetutë të re për të.

Për më tepër, zgjerimi i afërt shtron problemin e përkrahjes, që politikat bujqësore rajonale apo politikat e tjera do ta vendosin në qendër të Bashkimit, i cili do të pushojë së qeni një klub vendesh të pasura. Megjithatë, njohja e këtyre politikave mbetet e vështirë.

Aspekti teknik, kompleksiteti dhe shumëllojshmëria e tyre bëjnë që secila prej tyre të jetë çështje specialistësh. Ky libër jep një përmbledhje për të gjitha politikat e Bashkimit Evropian, si për ato që janë tashmë të afirmuara, të cilat kanë lejuar unifikimin e tregut të brendshëm, ashtu edhe për ato që janë më pak të sigurta, të cilat synojnë bashkërendimin e politikave ekonomike dhe sociale të Shteteve kombëtare.

Një vend i është lënë gjithashtu qarkullimi të lirë të njerëzve, i lidhur tashmë me qytetarinë evropiane si dhe me politikat e jashtme, të cilat, midis tregtisë, bashkëpunimit dhe diplomacisë, kërkojnë unitetin e tyre.

Detajet e librit
SKU000239
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000240

Botuesi: Papirus

Institucionet e Bashkimit Europian, Doutriaux, Lequesne

As federal, as i krahasueshëm me një organizatë ndërkombëtare klasike, sistemi institucional i Bashkimit Evropian vepron në lidhje të ngushtë me qeveritë dhe administratat e Shteteve Anëtare. Zgjerimi i Bashkimit Evropian në 25 anëtarë i realizuar në vitin 2004 kërkoi një reformë institucionale.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2177

Botuesi: Papirus

E drejta institucionale e Bashkimit Evropian, Jean Paul Jacque

Ky libër paraqet të drejtën institucionale të Bashkimit ashtu siç ajo zbatohet që nga hyrja në fuqi e Traktatit të Lisbonës. Ai trajton në mënyrë të plotë tërësinë e dispozitave mbi institucionet e Bashkimit, procesin e vendimmarrjes, rendin juridik dhe kontrollin politik e gjyqësor të Bashkimit.

Çmimi 12,75 GBP
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Arratia e Ballit Kombëtar, Ylli Polovina

Ndërkohë e kishte të paqetësuar kurrë edhe një dyshim: mos anglezët, prej të cilëve në parim pritej që me ardhjen e tyre të favorizonin kundërkomunistët dhe kështu të vendosnin në pushtet të djathtët, për shkak të marrëveshjeve dhe ndarjes së interesave mes tre pjesëtarëve kryesorë të Aleancës Antifashiste SHBA-BRSS-Britani, në Ballkan, të paktën në...

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Historia e origjinës, David Christian

Sot ne njerëzit jemi në gjendje ta rrëfejmë historinë e karvanit më mirë se kurrë më parë. Mund të përshkruajmë me saktësi të admirueshme jo vetëm çfarë regëtin atje përtej, miliarda vjet dritë larg Tokës, por edhe çfarë ka qenë miliarda vjet më parë. 

Çmimi 11,90 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Balsam në Galaad, John L. Withers II

Megjithëse viktima për një kohë të gjatë të abuzimeve të ashpra racore, ushtarët mbetën të tronditur nga tmerret që panë kur "qyteti" doli të ishte kampi i përqendrimit në Dahau. Ata u tronditën më tej, ditë më vonë, kur dy të rinj hebrenj kockë e lëkurë, ish-të burgosur në Dahaut, u shfaqën në kampin e tyre dhe iu lutën për ndihmë. Strehimi i personelit...

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000037

Botuesi: Botimet Dudaj

Histori me mbret, Armir Shkurti

Gazetari Armir Shkurti ka përmbledhur mbresat e tij nga 55 ditët e vitit 1997, kur i biri i Ahmet Zogut, Mbreti Leka i Parë, testoi shansin e vet duke hedhur referendum për kthimin e monarkisë në një vend që nuk po largohej dot nga traumat e skemave piramidale dhe rënies së përgjithshme të shtetit.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)