• Banner

  • Ka mbaruar

Shqipëria gjatë Luftës 1939 – 1945, Bernd Fischer

"Për të kuptuar shqiptarët e vitit 2000 e tutje është e rëndësishme të përpiqesh të kuptosh se kush qenë ata gjatë viteve 1939-1995", shkruan Bernd Fischer në parathënien e librit që keni në dorë. Ai bën pikërisht këtë gjë: gjurmon, analizon, krahason e shpjegon në mënyrë shkencore ngjarjet komplekse në Shqipëri gjatë Luftës së II Botërore.

12,39 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Shqipëria gjatë Luftës 1939 – 1945
Origjinali: Albania at War 1939 – 1945
Gjinia: Histori
Autori: Bernd J. Fischer
Shqipëroi: Krenar Hajdëri
Shtëpia botuese: Çabej
Viti: 2004
Fq. 436
Pesha: 0.551 kg
ISBN: 978-99927-33-42-X

Mbi librin

"Për të kuptuar shqiptarët e vitit 2000 e tutje është e rëndësishme të përpiqesh të kuptosh se kush qenë ata gjatë viteve 1939-1995", shkruan Bernd Fischer në parathënien e librit që keni në dorë. Ai bën pikërisht këtë gjë: gjurmon, analizon, krahason e shpjegon në mënyrë shkencore ngjarjet komplekse në Shqipëri gjatë Luftës së II Botërore.

Për herë të parë, kjo periudhë aq e rëndësishme e aq e diskutuar e historisë së vendit tonë shihet me sy gjithëpërfshirës e të paanshëm, e jo me vështrimin e njërës apo tjetrës palë politike, njërit apo tjetrit shtet.

Më një anë pushtimi Italian e ndërtimi i Shqipërisë italiane, me qeveritë kukulla e partinë Fashiste Shqiptare, ideja e Shqipërisë si pjesë e perandorisë së re të Musolinit; bashkimi i Shqipërisë me Kosovën e krijimi i "Shqipërisë së re"; pushtimi gjerman e politika e veçantë gjermane e ndjekur në Shqipëri, me këshillin e Regjencës e qeveritë shqiptare të kohës.

Në anën tjetër, lindja e zhvillimi i qëndresës kundër pushtuesve e ndihma britanike për qëndresën; grupimet e ndryshme politike të saj, LNÇ e Partia Komuniste, Balli kombëtar, Legaliteti, kundërvënia mes tyre deri në përmasat e luftës civile. Së fundi, kushtet e faktorët që përcaktuan ardhjen në pushtet të komunistëve në Shqipëri, i vetmi vend që nuk qe çliruar nga Ushtria e Kuqe i cili mbeti në orbitën Sovjetike.

Siç ka shkruar kritika amerikane, "Shqipëria gjatë Luftës është shembull i shkëlqyer i studimit akademik që njëherësh informon e argëton dhe ngjall mrekullisht para nesh vitet e largëta e të zbehta të së kaluarës".

Mbi autorin

Bernd Fischer njihet tashmë nga lexuesi shqiptar për librin e tij "Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri". Duke vijuar gjurmimin e historisë së Shqipërisë, përherë e më shumë lëmi kryesor i studimeve të tij, përveç këtij libri, Fischer ka shkruar e mbajtur vitet e fundit dhjetëra artikuj e ligjërata përmbi historinë e vendit tonë në shekullin XX, në Amerikë, në Europë si dhe në Shqipëri.

Aktualisht ai është duke përgatitur një vëllim përmbi diktatorët e Ballkanit. Bernd Fischer njihet sot si një nga specialistët më në zë të historisë së Shqipërisë në Perëndim. Profesor i historisë në Universitetin Indiana/ Purdue në Fort Wayne, mes të tjerash, në fushën e historisë moderne të Ballkanit, të Europës së shekullit XX, të Perandorisë Osmane, të Gjermanisë moderne etj. Ai është anëtar i një sërë shoqatash e institucionesh ndërkombëtare për studimet shqiptare e të Europës Juglindore.

Detajet e librit
Cabej
SKU000217

Referencat specifike

isbn
978999273342
ean13
978999273342
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000214

Botuesi: Cabej

Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, B. Fischer

Studim i mirëfilltë mbi problematikën shqiptare të periudhës midis dy luftrave, për "kohën e Zogut", i mbështetur kryesisht mbi dokumente arkivore të pabotuara, libri është një analizë e shumëfishtë, politike e ekonomike, e situatës së brendëshme të vendit, vendosur në një kuadër Ballkanik e më gjerë.

Çmimi 10,31 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001159

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Diktatorët e Ballkanit, Bernd J. Fischer

Në këtë vëllim, autori ka paraqitur regjimet autoritare që janë vendosur në Ballkan përmes pasqyrimit të krerëve të këtyre regjimeve. Autori ka përshkuar një horizont të gjerë kohor, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, nga vendosja e diktaturave të djathta mbretërore deri në mbizotërimin e tiranisë sipas modelit stalinist.

Çmimi 15,09 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2542

Botuesi: Tirana Times

Albania 1943-1945, Bernd Fischer

The short period from 1943 through 1945 was a critical one for Europe, witnessing the great final battles of the Second World War, the defeat of Italy and Germany, the initial stages of post-war recovery, and the beginning of the new era.

Çmimi 42,68 
More
In Stock

Referenca: 2665

Botuesi: Tirana Times

Enver Hoxha dhe diktatura staliniste në Shqipëri, Bernd Fischer

Megjithëse kanë kaluar dy dekada, ende trashëgimia totalitare vërtitet në të tashmen tonë, duke penguar të ardhmen. Nuk është vetëm Shqipëria që nuk është ndarë me të kaluarën e saj. Vende të tjera në Ballkan, gjithashtu, hezitojnë që me vullnet të lirë të vendosin të ndahen nga një trashëgimi edhe më kriminale.

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000911

Botuesi: Ideart

Skandal, ese mbi moralin shqiptar, Ylli Pango

Pastaj erdhi nata kur, siç ishte paralajmëruar edhe në gazeta, do të shfaqej "kapja e madhe", "gjëma". Njerëzit në të gjithë Shqipërinë, të përgatitur më së miri psikologjikisht e me sytë që u digjnin nga kureshtja, u gozhduan përpara ekraneve dhe panë... Ç'panë?! Dy fjalë nga teksti... ... Kjo ngjarje duhet të ketë ndodhur rreth 300 vjet më parë...

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Patriotizmi Kushtetues, Jan-Werner Müller

"Patriotizmi Kushtetues" ofron një teori të re të nënshtetësisë dhe besnikërisë qytetare për demokracitë liberale, kulturalisht të larmishme. Duke refuzuar përshkrimet konvencionale të nacionalizmit liberal dhe kozmopolitizmit, Jan-Werner Müller argumenton për një formë të përkatësisë politike, të përqendruar në normat universaliste të përshtatura për...

Çmimi 7,81 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Bishti i kometës, Besnik Mustafaj

Lidhur me sa thuhej për Berishën, rrethanat e kishin sjellë që unë të isha dëshmitari i vetëm i fillimit. U desh një kohë e gjatë që në kokën time të zinte pak nga pak fill një dyshim, i cili nuk kishte kurrsesi të bënte me ndonjë gabim të kujtesës, por me diçka shumë më të rëndë: Mos vallë edhe unë vetë kam qenë i manipuluar?

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Islamizimi i Shqipërisë nën Turqit, Edwin E. Jacques

Edwin E. Jacques, historian e studiues amerikan, i kaloi vetëdijshëm kufijtë e një misionari të thjeshtë protestant, pa e hequr nga mendja pozitën e tij. Studimi i bërë islamizimit të Shqipërisë nuk kishte vetëm konture historike; brenda kontureve fetare të trajtesës ai përdori fjalë ligështuese për terrenin ku ngjau islamizimi.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Të lirë, Lea Ypi

Një profesore shqiptare në Shkollën Ekonomike të Londrës trazon Britaninë e Madhe dhe, akoma më shumë, vendin e saj të lindjes, me një autobiografi medituese mbi një adoleshente që del në jetë në vitet e fundit të regjimit komunist. I prezantuar në Tiranë në prani të një numri të lartë politikanësh, kjo autobiografi u bë temë debati jo thjeshtë mbi...

Çmimi 14,57 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000622

Botuesi: Cabej

Djathi dhe krimbat, Carlo Ginzburg

Historia e vështruar si histori e njeriut të thjeshtë e jo si histori e "të mëdhenjve'' të kësaj bote, ringjallja e realitetit të përditshëm të kohëve të shkuara për të kuptuar problemet e vërteta të tij e lidhjet me të sotmen: duke u nisur nga kjo ide, Carlo Ginzburg na jep në këtë libër vizionin që ka për një mullis i shekullit XVI, Menoku, i cili...

Çmimi 4,16 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Minerva

Genghis Khan dhe krijimi i botës moderne, Jack Weatherford

Në pothuajse çdo shtet që mongolët pushtonin, ata sillnin një rritje të paprecedentë të komunikimit kulturor, zgjeronin tregtinë, dhe lulëzonin qytetërimin. Shumë herë më progresiv se udhëheqësit e tjerë europianë apo aziatikë, Genghis Khan hoqi torturën, mundësoi liri fetare universale dhe shkatërroi sistemet feudale të privilegjeve aristokratike.

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)