Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Perrallat e tranzicionit shqiptar, Shinasi A. Rama
  • Perrallat e tranzicionit shqiptar, Shinasi A. Rama

Perrallat e tranzicionit shqiptar, Shinasi A. Rama

2084
Princi

Shteti është i kapur nga një grup i vogël klanesh të parisë që kanë mbledhur e përvetësuar pasurinë kombëtare dhe që vjedhin sistematikisht nga thesari i shtetit. Paria ndjek synimet e veta duke iu kundërvënë, në çdo hap, forcimit të shtetit, të sistemit demokratik, dhe është në luftë të hapur me popullin e vet.

14,86 CHF
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Përrallat e tranzicionit shqiptar
Origjinali: Përrallat e tranzicionit shqiptar
Gjinia: Histori, shkenca sociale
Autori: Shinasi A. Rama
Shtëpia botuese: Princi
Viti: 2012
Fq. 502
Pesha: 0.619 kg.
ISBN: 978-9928-4090-2-7

Fragmente nga libri

Vendosja e një demokracie liberale, si objektiv dhe si proces, duket një objektiv më i largët sot se sa ka qenë në vitin 1990... ... Çdo dështim i sistemit është i lidhur pazgjidhshmërisht me parinë dhe me rolin e saj. ... Po kush është paria?

Paria janë ata individë, që të organizuar në grupe dhe interesa ideologjike të përbashkëta, luajnë një rol parësor, vendimtar, dhe sistematik në marrjen e vendimeve lidhur me organizimin shoqëror, si dhe në përcaktimin e politikave dhe vlerave të shoqërisë në një shtet të caktuar. Paria janë pakica e organizuar dhe sunduese. Por, ka një dallim të madh cilësor midis parisë, klasës politike, shtresës sunduese dhe elitës...

... Paria ka synuar që të vendosë sistemin që i shërben më mirë ruajtjes së interesave të saj. Prandaj edhe demokracia shqiptare lindi e dështuar. Sot e ardhmja e saj është, në dukje, si e shkuara, krejt e pashpresë. Mirëpo edhe kur u krijuan kushtet për vendosjen e një demokracie funksionale në vitin 2005, pas përvojave traumatike të përjetuara gjatë 20 viteve të kaluara, e në veçanti mbas ngjarjeve tragjike të vitit 1997, proceset po vazhdojnë që të ecin në të njëjtën hulli.

... Shteti është i kapur nga një grup i vogël klanesh të parisë që kanë mbledhur e përvetësuar pasurinë kombëtare dhe që vjedhin sistematikisht nga thesari i shtetit. Paria ndjek synimet e veta duke iu kundërvënë, në çdo hap, forcimit të shtetit, të sistemit demokratik, dhe është në luftë të hapur me popullin e vet.

Jo vetëm që shteti nuk ka sovranitet, por institucionet shtetërore janë të kapura nga krimi, të vëna haptazi në sherbim të strukturave kriminale, dhe paria sunduese është bashkëpunuese e strukturave kriminale dhe në krye të tyre. Makina oligarkike parisë është tejet efektive dhe bllokon çdo inisiativë për ndryshim. Kontrolli mbi shtetin ushtrohet nga strukturat politike të parisë që e kanë feudalizuar shtetin dhe punojnë në bazë të përqindjeve.

Gjithkund paritë mundohen të punojnë prapa skenës. Prandaj paritë akuzohen si shtresa konspirative. Në rastin shqiptar, paria i bën të gjitha hapur dhe sheshit. Si grindjet, ashtu edhe marrëveshjet midis palëve të parisë janë lehtësisht të lexueshme nga çdokush. Zhveshja e parisë nga vlerat morale ka arritur në ekstrem...

Komente mbi librin

"Shinasi Rama ka kaluar në zhgënjime të mëdha, por ai kurrë nuk është zhgënjyer me popullin e vet."

Adem Demaçi

"Rrallë më ka ndodhur të bie në mendime, siç rashë pasi lexova dhe rilexova "Përrallat e tranzicionit shqiptar"... Me një mprehtësi dhe tejpashmëri të lavdërueshme të dukurive tona, edhe pse nuk jeton këtu, Shinasi Rama, përshkruan cilësitë dhe veçoritë e "parisë së Tiranës", përkatësisht të klasës së sotme politike, duke vënë syrin dhe fjalën e tij mbi plagët dhe mbi hallet tona."

Kiço Blushi

Mbi auorin

Shinasi Rama ka lindur në Shkodër më 1959, ka magjistruar në South Carolina University (1992 – 1996), mban gradën Doktor i Shkencave Politike nga Columbia University (1996 – 2004) dhe është Profesor Klinik në Departamentin e Politikës në New York University në SHBA. Është Drejtor i Programeve të Masterit në Departamentin e Politikës të NYU dhe Zv. Drejtor i Qendrës Alexander Hamilton për Ekonominë Politike. Jep mësim në nivelin pasuniversitar në NYU dhe në Columbia University.

Ai ka qenë edhe Organizues dhe Drejtues i Lëvizjes Studentore të viteve 1990 – 1991, bashkëthemelues i Partisë Demokratike, Anëtar i Komisionit Nismëtar i PD – së. Gjatë Luftës së Kosovës ka qenë Zëdhënës i UÇK – së në SHBA, Këshilltar Politik i Delegacionit Shqiptar në Rambuje dhe Këshilltar i Lartë Politik i Kryeministrit të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës.

Detajet e librit
Princi
2084
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Arbën Xhaferi, vepra e plotë

Arbër Xhaferi është si një udhëkryq që i bashkon rrugët shqiptare për të rindarë drejtimet e të menduarit mbi të shkuarën, të sotmen e të ardhmen e shqiparizmës, dhe mbase është po ashtu, i vetmi mes të shquarve të gjindjes sonë, që as nuk është lëvduar ndonjëherë aq sa e meriton, po as nuk është gjuajtur ndonjëherë me gurë siç nuk e meriton.
74,32 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Historia e Kuvajtit, Amir Muharemi

Duke lexuar këtë libër, njihemi me historinë politike dhe ekonomike të Kuvajtit, që shtrihet në ekstremin verior të Gjirit Persik, mes Arabisë Saudite dhe Irakut, gërshetuar edhe me historinë, me ngjarje të vendeve fqinje apo të vendeve të tjera të mëdha që kanë pasur lidhje ekonomike dhe historike me Kuvajtin.
12,39 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Islamizëm do të thotë lindje, Enis Sulstarova

Librat shkollorë të historisë japin ndihmesë në formimin e identiteteve dhe të kujtesës kulturore të nxënësve si qytetarë të ardhshëm të shtetit kombëtar. Gjithashtu, ato përmbajnë njohuritë e domosdoshme për të kuptuar dhe për të vlerësuar diskutimet publike mbi identitetin kombëtar dhe të shkuarën e kombit.
7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Nacionalizmi i Ri, Grup Autorësh

Sot, shteti-komb eshte po aq dominues sa duket si natyral. Shtetet jane struktura politike sovrane. Kombet jane grupe shoqerore te bashkuara. Po cfare borxhe I kane ata njeri tjetrit?
8,92 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Helga's Secrets

Nderim Katalonjës, Ç'është socializmi, George Orwell

Këto dy vepra të sjella në shqip janë në linjën karakteristike të këtij autori, për ti nxjerrë rrënjët me themel fenomeneve të ndryshme shoqërore e për të treguar se kush mund të jetë perspektiva e sistemeve apo shoqërisë perëndimore, duke treguar për këtë, me hollësi, shkaqet, kryesisht ato që qëndrojnë të fshehura në prapaskenë e qe janë vendimtare.
11,89 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001968

Botuesi: Botart

Atje larg ne fund te botes, Pirro K. Andoni

e hapa dokumentin, kishte gjithsej tri faqe të shkruara në spanjisht. Në të bëhej fjalë për lidhjet e Mehmet Shehut me CIA - n. Përshkruhej komploti për likuidimin e Enver Hoxhës dhe zotimi i tij për të ndryshuar kursin politik të Shqipërisë, duke i dhënë një drejtim të ngjashëm me atë të Jugosllavisë.
9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: CUNEOS

Pushtete të huaja: Teori e pastër e ideologjisë, Kenneth Minogue

Ndonëse në përpëlitje për të rregulluar jetëne tyre politike dhe kulturore shqiptarët kanë nisur konversacionin edhe me të kaluarën e tyre të afërt. Besojmë se ky studim i profesor Minogue-ut do ta pasurojë atë. Libri vjen me një parathënie ekskluzive të autorit për botimin në gjuhën shqipe.
12,88 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000321

Botuesi: Ideart

Renia e Kostandinopojes, Steven Runciman

Steven Runciman mbetet njëri prej studiuesve më të shquar të historisë së mesjetës. Veprat e tij mbi historinë e kryqëzatave janë edhe sot e gjithë ditën pika referimi të pakapërcyeshme dhe modele të popullarizimit të arritjeve shkencore.
5,95 CHF
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000805

Botuesi: Bota Shqiptare

Rrumpalla, Peter Lucas

Rrëfimet e një gazetari amerikan në Shqipërinë e para dhe pas 1990-ës. Takimet dhe përshtypjet për Hoxhën, Alinë, Kadarenë, Berishën, Meidanin, Ramën, Pashkon, Milon e të tjerë. 
7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001711

Botuesi: Tirana Times

Shqiperia ne tranzicion, Elez Biberaj

Elez Biberaj, që nga viti 2005 e deri tani, ka qenë drejtor i seksionit të Euro - Azisë në "Zërin e Amerikës". Ai është përgjegjës për planifikimin, drejtimin dhe zhvillimin e programeve të radios, televizionit dhe internetit të "Zërit të Amerikës" në gjuhën ruse, ukrainase, shqipe, boshnjake, kroate, greke, maqedonase dhe serbe.
14,86 CHF
More
Ne gjendje