Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Te jesh mysliman evropian, Tarik Ramadan
  • Te jesh mysliman evropian, Tarik Ramadan

Te jesh mysliman evropian, Tarik Ramadan

SKU001889
Te tjere

Tashmë ka kaluar një gjeneratë qëkur evropianët perëndimorë kanë filluar të vërejnë se komunitetet myslimane janë duke u ngulitur nëpër qytetet tona. Ditët e punëtorëve të përkohshëm emigrantë janë zëvendësuar me vendosjet e familjeve në një proces i cili ishte e qartë se do të ishte i vazhdueshëm.

8,33 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Të jesh mysliman evropian
Origjinali: To be a european muslim
Gjinia: Histori, studim fetar
Autori: Tarik Ramadan
Shqipëroi: Rejhan Neziri, Ali Pajaziti
Shtëpia botuese: Logos – A
Viti: 2011
Fq. 376
Pesha: 0.431 kg.
ISBN: 978-9989-58-393-3

Mbi librin

Tashmë ka kaluar një gjeneratë qëkur evropianët perëndimorë kanë filluar të vërejnë se komunitetet myslimane janë duke u ngulitur nëpër qytetet tona. Ditët e punëtorëve të përkohshëm emigrantë janë zëvendësuar me vendosjet e familjeve në një proces i cili ishte e qartë se do të ishte i vazhdueshëm.

Filluan të shfaqen xhamitë e para dhe ne nisëm t'u kushtojmë vëmendje. Kur pamë pas zhvillimeve të sipërfaqshme, zbuluam se myslimanët në Evropën Perëndimore kishin qenë shumë më herët, në disa raste edhe me shekuj të tërë, edhe pse në numër të vogël.

Prania e sotme e tyre në Evropën Perëndimore shërben gjithashtu edhe për të na kujtuar tashmë se ka patur komunitete myslimane të ngulitura mirë në disa pjesë të Evropës Lindore - edhe pse ne kemi menduar se i kemi injoruar në mënyrë të plotë ngase ishin fshehur pas Perdes së Hekurt.

Prania e re na ka rikujtuar praninë tonë në botën myslimane, në formën e perandorisë. Ajo çka nuk është bërë në mënyrë sistematike më parë në kontekstin bashkëkohor evropian, ka qenë shqyrtimi i burimeve të traditës kryesore dhe dobia e tyre në këtë mjedis të ri. Kjo është diçka që është bërë në mënyrë të gjerë në botën myslimane, veçanërisht në botën arabe myslimane.

Tani, dr. Ramadani na ofron përpjekjen e parë madhore për ta zbatuar këtë proces në situatën e myslimanëve në Evropë. Metoda e tij është ajo që e kanë përdorur dijetarë të rëndësishëm bashkëkohorë myslimanë, borxhin ndaj të cilëve ai e shpreh qartë me mirënjohje. Kështu, ai e vë veten sinqerisht brenda një tradite kryesore moderne (jo moderniste) islame.

Duke filluar nga një ritheksim sistematik i bazave teologjike, dr. Ramadani më pas diskuton në detajet teknikat e zhvilluara tradicionalisht për përkthimin e parimeve në praktikë, në kohë e vende të ndryshme: shprehur me fjalë kyçe mesalih dhe mekasid.

Kjo është fusha që i ka kushtuar vuajtje popullarizimit të mendimit islam, një dukuri aq e fuqishme në shekullin e kaluar, e cila vjen si një pasojë e përhapjes së strukturave perëndimore të edukimit e të arsyetimit intelektual.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001889
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMSCA-1

Armët dhe çunat, Guy Lawson

Ashtu si rrëfimet më të goditura për batakçinjtë, artistët mashtrues dhe kopukët, magjepsës deri në hollësi, librit "Armët dhe çunat" të Guy Lawson – it nuk i mungon asgjë, i ka të gjitha.
10,41 
More

Referenca: SKU001081

Botuesi: Onufri

Poshtërimi në Ballkan, Ismail Kadare

Në të gjitha acarimet ballkanike poshtërimi ka pjesën e vet. Ai lidhet me viktimizimin, një nga pasionet kryesore të ballkanasve. Zakonisht të gjithë hiqen si viktima, madje xhelatët më fort se të tjerët. Në rrethana të tilla, çështja e poshtërimit dhe bashkë me të ajo e viktimizimit, janë tepër delikate në këtë zonë të Europës.
3,64 
More

Referenca: SKU002075

Botuesi: Te tjere

Diplomacia, Henry Kissinger

Po të doni t'i bëni një nder dikujt, i jepni libirin "Diplomacia" të Henry Kissinger - it... pa dyshim, ai është një nga më të mirët dhe më të këndshmit mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, të shkuara dhe të tashme... "Diplomacia" duhet të lexohet për përfshirjen e plotë historike, karakterizimet, paraqitjen e ngjarjeve, aftësinë për t'i parë në ndërlidhje...
26,03 
More

Botuesi: Pema

Prejardhja e llojeve, Charles Darwin

Një nga librat më të debatuar në histori, "Prejardhja e llojeve" nga Çarlz Darvini rivjen në këtë botim të ri duke risjellë afër lexuesve një vepër thelbësore të shkencës.
15,62 
More

Referenca: SKU000622

Botuesi: Cabej

Djathi dhe krimbat, Carlo Ginzburg

Historia e vështruar si histori e njeriut të thjeshtë e jo si histori e "të mëdhenjve'' të kësaj bote, ringjallja e realitetit të përditshëm të kohëve të shkuara për të kuptuar problemet e vërteta të tij e lidhjet me të sotmen: duke u nisur nga kjo ide, Carlo Ginzburg na jep në këtë libër vizionin që ka për një mullis i shekullit XVI, Menoku, i cili...
4,16 
More

Botuesi: ACFOS-Albania

Arkitektët e mendimit shkencor në qytetërimin islam, Halima Al-Ghrari

Ky libër, të cilin Organizata Islame për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ia prezanton lexuesve në të gjitha vendet e botës islame, dhe të gjitha vendeve në Lindje dhe në Perëndim, është referenca më e plotë e cila paraqet jetëshkrimet e themeluesve kryesorë të mendimit shkencor në qytetërimin islam. Këta personalitete të shquara kontribuan në përparimin e...
5,21 
More

Referenca: SKU001037

Botuesi: Princi

Stalinizmi shqiptar, Arshi Pipa

Në këtë vëllim janë mbledhur shkrimet politike të viteve 1958 - 1989, të cilat, gjithsesi, nuk arrijnë ta mbulojnë të gjithë harkun kohor të asaj periudhe. Katër artikujt e parë janë shkruar gjatë katër viteve të para të qëndrimit tim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
10,41 
More

Botuesi: Minerva

Genghis Khan dhe krijimi i botës moderne, Jack Weatherford

Në pothuajse çdo shtet që mongolët pushtonin, ata sillnin një rritje të paprecedentë të komunikimit kulturor, zgjeronin tregtinë, dhe lulëzonin qytetërimin. Shumë herë më progresiv se udhëheqësit e tjerë europianë apo aziatikë, Genghis Khan hoqi torturën, mundësoi liri fetare universale dhe shkatërroi sistemet feudale të privilegjeve aristokratike.
15,62 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001669

Botuesi: Te tjere

Në pasqyrën e Oksidentit, Enis Sulstarova

Libri që keni në duar riboton disa prej eseve studimore, artikujve dhe recensioneve të mia që janë botuar në revista dhe gazeta të ndryshme në hapësirën shqiptare gjatë viteve 2000. Me rastin e ribotimit të gjitha shkrimet janë ripunuar nga autori, por  pa bërë ndryshime thelbësore të varianteve të botimeve të mëparshme.
12,49 
More

Referenca: SKU001690

Botuesi: Te tjere

Përplasja e qytetërimeve, Samuel Huntington

Në këtë libër, autori e jep përgjigjen duke treguar jo vetëm sesi përplasjet ndërmjet qytetërimeve përbëjnë kërcënimin më të madh për paqen në botë, por edhe sesi garancia më e mirë për paqen në botë është një rend ndërkombëtar i mbështetur mbi qytetërimet.
16,66 
More