• Banner

Thellësia strategjike, Ahmet Davutogllu

Ish-Ministri i Jashtëm i Turqisë zhvilloi strategjinë bazë të politikës rajonale të Turqisë moderne në atë që shihej si një pikë kthese në historinë e “kërthizës së botës”, Turqisë dhe një numri të madh vendesh që e rrethojnë atë, nga Azia Qendrore në Gadishullin Arabik dhe në Ballkan. Ky është libri që përshkruan këtë koncept.

2 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Thellësia strategjike, pozita ndërkombëtare e Turqisë
Origjinali: Stratejik derinlik, Türkiye'nin uluslararasi konumu küre yayinlari
Gjinia: Histori, shkenca politike
Autori: Ahmet Davutogllu
Shqipëroi: Mithat Hoxha
Shtëpia botuese: Logos A
Viti: 2010
Fq. 686
Pesha: 1.053 kg.
ISBN: 978-99989-58-359-9

Mbi librin

Turqia po bëhet gjithnjë e më shumë në mënyrë të pamohueshme një fuqi e rëndësisë botërore. Me 80 milionë banorë dhe me ekonomi që po rritet dhe modernizohet çdo ditë, qeveria e saj po shtrin ndikimin e vet në një rajon të gjerë nga Ballkani në Azinë Qendrore duke e ofruar një diplomaci ndërmjetësimi që në shumë raste ka funksionuar aty ku ndërmjetësuesit tradicionalë kanë ngecur.

Mendja pas politikës rajonale dhe globale të Turqisë së sotme, që shpesh është akuzuar se ka një axhendë të fshehtë islamike dhe neo-Otomane, Ministri i Jashtëm dhe akademiku Ahmet Davutogllu vjen me këtë libër të shkruar në vitin 2008, për të shpjeguar politikën e kësaj fuqie në rritje.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001687
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2530

Botuesi: Te tjere

Transformimi qyteterimor dhe bota muslimane, Ahmet Davutogllu

Ky libër është shkruar përmes tri fazave. Gjatë fazës së parë u bë një analizë e krizës dhe e transformimit qytetërimor dhe u paraqit si kumtesë në një konferencë mbi Marrëdhëniet e Komunitetit Europian me Turqinë, të mbajtur në Stamboll në dhjetor 1989, fill pas rënies së Murit të Berlinit.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2084

Botuesi: Princi

Perrallat e tranzicionit shqiptar, Shinasi A. Rama

Shteti është i kapur nga një grup i vogël klanesh të parisë që kanë mbledhur e përvetësuar pasurinë kombëtare dhe që vjedhin sistematikisht nga thesari i shtetit. Paria ndjek synimet e veta duke iu kundërvënë, në çdo hap, forcimit të shtetit, të sistemit demokratik, dhe është në luftë të hapur me popullin e vet.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Ora e zezë, S. C. Pike

Ish pjesëtari i grupit mafioz të drejtuar nga Xhon Goti dhe i familjes Gambino, Xhon Alite, rrëfen historinë e jetës së tij në një mënyrë tejet origjinale, me shpresën për të zbuluar misteret e mafies dhe për të frymëzuar këdo, që t’i qëndrojë sa më larg botës së krimit.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001170

Botuesi: Tirana Times

Pak ndryshe, Astrit Lulushi

Me gjuhë sintetike e elastike që të kujton herë – herë Volterin apo Emile Chartier (Alain), me ngjeshje ideore dhe forcë konkluduese që shkon deri në aforizma a shpërthime proverbiale, Astrit Lulushi vjen me këtë libër për t'i thënë disi ndryshe dukuritë e jetës sonë, përmes lëvrimesh filozofike, sociologjike e kulturore.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Cabej

Shtëpia te selvia, Anisa Markarian

Kujtimet nga jeta e përditshme në Tiranën e viteve të periudhës para kohës së komunizmit vijnë me një shqipe për t’u pasur zili, herë herë si një album familjar dhe më pas si grimca nga jeta e një fëmije si dhe një meditim mbi diktaturën dhe pasojat që ajo pati në të menduarit dhe të jetuarit.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Ataturku, rilindja e një kombi, Patrick Kinross

Në fillim është kureshtja, pastaj vijnë me radhë personaliteti, karakteri, forca, këmbëngulja, analizat e thella që lidhen ngushtë me politikën, aksionin po politik, durimi, shpërfillja e gjërave të vogla, revolucione për gjithçka e me dorë të fortë në jetën sociale dhe kulturore të vendit, duke arritur përmbysjet e mëdha, liri të cilat Turqia republikane...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Ngritja dhe rënia e kombeve, Ruchir Sharma

I mbushur me të dhëna shumë të vlefshme... po aq edhe me gjykime të mrekullueshme dhe histori domethënëse, libri është thjesht udhërrëfyesi më i mirë në ekonominë globale të ditëve të sotme. Pavarësisht nëse jeni vëzhgues i kësaj ekonomie, apo investoni në të, nuk keni luksin të mos e lexoni.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)