• Banner

  • Ka mbaruar
Ne pasqyren e Oksidentit, Enis Sulstarova
  • Ne pasqyren e Oksidentit, Enis Sulstarova

Në pasqyrën e Oksidentit, Enis Sulstarova

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 11,74 CHF Up to 35,22 CHF

Libri që keni në duar riboton disa prej eseve studimore, artikujve dhe recensioneve të mia që janë botuar në revista dhe gazeta të ndryshme në hapësirën shqiptare gjatë viteve 2000. Me rastin e ribotimit të gjitha shkrimet janë ripunuar nga autori, por  pa bërë ndryshime thelbësore të varianteve të botimeve të mëparshme.

11,89 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Në pasqyrën e Oksidentit
Origjinali: Në pasqyrën e Oksidentit
Gjinia: Shkenca politike
Autori: Enis Sulstarova
Shtëpia botuese: Logos-A
Viti: 2010
Fq. 534
Pesha: 0.611 kg
ISBN: 978-998958365-0

Koment nga autori

Libri që keni në duar riboton disa prej eseve studimore, artikujve dhe recensioneve të mia që janë botuar në revista dhe gazeta të ndryshme në hapësirën shqiptare gjatë viteve 2000. Me rastin e ribotimit të gjitha shkrimet janë ripunuar nga autori, por pa bërë ndryshime thelbësore të varianteve të botimeve të mëparshme.

Secili prej shkrimeve trajton një temë të veçantë, prandaj përbën një njësi më vete. Megjithatë, nisur për nga afërsia tematike ata janë mbledhur në disa pjesë. Dy ndarjet kryesore të librit përmbajnë punime që janë pjesë përbërëse, apo zgjatime, të dy projekteve studimore që kam ndjekur në këta vite dhe që kanë rezultuar në dy libra - Ligjërimi nacionalist në Shqipëri dhe Arratisje nga Lindja - dhe në një tezë në përfundim e sipër për gradën doktor i shkencave.

Esetë e ndarjes së fundit, që kanë të bëjnë me aspekte kulturore dhe politike të Shqipërisë komuniste, kanë qenë nisma studimore të palidhura me ndonjë projekt më të gjerë. Disa nga esetë studimore të këtij libri kanë nisur si lexime në teoritë bashkëkohore shoqërore dhe politike, që më pas janë përdorur për të kuptuar dhe shpjeguar ligjërime dhe praktika që i kanë dhënë trajtë identiteteve moderne shqiptare, që nga Rilindja Kombëtare e deri në ditët tona.

Këta studime mund të quhen edhe udhëtime teorike që tani për tani janë ndalur në stacione, por që mund të rinisin sërish në të ardhmen. Shpresoj që disa lexuesit t'i gjejnë të dobishme dhe të përdorshme për studimet e tyre, ndoshta duke vazhduar më tutje në rrugë të ngjashme me të miat.

Falënderoj ekipin e shtëpisë botuese Logos A që mundësoi botimin e librit, veçanërisht z. Zekerija Ibrahimin, i cili e mirëpriti qysh në fillim dhe e mbështeti idenë time për këtë përmbledhje. Këtë libër ia kushtoj kujtimit të babait tim, i cili, veç të tjerash, ka qenë edhe lexuesi dhe kritiku i parë i shkrimeve të mia ndër vite.

Përmbajtja

Shënim i autorit
l. Kombi dhe nacionalizmi shqiptar
Lindja e kombeve dhe mendimi i Naum Veqilharxhi
Lidhja e Prizrenit si themel i politikës
Përfytyrimi i kombit te Naimi
Mitet kombëtare në Lahutën e Malcis
Fillimi i mundimshëm i kombit Jetë paralele?
Idetë e Zija Gëkalpit dhe Branko Merxhanit mbi kombin dhe modernizimin
Miti kombëtar
Çështja e Kosovës në prizmin e Albin Kurtit
Përpjekja për bashkimin kombëtar: tre artikuj

II. Ideja e Evropës dhe orientalizmi
Çfarë është orientalizmi?
Personazhe orientaliste: Ali Pasha dhe Xheladin beu Haxhi Qamili: rebel, hero, kundërhero
Në pasqyrën e Oksidentit: Ideja e Evropës në debatet intelektuale të viteve 20-30
Drama e intelektualit të ri në letërsinë e viteve 20-30
Orientalizmi dhe erosi te Kadareja Perandoria e munguar
"Provincializimi i Evropës" dhe debati për identitetin evropian të shqiptarëve
A mundet islami të përfaqësojë Evropën?

III. Kultura dhe politika në Shqipërinë komuniste
Mbijetesa e përditshme nën komunizëm
Shoqëria socialiste e së ardhmes: Shqipëria përmes letërsisë fantastiko-shkencore
"Në emër të popullit": Populizmi në letërkëmbimin e Ismail Kadaresë me Ramiz Alinë në vitin 1990

Detajet e librit
Te tjere
SKU001669

Referencat specifike

isbn
9789989583650
ean13
9789989583650
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001292

Botuesi: Botimet Dudaj

Arratisje nga Lindja, Enis Sulstarova

Arratisje nga Lindja është një lexim i domosdoshëm për të gjithë ata që janë të interesuar për politikën, historinë dhe kulturën shqiptare. Libri dokumenton sistematikisht dhe tregon për formimin dhe qëndrueshmërinë e orientalizmit shqiptar, prej shfaqjes së tij në nacionalizmin e shek. XIX deri në debatet e sotme mbi identitetin kombëtar.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2963

Botuesi: Te tjere

Jam Evropë, Enis Sulstarova

Ideja e Evropës është artikuluar brenda ligjërimeve për identitetin kombëtar, duke qenë në shumicën e rasteve një simbol i fuqishëm i orvatjeve për konstituimin dhe modernizimin e shoqërive kombëtare. Në debatet politike kombëtare, "Evropa" më shpesh haset si një përmasë e identitetit kombëtar sesa një projekt për kapërcimin e tij.

Çmimi 6,34 CHF
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001091

Botuesi: Onufri

Shqiptarët në kërkim të një fati të ri, Ismail Kadare

Në jetën e popujve qëllon shpesh që problemet e mëdha shfaqen në trajtë ciklike. Ky riciklim tregon se hallet e mëdha të mbetura pa zgjidhje, e trazojnë në stinë të ndryshme, njëlloj si tërmetet, ndërgjegjen e këtyre popujve. Ato më së shumti quhen faj i të tjerëve, shpesh në mënyrë përdëllyese poetizohen si fat tragjik dhe vetëm rrallëherë konsiderohen...

Çmimi 2,97 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000239

Botuesi: Papirus

Politikat e Bashkimit Europian, Francois d'Arcy

Ndërtimi evropian është nëpërmjet zhvillimit progresiv të politikave publike që Shtetet kanë pranuar t'i ndjekin bashkërisht në kuadrin komunitar. Sot politikat e Bashkimit Evropian prekin të gjitha fushat e veprimtarisë publike dhe kanë arritur një nivel zhvillimi i cili kërkon detyrimisht risimin e Institucioneve të Bashkimit dhe një Kushtetutë të re...

Çmimi 4,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Sundimi i ligjit, Tom Bingham

Sundimi i ligjit është një term shumë i përdorur, pak i shqyrtuar. Ideja e sundimit të ligjit si themel i shteteve dhe qytetërimeve moderne, së fundmi është bërë edhe më magjike se sa ajo e demokracisë. Por nga se përbëhet ajo?

Çmimi 12,88 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2636

Botuesi: IDK

Bota pas-amerikane, Fareed Zakaria

Fuqia po zhvendoset nga Perëndimi drejt pjesëve të tjera të botës. Zhvillimi i vendeve të tilla si India, Kina, Brazili, Rusia, Afrika e Jugut po krijon një panoramë të re në skenën botërore. Sot ndërtesat më të larta, digat më të mëdha, telefonat celularë më të avancuar s'bëhen më as në Amerikë e as në Europë.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi, Blendi Fevziu, Baton Haxhiu

Më 17 qershor 1999, një autokolonë makinash larashe, të shoqëruara me disa civilë të armatosur me kallashnikovë, hyri brenda bazës ushtarake të Tetovës në Maqedoni. Baza ishte vënë në dispozicion të trupave gjermane që pak ditë më parë kishin hyrë në Kosovë dhe qenë vendosur në Prizren. Një helikopter ushtarak, me fundin e hapur dhe me një mitraloz të...

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000037

Botuesi: Botimet Dudaj

Histori me mbret, Armir Shkurti

Gazetari Armir Shkurti ka përmbledhur mbresat e tij nga 55 ditët e vitit 1997, kur i biri i Ahmet Zogut, Mbreti Leka i Parë, testoi shansin e vet duke hedhur referendum për kthimin e monarkisë në një vend që nuk po largohej dot nga traumat e skemave piramidale dhe rënies së përgjithshme të shtetit.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Arbën Xhaferi, vepra e plotë

Arbër Xhaferi është si një udhëkryq që i bashkon rrugët shqiptare për të rindarë drejtimet e të menduarit mbi të shkuarën, të sotmen e të ardhmen e shqiparizmës, dhe mbase është po ashtu, i vetmi mes të shquarve të gjindjes sonë, që as nuk është lëvduar ndonjëherë aq sa e meriton, po as nuk është gjuajtur ndonjëherë me gurë siç nuk e meriton.

Çmimi 74,32 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Artini

Armiq të dobishëm, Noel Malcolm

Por, një gjë qysh atëherë filloi të qartësohej. Osmanët dihej se kishin ndërtuar sistem shoqëror dhe ushtarak superior dhe ky fakt fascinues nuk mund të fshihej. Por, kjo epërsi krijoi frikë në Perëndimin e ndarë dhe të prapambetur.

Çmimi 19,82 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)