Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Manual i kultures se pergjithshme
  • Manual i kultures se pergjithshme

Manual i kulturës së përgjithshme, Jean-Francois Braunstein, Bernard Phan

SKU001466
LIRA

"Kultura e përgjithshme'': një shprehje e re për një ide të vjetër Vetë shprehja ''kulturë e përgjithshme'' është relativisht e re. Për herë të parë, ajo përkufizohet më 1932, në Fjalorin e Akademisë franceze, si "tërësia e njohurive të përgjithshme mbi letërsinë, historinë, filozofinë, shkencat dhe artet".

1 200 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Manual i kulturës së përgjithshme
Origjinali: Manuel de culture générale
Gjinia: Histori, kulturë
Autor: Jean-François BraunsteinBernard Phan
Shqipëroi: Bajram Muça
Botues: LIRA
Viti: 2008
fq. 448
Pesha: 0.736 kg
ISBN: 978-99956-34-087

Mbi librin

"Kultura e përgjithshme'': një shprehje e re për një ide të vjetër Vetë shprehja ''kulturë e përgjithshme'' është relativisht e re. Për herë të parë, ajo përkufizohet më 1932, në Fjalorin e Akademisë franceze, si "tërësia e njohurive të përgjithshme mbi letërsinë, historinë, filozofinë, shkencat dhe artet, që duhet të zotërojnë, pas moshës së adoleshencës, të gjitha ata që formojnë ajkën sociale të kombit".

Pa dyshim që ky përkufizim vlen edhe sot, por duke saktësuar se një kulturë e tillë nuk duhet të rezervohet vetëm për ajkën sociale, por duhet të synojë të bëhet pasuri e përbashkët. Nëse është e vërtetë se shprehja "kulturë e përgjithshme" është e re, duhet theksuar se, tradicionalisht, ka ekzistuar ideja se arsimi nuk duhet kufizuar në dhënien e njohurive të specializuara, por duhet të japë edhe njohuri të përgjithshme; ai duhet të japë edhe një pamje të tillë të së tërës, që të ndihmojë në krijimin e gjykimit vetjak tek nxënësi.

Këtë ide, grekët e quanin paideia. Mënyra e përdorimit të manualit: tetë periudha, gjashtë fusha, njëqind zëra Kur harton një libër si Manuali i kulturës së përgjithshme ndodhesh para një paradoksi: ti kërkon ta bësh librin të përshtatshëm për lexuesin (çka nënkuptohet prej vetë fjalës "manual"), por lënda që duhet trajtuar është shumë e gjerë. Gjithmonë, në raste të tilla, autorët bëjnë një përzgjedhje vetjake, duke trajtuar me përparësi këtë apo atë objekt të kulturës së përgjithshme.

Një përzgjedhje të tillë bëmë edhe ne, në botimin e këtij libri. Mbi bazën e përvojës sonë si mësues, parapëlqyem ta organizonim lëndën në zëra, të cilat këtu kapin shifrën njëqind. Kjo na lejoi të përzgjidhnim atë informacion që kurrsesi nuk mund të injorohet. Për të dhënë "bazat" e vërteta të kulturës së përgjithshme, parapëlqyem zërat "klasikë", sepse çdo kërkim origjinaliteti në këtë fushë na u duk i pavend. Për ta përdorur lehtësisht manualin, zërat i paraqitëm sipas rendit kronologjik, si dhe rendit të lëndës të cilës i përkasin.

Periudhat

Në këtë manual dallojmë tetë periudha të mëdha të historisë së kulturës perëndimore:

Pjesa e parë Greqia e lashtë
Pjesa e dytë Roma dhe fetë monoteiste
Pjesa e tretë Mesjeta
Pjesa e katërt Rilindja dhe epoka moderne
Pjesa e pestë Shekulli XVII ose koha klasike
Pjesa e gjashtë Shekulli XVIII dhe iluminizmi
Pjesa e shtatë Shekulli XIX
Pjesa e tetë Shekulli XX

Në fillim të çdo periudhe jepen ngjarjet kryesore, në rendin kronologjik. Fushat. Brenda secilës prej këtyre periudhave studiojmë gjashtë fusha kryesore që gjithmonë renditen si më poshtë:
1. Historia
2. Fetë
3. Filozofia
4. Letërsia
5. Artet
6. Shkenca

Zërat

Për një epokë të dhënë, numri i zërave të çdo fushe dhe periudhe pasqyron rëndësinë e disiplinës në fjalë. Për shembull, zërat filozofikë janë më të shumtë për Greqinë e lashtë, kurse ata fetarë, janë më të shumtë për epokën e Romës e të feve monoteiste dhe për Mesjetën. Pra, për çdo periudhë e fushë të caktuar, lexuesi e ka të lehtë të gjejë njohuritë më të domosdoshme për t'u përvetësuar.

Përmbledhja dhe treguesi i lëndës

Kur lexuesi kërkon të dijë diçka më me përpikëri, atëherë ai mund t'i drejtohet Përmbajtjes së hollësishme të zërave, në fillim të librit, ose Treguesit të emrave dhe Treguesit të lëndës, në fund të tij. Bibliografi. Për ata që duan të thellojnë njohuritë e tyre, në fund të librit jepet një bibliografi e veprave më kryesore.

Bibliografia renditet sipas lëndës dhe epokave. Organizimi i çdo "zëri" Terminologji. Shpesh, vetë fjala është bartëse e kulturës së përgjithshme, prandaj edhe "zëri", në mjaft raste, fillon me një shënim të shkurtër terminologjik që bën historikun e fjalës së përdorur. Le ta ilustrojmë këtë me një shembull për zërin "islami": → TERMINOLOGJI: "Islam" do të thotë "nënshtrim", "lënie e vetes në dorë" të Zotit. Sipas këtij termi, dishepujt e Muhametit quhen "muslimun" (mysliman). Në mënyrë të ngjashme jepen terminologjitë e fjalëve "Rilindje", "Barok", "Impresionizëm", etj.

Përmbajtja

Përmbajtja e zërit paraqet shkurt e mundësisht sa më qartë, njohuritë më kryesore për temën e trajtuar, duke e ilustruar atë me citime të shumta. Shtojcë. Shtojca vihet në dukje me një trekëndësh dhe jep informacion më të përpiktë mbi disa anë të veçanta të temës së trajtuar.

Për shembull, Islami dhe fetë e tjera, tek zëri "islami": Islami dhe fetë e tjera ► Islami është feja e fundit e madhe monoteiste dhe Muhameti paraqitet si "i fundmi i profetëve", pas Adamit, Abrahamit, Moisiut e Jezusit. Ai erdhi në këtë botë për t'i sjellë fjalën hyjnore arabëve, pasardhësve të Abrahamit nga Ismaili.

Sipas Islamit, Jezusi nuk është biri i Zotit. Ai nuk vdiq në kryq për të shlyer mëkatet e njerëzve, por është i dërguari i Zotit dhe do të kryesojë Gjykimin e fundit të të vdekurve. Shembuj të tjerë shtojcash janë: Parajsa, ferri ose purgatori në zërin "katolicizmi", një tekst mbi Korbyzjenë, tek zëri "Bauhaus-i dhe arkitektura e shekullit XX", një paraqitje e bioetikës, tek zëri "biologjia", betimi i Hipokratit, tek zëri "mjekësia greke", etj.

Vijime

Vijimet shqyrtojnë shkurt evoluimin e mëvonshëm të temës së trajtuar në një zë të caktuar. Për shembull, për zërin "islami": Vijime Në Mesjetë, vendet islamike janë ruajtësit e mendimit shkencor e filozofik të Greqisë së vjetër i cili, më vonë, depërton në Perëndim nëpërmjet përkthimeve nga arabishtja. Zonat kufitare midis Islamit e Perëndimit (si Spanja e Sicilia), janë vende të zhvilluara të kulturës mesjetare.

Në zbulimin e mendimit arab, një rol të rëndësishëm luajnë kryqëzatat. Vijimet lejojnë të kuptohet se përse, çështjet që trajtohen, vazhdojnë të ekzistojnë edhe në ditët e sotme. Në fakt, kultura e përgjithshme qëndron pikërisht tek procesi i rikthimit të qytetërimit perëndimor tek vetvetja. Në këtë kuptim, Manuali shërben si ftesë për të vazhduar me traditën e reflektimit kritik të trashëgimisë sonë kulturore.

Detajet e librit
LIRA
SKU001466

Referencat specifike

isbn
9789995634087
ean13
9789995634087
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Akademia e Shkencave

Etnografi në diktaturë: dija, shteti dhe holokausti ynë, Nebi Bardhoshi, Olsi Lelaj

Ky libër është sa një histori kritike mbi mendimin etnografik në një situatë diktatoriale, po aq dhe një kontribut teorik mbi vetë natyrën, etosin dhe ekonominë politike të diktaturës së proletariatit - kësisoj është edhe një antropologji e dijes, por edhe e shtetit. Si e tillë, anali za jonë i tejkalon kufijtë, që shpeshherë vendosen prej emrave, ngjar...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Berk

Ditare: 1914-1920, Shuk Gurakuqi

Ditaret e Shuk Gurakuqit mbase nuk janë histori në kuptimin e një doracaku orientues, ama kanë një vlerë historike të pamohueshme, pasi autori i tyre ka fiksuar en détail skena të jetës së përditshme të Shkodrës së para një shekulli. "Ashtu si Mnemosine (kujtesa) i paraprin Klios, muzës së historisë, edhe këto ditare i shërbejnë historishkrimit dhe...
1 000 Lekë
More

Referenca: 2531

Botuesi: Tirana Times

Diplomacia, Ralph Feltham

Libri i duhur dhe i pazëvendësueshëm për ata që janë angazhuar me karrierën ndërkombëtare dhe në veçanti me atë diplomatike. Diplomacia, një tekst bazë për të gjitha programet universitare dhe pasuniversitare në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomaci.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Pema

Historia e origjinës, David Christian

Sot ne njerëzit jemi në gjendje ta rrëfejmë historinë e karvanit më mirë se kurrë më parë. Mund të përshkruajmë me saktësi të admirueshme jo vetëm çfarë regëtin atje përtej, miliarda vjet dritë larg Tokës, por edhe çfarë ka qenë miliarda vjet më parë. 
1 400 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Vilajeti i Kosovës, Mucize Ünlü

Njëkohësisht, nënvizohet roli i madh i intelektualëve shqiptarë për hapjen e shkollave shqipe, për zhvillimin e kulturës shqiptare dhe arritjen e objektivit kryesor të kësaj Lëvizjeje Kombëtare, pavarësisë.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001306

Botuesi: Toena

Ju flet Tirana, Kujtime nga RTSH, Agron Çobani

"Ju flet Tirana" është libri më i ri i cili ka si autor Agron çobanin. Ky libër është një pjesë e historisë së Radiotelevizionit Shqiptar. Në të përmblidhen kujtime të autorit dhe personazhe të shumtë. Duke qenë dëshmitar i shumë ngjarjeve të rëndësishme në periudha kyce, Agron çobani sjell për herë të parë fakte të papublikuara, analiza interesante dhe...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

Bishti i kometës, Besnik Mustafaj

Lidhur me sa thuhej për Berishën, rrethanat e kishin sjellë që unë të isha dëshmitari i vetëm i fillimit. U desh një kohë e gjatë që në kokën time të zinte pak nga pak fill një dyshim, i cili nuk kishte kurrsesi të bënte me ndonjë gabim të kujtesës, por me diçka shumë më të rëndë: Mos vallë edhe unë vetë kam qenë i manipuluar?
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001771

Botuesi: Dituria

Historia e Bukurisë, Umberto Eco

Një arsye e dukshme pse shumë njerëz nuk e kanë ndjenjën e duhur të bukurisë, është mungesa e asaj delikatese të përfytyrimit që nevojitet për të arritur te ndijimi i emocioneve të tilla më të holla. Gjithkush hiqet sikur e ka një delikatesë të tillë, gjithkush flet për të dhe përpiqet t'ia përshtatë asaj çdo shije a ndjenjë.
4 000 Lekë
More

Referenca: SKU001774

Botuesi: Tirana Times

Oxford - Historia e teatrit, John Russell Brown

Kjo përmbledhje tërheqëse e hisotrisë së teatrit, e mbështetur në hulumtimet më të fundit shkencore, përshkruan dhe nxjerr në pah arritjet më të mëdha të teatrit gjatë 4500 vjetëve, nga interpretimet festive në Egjiptin e Lashtë e deri te teatri ndërkombëtar, i shumë kulturave të kohës sonë.
3 000 Lekë
More

Referenca: 2339

Botuesi: Dituria

Historia e arkitektures moderne, vol. 1, Bruno Zevi

Historia e arkitekturës moderne, shkruar nga Bruno Zevi më 1950, u ribotua për njëzet e pesë vjet me radhë pa rishikime themelore, megjithatë, ky traktat konsiderohej i pazëvendësueshëm për arkitektët, dashamirësit e artit dhe studentët në Itali dhe jashtë saj. 
2 500 Lekë
More

Referenca: 2340

Botuesi: Dituria

Historia e arkitekturës moderne, vëllimi i dytë, Bruno Zevi

Në këtë vëllim, historia është zgjeruar me itinerarin organik amerikan, ku shkëlqen gjenia e Frank Lloyd Wright dhe me kontributet komplekse gjuhësore të 45 viteve të fundit, të iniciuara nga Scharoun, Pietilä, Utzon, Gehry. Arkitektura moderne po bëhet gjithnjë e më e diferencuar pa humbur identitetin e vet.
2 500 Lekë
More