Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Ju flet Tirana, Kujtime nga RTSH, Agron Cobani
  • Ju flet Tirana, Kujtime nga RTSH, Agron Cobani
  • Ju flet Tirana, Kujtime nga RTSH, Agron Cobani

Ju flet Tirana, Kujtime nga RTSH, Agron Çobani

SKU001306
Toena

"Ju flet Tirana" është libri më i ri i cili ka si autor Agron çobanin. Ky libër është një pjesë e historisë së Radiotelevizionit Shqiptar. Në të përmblidhen kujtime të autorit dhe personazhe të shumtë. Duke qenë dëshmitar i shumë ngjarjeve të rëndësishme në periudha kyce, Agron çobani sjell për herë të parë fakte të papublikuara, analiza interesante dhe refleksione mbi ndodhi tronditëse në vite. 

115,00 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Ju flet Tirana...Kujtime nga RTSH

Gjinia: Kujtime, Histori

Autor: Agron Çobani

Shtëpia botuese: Toena

f. 326

Pesha: 0.50 Kg

ISBN: 978-99943-1-615-1

Mbi librin

"Ju flet Tirana" është libri më i ri i cili ka si autor Agron çobanin. Ky libër është një pjesë e historisë së Radiotelevizionit Shqiptar. Në të përmblidhen kujtime të autorit dhe personazhe të shumtë. Duke qenë dëshmitar i shumë ngjarjeve të rëndësishme në periudha kyce, Agron çobani sjell për herë të parë fakte të papublikuara, analiza interesante dhe refleksione mbi ndodhi tronditëse në vite. Në librin e tij Agron çobani ka shkruar edhe për vdekjen e Mehmet Shehut, të cilin ai u shpreh se e kishte ndjerë më parë pregatitjen e goditjes që iu bë, ish kryeministrit të Shqipërisë. Në institucionin e Radio televizionit shqiptar, ai ka kryer të gjitha zhanret, duke filluar nga gazetar në redaksinë e informacionit, e deri te drejtor i përgjithshëm i RTSH-së. Ai ka lëvruar të gjitha gjinitë e publicistikës radiotelevizive, që nga lajmi kronika, telereportazhi, dokumentari dhe radiodrama.

Mbi autorin

Agron ÇOBANI ka lindur në Nepravishtë të Gjirokastrës, në shtator të vitit 1942. Ka kryer studimet e larta pranë Universitetit të Tiranës, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi Shqipe, si dhe Fakultetin e Gazetarisë. Menjëherë pas diplomimit, nis punë në Radio Tirana e më pas në Radiotelevizion, për të mos u shkëputur prej tij për dekada të tëra, me përjashtim të periudhës 1982-1991, kur e larguan prej andej.Në këtë institucion i ka kryer të gjitha profesionet, duke filluar nga gazetar në redaksinë e informacionit e deri te drejtor i përgjithshëm i RTSH-së. Për sa kohë ka qenë gazetar, por edhe në periudhën e posteve drejtuese, ka lëvruar të gjitha gjinitë e publicistikës radiotelevizive, që nga lajmi e kronika, telereportazhi, dokumentari e radiodrama. Për një periudhë të gjatë kohe ka qenë në radhët e para të gazetarëve shqiptarë. Kontribut të rëndësishëm ka dhënë në drejtimin e Institucionit Mediatik, në organizimin dhe zhvillimin e tij në vite, në përgatitjen e gazetarëve të rinj.

Detajet e librit
SKU001306

Referencat specifike

isbn
9789994316151
ean13
9789994316151
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000349

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Çifutët, bota dhe paratë, Zhak Atali

Çifutët, bota dheSapo trajtohet një çështje, gjithmonë synohet t`ia rrisin rëndësinë. Këtu, rreziku është i madh pikërisht se mund të mbivlerësohet roli i parave në historinë e popullit çifut dhe ai i popullit çifut në historinë e botës. Ndërkohë, unë e di se duke vendosur të tregojë këtë histori, krijoj mundësi që të besohet se ekziston një popull çifut...
241,50 SEK
More

Referenca: SKU002058

Botuesi: Toena

Fjalor Mitologjik, Barbara Colonna

Mitet janë pasuri të njerëzimit që gjenden në të gjithë popujt dhe kulturat. Luftëtarë, perëndi, satirë, demonë, nimfa, përbindësha, trollë, elfë, gjigantë dhe xhuxhë gjejnë vendin e tyre në një fjalor që i rendit dhe përcakton domethënien, historinë dhe simbolet.
207,00 SEK
More

Referenca: SKU000622

Botuesi: Cabej

Djathi dhe krimbat, Carlo Ginzburg

Historia e vështruar si histori e njeriut të thjeshtë e jo si histori e "të mëdhenjve'' të kësaj bote, ringjallja e realitetit të përditshëm të kohëve të shkuara për të kuptuar problemet e vërteta të tij e lidhjet me të sotmen: duke u nisur nga kjo ide, Carlo Ginzburg na jep në këtë libër vizionin që ka për një mullis i shekullit XVI, Menoku, i cili...
46,00 SEK
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Banaliteti i së keqes, Eichmann në Jeruzalem, Hannah Arendt

Hannah Arendt (Hana Arend) shkon në Jeruzalem si e dërguar e "New Yorker". Merr pjesë në debatin e zhvilluar në sallën e gjyqit dhe në artikujt që do të shkruajë për gazetën do të nxjerrë në pah dhe do të studiojë imtësisht problemet morale, politike dhe juridike që qëndrojnë pas çështjes Ajhman. Prej këtej lind një libër polemizues
161,00 SEK
More

Botuesi: Helga's Secrets

Kush jemi ne, Samuel P. Huntington

Ky libër merret me ndryshimet që ndodhin në spikatjen dhe substancën e identitetit kombëtar amerikan. Spikatja është rëndësia që amerikanët i atribuojnë identitetin e tyre kombëtar krahasuar me shumë identitete të tjerë të tyre.
143,75 SEK
More

Referenca: SKU000323

Botuesi: Ideart

Urat e se ardhmes, Sergjan Kerim

... Europa ka nevojë për një balancë të re - balancën e interesave, jo për balancën e forcës. Në këtë kontekst, parimi i vetëvendosjes së popujve nuk duhet të rrezikohet dhe nuk mund të veçohet nga proceset integruese europiane dhe nga ruajtja e balancës dhe e stabilitetit të Europës..
103,50 SEK
More

Referenca: SKU000316

Botuesi: Ideart

Fjala dhe koburja, Joseph Roth

Diplomatët kanë misionin të tregojnë se punojnë për interesat e vendeve të tyre. Por në të vërtetë, i shohin gjërat nga sipër si mizat mbi mbulesën e djathit, gumëzhijnë në automobilat e shtetit andej – këndej, vizitojnë njëri – tjetrin, përgjojnë njëri – tjetrin, konsultohen, e bëjnë mizën elefant, e kodojnë dhe e nisin me telegram në vendlindje.
34,50 SEK
More

Referenca: SKU001889

Botuesi: Te tjere

Te jesh mysliman evropian, Tarik Ramadan

Tashmë ka kaluar një gjeneratë qëkur evropianët perëndimorë kanë filluar të vërejnë se komunitetet myslimane janë duke u ngulitur nëpër qytetet tona. Ditët e punëtorëve të përkohshëm emigrantë janë zëvendësuar me vendosjet e familjeve në një proces i cili ishte e qartë se do të ishte i vazhdueshëm.
92,00 SEK
More

I Lumi Shtjefën Kurti, dëshmitar i Kishës Martire, Dosja Shtjefën Kurti,vol.3

Sipas dokumentacionit të pasur arkivor, Shtjefën Kurti nuk ka patur marrëdhënie preferenciale me italianë, që ishin angazhuar në struktura ushtarake apo civile gjatë viteve të pushtimit. Gjatë procesit të parë gjyqësor, Prokurori e akuzoi Dom Shtjefnin dhe klerikët e tjerë: “Të pandehurit Don Shtjefën Kurti dhe At Pjetër Meshkalla kanë bashkëpunuar...
172,50 SEK
More

Botuesi: Cabej

Shtëpia te selvia, Anisa Markarian

Kujtimet nga jeta e përditshme në Tiranën e viteve të periudhës para kohës së komunizmit vijnë me një shqipe për t’u pasur zili, herë herë si një album familjar dhe më pas si grimca nga jeta e një fëmije si dhe një meditim mbi diktaturën dhe pasojat që ajo pati në të menduarit dhe të jetuarit.
138,00 SEK
More