Aventurë në Shqipëri 1964, Albert Mayzie
  • Aventurë në Shqipëri 1964, Albert Mayzie

Aventurë në Shqipëri 1964, Albert Mayzie

SKU000011
Migjeni

Mayzie – ve u pëlqen të dalin jashtë shtigjeve të rrahura, andej nga i çon era, duke sfiduar rreziqet dhe pamundësitë. Në këtë pikëpamje, Shqipëria përfaqësonte një aventurë të bukur. 

1 000 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Aventurë në Shqipëri 1964
Origjinali: L'Albanie entrouvre ses frontières
Gjinia: Kujtime, shënime udhëtimi
Autori: Albert Mayzie
Shqipëroi: Nestor Nepravishta
Shtëpia botuese: Migjeni
Viti: 2007
Fq. 358
Pesha: 0.467 kg.
ISBN: 978-99943-943-5-7

Mbi librin

Mayzie – ve u pëlqen të dalin jashtë shtigjeve të rrahura, andej nga i çon era, duke sfiduar rreziqet dhe pamundësitë. Në këtë pikëpamje, Shqipëria përfaqësonte një aventurë të bukur. Ç'ishte ky vend, relavitisht i afërt me ne, pothuaj i panjohur për francezët, pas 450 vjetëve të pushtimit turk, të ndjekura nga një pavarësi shumë e përkohëshme dhe më pas nga pushtimet e reja italiane e gjermane, nga prishja spektakolare me B.R.S.S., të cilën e zëvendësoi me një aleancë ideologjike dhe ekonomike me Kinën?

Çfarë quhej tek ata turizëm? Cili do të ishte fati që do t'i rezervohej njëmbëdhjetë Mayzie-ve dhe veturave të tyre të vogla, të autorizuara me një leje të veçantë që të kalonin të gjithë verën në Shqipëri? Si ishte e organizuar Shqipëria e re, cilat ishin kënaqësitë dhe telashet e saj?

Ja të gjitha pikat që duhej të sqaronim, të gjitha të panjohurat që duhej të zbulonim, për një përshkrim të sinqertë dhe një film me ngjyra, pa qenë të sigurtë deri në minutën e fundit. Herë të keqtrajtuar, herë krahëhapur, të njëmbëdhjetë Mayzie-të duhet të gërmonin në karakterin e shqiptarëve, të përshkruar kaq bukur nga Bajroni në "Çajlld Harold", gjatë një vizite që ai bëri në Shqipëri më 1809. Të rreptë bijt' e Shqipes! Po vetitë nuk u mungojnë!

Veç t'ishin më t'arrira...Armiku ua pa kurrizin ndonjëherë? Ç'armiq për vdekje, po sa miq besnikë! Po... Mayzie-të i kanë besuar kësaj miqësie... dhe nuk janë penduar aspak. Mbi autorin Pasi kishte braktisur një zyrë banke, dhe më pas një punishte të artikujve sportivë, Albert Mayzie realizoi plotësisht vokacionin e tij, që ishte shëtitja nëpër botë me kuriozitetin e pashuar për njerëzit, peisazhin dhe kafshët.

Që nga ekspedita e tij e parë më 1947, zbulohet tek ai, njëri prej kineastëve të eksplorimeve. Përmes librit mbi atë udhëtim, "Gjuetitë e mëdha në Afrikën Qëndrore", ai zuri vend mes shkrimtarëve të udhëtimeve. Më 1950, me "Tornado dhe gjueti tragjike", u konfirmua talenti i autorit dhe fama e eksploratorit.

Më 1952, Mayzie, për kënaqësinë e madhe të publikut që e ndjek tani, zgjodhi një mënyrë të re udhëtimi: udhëtimin familjar. Në librin "Në ndjekje të gorillave", ai çoi në Afrikën Qëndrore gjatë disa muajve, gruan dhe nëntë fëmijët e tij, gjë që përfaqësoi ekspeditën më piktoreske që mund të imagjinojmë. Jeta e Albert Mayzie është një roman aventurash familjare, nëpër ekspedita në katër anët e botës, njëra prej të cilave edhe në Shqipëri.

Detajet e librit
Migjeni
SKU000011

Referencat specifike

isbn
9789994394357
ean13
9789994394357
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Kultura e terrorizmit, Noam Chomsky

Këto skandale shkaktuan disa rrëmuja dhe zmbrapsje, duke diskredituar disa prej politikave më të dhunshme, ndaj së cilave ishin ekspozuar pjesërisht planifikuesit e shtetit dhe ideologët e tyre.
1 600 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Shqiptarët me dy Hoxha, Ylli Polovina

Ylli Polovina është autor i mbi gjashtëdhjetë librave me tematikë ngjarjet më kryesore kombëtare të cenzuruara deri tani apo të keqshkruara qëllimisht prej pushtetit politik të radhës.Libri Serbi, armiku miku ynë është një ndër botimet e fundit të autorit gjatë vitit 2022.
700 Lekë
More

Chernobyl, Serhii Plokhy

Në Çernobil, Serhii Plokhy bazohet në burime të reja për të treguar historitë dramatike të zjarrfikësve, shkencëtarëve dhe ushtarëve që shuanin heroikisht ferrin bërthamor.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Albas

Historia e mesjetës së hershme europiane, Ermal Baze

Teksti mësimor i nivelit universitar, të cilin kemi nderin t`u paraqesim studentëve të historisë, është fryt i hulumtimeve disavjeçare, të kryera për një epokë të rëndësishme të historisë së përgjithshme, në njërën prej periudhave më të ndërlikuara historisë së Europës, sikurse është Mesjeta e hershme europiane, në harkun kohor midis viteve 500-1000.
900 Lekë
More

Botuesi: Botart

Ushtria e askujt, Paul Scharre

 Ushtria e Askujt ngërthen historinë ushtarake, politikën globale dhe shkencën e fjalës së fundit për të eksploruar pasojat që mund të shkaktojë përdorimi i këtyre armëve në qoftë se lihen të lira të marrin në mënyrë të pavarur vendime për jetën ose vdekjen.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Abanozi, Ryszard Kapuscinski

Ky kontinent është i parrokshëm që të mund ta përshkruash. Është një oqean i vërtetë, planet më vete, një kozmos i larmishëm bajagi i begatë
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000037

Botuesi: Botimet Dudaj

Histori me mbret, Armir Shkurti

Gazetari Armir Shkurti ka përmbledhur mbresat e tij nga 55 ditët e vitit 1997, kur i biri i Ahmet Zogut, Mbreti Leka i Parë, testoi shansin e vet duke hedhur referendum për kthimin e monarkisë në një vend që nuk po largohej dot nga traumat e skemave piramidale dhe rënies së përgjithshme të shtetit.
600 Lekë
More

Referenca: SKU001669

Botuesi: Te tjere

Në pasqyrën e Oksidentit, Enis Sulstarova

Libri që keni në duar riboton disa prej eseve studimore, artikujve dhe recensioneve të mia që janë botuar në revista dhe gazeta të ndryshme në hapësirën shqiptare gjatë viteve 2000. Me rastin e ribotimit të gjitha shkrimet janë ripunuar nga autori, por  pa bërë ndryshime thelbësore të varianteve të botimeve të mëparshme.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Albas

Ballkanizimi i Europës, Sylo Taraku

Ballkanizimi i Europës është jo vetëm një përshkrim i gjendjes në Europë, që lexohet me shumë ëndje, por edhe një përgjigje e refektuar për një bashkësi të hapur që nuk i fsheh problemet.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001033

Botuesi: Dituria

Europa në kohën tonë 1945-1992, Uollter Laker

Libri "Europa në kohën tonë" i historianit Uolltër Lakër, është një kronikë e pasur e evoluicionit politik, ekonomik, social dhe kulturor të kontinentit që prej fillimit të Luftës së Ftohtë deri në rënien e Murit të Berlinit dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Banaliteti i së keqes, Eichmann në Jeruzalem, Hannah Arendt

Hannah Arendt (Hana Arend) shkon në Jeruzalem si e dërguar e "New Yorker". Merr pjesë në debatin e zhvilluar në sallën e gjyqit dhe në artikujt që do të shkruajë për gazetën do të nxjerrë në pah dhe do të studiojë imtësisht problemet morale, politike dhe juridike që qëndrojnë pas çështjes Ajhman. Prej këtej lind një libër polemizues
1 400 Lekë
More

Referenca: SKU001044

Botuesi: Dituria

Shqipëria, ngritja e një mbretërie, Joseph Swire

Një libër i shkëlqyer mbi historinë tonë, që fillon me Shqipërinë e para Kongresit të Berlinit, luftën për autonomi, Luftën I Botërore, çështjen Adriatike etj. e deri në ngritjen e mbretërisë shqiptare.
1 250 Lekë
More