• Ka mbaruar
Majat e Shales, Rose Wilder Lane
  • Majat e Shales, Rose Wilder Lane

Majat e Shalës, Rose Wilder Lane

SKU001001
Dituria

"Majat e Shalës" është dëshmia e shkruar e një udhëtareje amerikane për Shqipërinë në fillim të viteve '20 të shekullit të kaluar. Një grup misionaresh të huaja ndërmarrin një udhëtim në viset veriore të vendit nga Shkodra në Shalë, Theth e Shosh.

600 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Majat e Shalës, një kronikë e disa udhëtimeve midis fiseve malësore të Shqipërisë
Origjinali: The peaks of Shala
Gjinia: Kronikë udhëtimesh, publicistikë
Autori: Rose Wilder Lane
Shqipëroi: Kujtim Ymeri
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2004
Fq. 192
Pesha: 0.229 kg.
ISBN: 978-99927-59-49-6

Mbi librin

"Majat e Shalës" është dëshmia e shkruar e një udhëtareje amerikane për Shqipërinë në fillim të viteve '20 të shekullit të kaluar. Një grup misionaresh të huaja ndërmarrin një udhëtim në viset veriore të vendit nga Shkodra në Shalë, Theth e Shosh. Në sfondin e një bukurie mahnitëse të natyrës malore, përpara syve të tyre shpaloset një botë e çuditshme, magjepsëse dhe ekzotike karakteresh njerëzore, dokesh dhe kulture.

Lakmitë e huaja dhe qëndresa shqiptare, intrigat europiane dhe lindja e shtetit të pavarur, Kanuni dhe dëshira për arsim e progres, gjakmarrja dhe besa, këngë, legjenda dhe besime të lashta, përkrah konfliktesh dhe rreziqesh të reja.

I shkruar si një roman tërheqës aventure, libri i Rose Wilder Lane e rrëmben lexuesin si ujëvarat alpine të maleve që ajo përshkruan. Ajo ecën në gjurmët e punës së Edit Durhamit, për t'i thënë botës perëndimore të vërtetën për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Detajet e librit
SKU001001

Referencat specifike

isbn
9789992759496
ean13
9789992759496
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fishta

Quo Vadis?, Henryk Sienkiewicz

Në Romën dekadente e të pamëshirshme të epokës së Neronit, qendër e botës dhe furrë shkrirjeje e të gjitha racave dhe feve të antikitetit, patrici i ri Vinic dashurohet me Liçian, vajzën e ndrojtur të një mbreti svev, e rritur në Romë dhe e edukuar me fenë e krishterë. 
800 Lekë
More

Botuesi: Pema

Ngritja dhe rënia e kombeve, Ruchir Sharma

I mbushur me të dhëna shumë të vlefshme... po aq edhe me gjykime të mrekullueshme dhe histori domethënëse, libri është thjesht udhërrëfyesi më i mirë në ekonominë globale të ditëve të sotme. Pavarësisht nëse jeni vëzhgues i kësaj ekonomie, apo investoni në të, nuk keni luksin të mos e lexoni.
1 600 Lekë
More

Referenca: SKU001945

Botuesi: Botimet Dudaj

Politika eshte vendore, Tip O'Neill, Gari Himel

Thomas P. O'Neill, i Riu, është zgjedhur për në Kongresin e Shteteve të Bashkuara nga viti 1952 deri më 1986 dhe ka qenë Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve për dhjetë vjet. Më parë ai kishte punuar si përfaqësues dhe Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të shtetit Masaçusets.
600 Lekë
More

Botuesi: Minerva

Në mbrojtje të kapitalizmit, Rainer Zitelmann

Kapitalizmi, thonë kritikët e tij, u jep përparësi fitimeve mbi njerëzimin, krijon monopole dominuese dhe minon demokracinë. Zitelmann shqyrton me radhë secilin prej këtyre argumenteve dhe zbulon të metat kritike që i zhvlerësojnë ato.
1 800 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi, Blendi Fevziu, Baton Haxhiu

Më 17 qershor 1999, një autokolonë makinash larashe, të shoqëruara me disa civilë të armatosur me kallashnikovë, hyri brenda bazës ushtarake të Tetovës në Maqedoni. Baza ishte vënë në dispozicion të trupave gjermane që pak ditë më parë kishin hyrë në Kosovë dhe qenë vendosur në Prizren. Një helikopter ushtarak, me fundin e hapur dhe me një mitraloz të...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Abdylhamidi II, Sulltani i fundit i një epoke, Vahdettin Engin

Sulltan Abdylhamidi II ishte sundimtari i fundit i tri kontinenteve. Ai ishte Padishahu i tridhjetëekatërt osman. Sulltan Hamidi drejtoi shtetin në një periudhë mjaft të vështirë të tij. Ai u përpoq që brenda kësaj periudhe ta mbante shtetin në këmbë. Ai ra nga froni pas 33 vjetësh në pushtet. Duke vënë re se Padishahët e tjerë që erdhën në drejtimin e...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Politiko

Si manipulohen zgjedhjet, Nic Cheeseman , Brian Klaas

I qartë, i fortë dhe ndoshta revolucionar, Si Manipulohen Zgjedhjet duhet të lexohet nga çdo lexues, aktivist i shoqërisë civile, politikan i opozitës, monitorues zgjedhor, gazetar dhe diplomat që është larguar nga kabina e votimit apo qendra e numërimit i zemëruar, shqetësuar apo acaruar.
500 Lekë
More

Referenca: 2530

Botuesi: Te tjere

Transformimi qyteterimor dhe bota muslimane, Ahmet Davutogllu

Ky libër është shkruar përmes tri fazave. Gjatë fazës së parë u bë një analizë e krizës dhe e transformimit qytetërimor dhe u paraqit si kumtesë në një konferencë mbi Marrëdhëniet e Komunitetit Europian me Turqinë, të mbajtur në Stamboll në dhjetor 1989, fill pas rënies së Murit të Berlinit.
600 Lekë
More

Referenca: SKU001170

Botuesi: Tirana Times

Pak ndryshe, Astrit Lulushi

Me gjuhë sintetike e elastike që të kujton herë – herë Volterin apo Emile Chartier (Alain), me ngjeshje ideore dhe forcë konkluduese që shkon deri në aforizma a shpërthime proverbiale, Astrit Lulushi vjen me këtë libër për t'i thënë disi ndryshe dukuritë e jetës sonë, përmes lëvrimesh filozofike, sociologjike e kulturore.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001378

Botuesi: Migjeni

Udhëtime në Shqipërinë e Vezirëve, Uilliam Martin Lik

Kapiteni Uilliam Martin Lik u dërgua me mision në Pashallëkun e Janinës në dhjetor të vitit 1804, për të mbështetur Ali Pashën në rast të një zbarkimi francez në bregdetin e zotërimeve të tij. Atje qëndroi me ndërprerje deri në mars të vitit 1810, duke vëzhguar situatën, ndikuar mbi Ali Pashën dhe mbledhur të dhëna mbi vendin.
1 200 Lekë
More