Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Gegërishtja verilindore, Xheladin Gosturani
  • Gegërishtja verilindore, Xheladin Gosturani
  • Gegërishtja verilindore, Xheladin Gosturani
  • Gegërishtja verilindore, Xheladin Gosturani
  • Gegërishtja verilindore, Xheladin Gosturani

Gegërishtja verilindore, Xheladin Gosturani

Berk

Një studim i tillë i mirëpritur dhe deri më sot i munguar nuk do kuptuar thjesht si një inventar të dhënash dialektore, por si një burim i pakohë të dhënash që na mundësojnë vendosjen në kohë e në hapësirë të teksteve tona të vjetra filologjike

1 200 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Gegërishtja verilindore
Gjinia: Studime/Gjuhësia/Albanologjia
Autori: Xheladin Gosturani
Shtëpia botuese: Berk
Viti: 2020
Fq. 456
Pesha: 0.490 kg
ISBN: 9789928462749
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Në një kohë kur lëvizjet e mëdha demografike të këtyre tri dekadave të fundit thuajse e patën shuar shpresën se varieteti i gegërishtes verilindore do të dokumentohej me të njëjtin përkushtim shkencor siç qe dokumentuar varieteti i gegërishtes veriperëndimore, shfaqet ky studim sirtari, i ruajtur falë kujdesit të trashëgimtarëve të Gosturanit. Pas një detajimi të përimtë të shpërndarjes gjeografike të gegërishtes verilindore brenda dhe jashtë kufijve aktualë të Republikës së Shqipërisë, autori zbërthen tipret e qenësishme dhe dalluese fonetike, morfologjike e leksikore të saj.

Një studim i tillë i mirëpritur dhe deri më sot i munguar nuk do kuptuar thjesht si një inventar të dhënash dialektore, por si një burim i pakohë të dhënash që na mundësojnë vendosjen në kohë e në hapësirë të teksteve tona të vjetra filologjike, te të cilat shumë pyetje ende nuk kanë marrë përgjigje. E po ashtu do konsideruar edhe si një ndihmesë e madhe për të ripërcaktuar lëvizjet e popullatave shqipfolëse në ag të kohëve, kohë të cilat nuk e njohën dëshminë historiografike.


Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928462749
ean13
9789928462749
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Reklama

Lahuta e Malsisë, At Gjergj Fishta

Poema nis me përleshjet kufitare midis fiseve të Hotit e të Grudës dhe fqinjëve po aq të rreptë malezezë më 1858. Thelbi i veprës janë këngët 6-25 që u kushtohen ngjarjeve të viteve 1878-1880, që lidhen me Kongresin e Berlinit, i cili i dha toka kufitare shqiptare Malit të Zi dhe çoi në krijimin e Lidhjes së Prizrenit për të mbrojtur interesat e kombit.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001173

Botuesi: Botime Franceskane

Lahuta e Malcis, At Gjergj Fishta

Poema nis me përleshjet kufitare midis fiseve të Hotit e të Grudës dhe fqinjëve po aq të rreptë malezezë më 1858. Thelbi i veprës janë këngët 6-25 që u kushtohen ngjarjeve të viteve 1878-1880, që lidhen me Kongresin e Berlinit, i cili i dha toka kufitare shqiptare Malit të Zi dhe çoi në krijimin e Lidhjes së Prizrenit për të mbrojtur interesat e kombit.
800 Lekë
More

Botuesi: Berk

Hija e maleve, Tregtar flamujsh, Ernest Koliqi

Ernest Koliqi vjen në këtë botim gërmë për gërmë siç ishte në botimet e para të tregimeve të tij, të viteve 1929 (Tregtar Flamujsh) dhe 1935 (Hija e Maleve). Botimi sjell Koliqin me gjuhën e tij origjinale në gegnisht.
850 Lekë
More

Botuesi: Fishta

Një antologji e vogël e vdekjes, Stefan Çapaliku

Te antologjia e vdekjes do gjeni një preambul mbi vdekjen në pikpamje filozofike; një shqyrtim të shkurtër antropologjik mbi vdekjen në kulturën shqiptare; mbi varrezat si “qyteti ideal”, duke marrë si shembull “Varrezat e Ermajit” në Shkodër, si dëshmi e gjallë e qytetërimit përëndimor.
500 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Andrra e Pretashit, Anton Harapi

Po mbushen 15 vjet qëse n'atdhe po shkrimbet në gjak çdo shkundi lirijet. Apostujt e pendës u zhdukën dalë – kadalë prej dekës së shpejtuese a prej plumbit vëllavras. Shkrimtarët tjerë, qi pështuen si i mbytuni, të cilin rastësisht e qet vala m'anesh e qi sot bajnë hije, të strukun, në tokë të Parëvet, vuejnë robin fizike e morale nën çekanin e kuq e...
1 100 Lekë
More

Botuesi: Dituria

E çmendun, e çmendun, e çmendun dashunie për ty, Alda Merini, Ebook

Poezia, dashuria dhe çmenduria futen njëkohësisht në jetën e poetes Alda Merini, një stuhi që e përmbysi, në adoleshencë, deri kur ajo arrin të fitojë mbi të, me forcën e fjalës. Ndërkohë që tregon për vitet e kaluara në spitalin psikiatrik, ajo padit përvojën më të dhimbshme: urdhrin që i jep mjeku që të mos dashurohet.
480 Lekë
More

Referenca: SKU000939

Botuesi: Botime Franceskane

Gjeth e Lule, At Vincenc Prennushi

Titulli: Gjeth e LulePoeziAutori: At Vinçenc PrennushiShtëpia botuese: Botime FrançeskaneVendi dhe Viti: Shkodër, 2006Bazuar te botimi origjinal i vitit 1931f. 180Pesha: 0.32 kgISBN: 9789992798171 Dialekti: Gegnisht
400 Lekë
More

Referenca: SKU000365

Botuesi: Botime Franceskane

Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi, vol 1 - 3

Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s'e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët. Ky botim ka mbatuar. Botimi i ri...
2 100 Lekë
More

Referenca: SKU000993

Botuesi: Dituria

Juvenilia dhe vjersha te tjera, Ndre Mjeda

Në këtë poemë shoqërore – psikologjike me elemente të poemës filozofike, që u shfaq si dukuri e veçantë në letërsinë shqiptare të kohës, janë sintetizuar tiparet më karakteristike të artit të Mjedës, si: fryma demokratike, lakonizmi dhe plasticiteti.
380 Lekë
More

Referenca: SKU001140

Botuesi: Botime Franceskane

Mrizi i Zanavet, At Gjergj Fishta

Mrizi i zanave, Shkodër 1913, përfshin edhe disa poezi fetare nga Pika voëset. Fryma e përgjithshme që e përshkon këtë përmbledhje është më fort kombëtare se fetare. Karakteri patriotik i saj bie në sy edhe më fort në botimet e tjera të zgjeruara të viteve 1924, 1925 dhe në botimin post mortem më 1941.
400 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000425

Botuesi: Cabej

Shtate vjet prolog, Ledi Shamku - Shkreli

Para se të bihet pre e alarmeve për bjerrje gjuhe, a jemi ndalur të vëzhgojmë pa paragjykime e me mjete shkencore si po e flasin shqipen shtresat e ndryshme socialkulturore? Si po vetërregullohen de facto shqipfolësit, që me instiktin e gjuhës amtare e ndiejnë se standardet që njësuan shqipen dekada më parë nuk u mjaftojnë më për të pasqyruar një jetesë...
600 Lekë
More

Referenca: SKU001096

Botuesi: Cabej

Standard dhe neostandard, Ledi Shamku-Shkreli

Libri nënvizon risinë e termit neostandard, tregues i tejkalimit të gjendjes së ngurtësuar, që nënkupton zakonisht vetë koncepti standard. Marrëdhëniet ndërmjet dialekteve të shqipes dhe shqipes standarde përbëjnë një nga argumentet më të rrahura të debatit kulturor në Shqipëri, këta 20 vitet e fundit.
700 Lekë
More

Botuesi: Cabej

Dukuri të shqipes bashkëkohore, Ledi Shamku - Shkreli

“Dukuri të shqipes bashkëkohore” është një përmbledhje aktesh mbajtur në Takimin Shkencor që Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, me iniciativë të Rrethit Gjuhësor të Tiranës, organizoi me gjuhëtarin e njohur, prof. Tullio de Mauro në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në dt. 5 – 8 tetor 2005.
500 Lekë
More