• Banner

Alfabetare e Gjuhësë Shqip

Ky botim i dytë i “Allfabetares” u drejtohet kryesisht studiuesve e studentëve të fushës së shkencave humanitare dhe do t'u shërbejë për të njohur botëkuptimin, idetë, synimet kulturore të autorëve, si dhe përpjekjet e tyre të para të mbara për ta bërë gjuhën shqipe gjuhë të diturisë e të shkollës, për ta pasuruar me fjalë të reja

138,00 SEK
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi


Titulli: Alfabetare e Gjuhësë Shqip
Kategoria: Fjalor
Autori: Grup Autorësh
Botues: Alsar
Viti: 2020
Fq. 278
Pesha: 0.250 kg
ISBN: 978-9928-319-04-3
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

...Në prag të 140-vjetorit të themelimit të Shoqërisë së të Shtypuri Shkronja Shqip, me mbështetjen e Fondacionit ALSAR, i hymë punës për ta risjellë në bibliotekën shqiptare këtë përmendore gjuhësore e kulturore të Rilindjes sonë në formën origjinale të saj (anastatike) dhe të tjeshkruar me alfabetin e sotshëm, duke dhënë herë-herë herë edhe disa shënime të nevojshme për lexuesin. Fondacioni ALSAR u bë nismëtar edhe i përkujtimit të 140-vjetorit të themelimit të Shoqërisë së të Shtypuri Shkronja Shqip, me një veprimtari shkencore të denjë (1 nëntor 2019), në të cilën u përurua edhe një vëllim i posaçëm: “Shoqëri e të Shtypuri Shkronja Shqip 1879. Përmbledhje studimesh dhe artikujsh" (350 f.) i botuar gjithashtu nga ALSAR, ku është përfshirë edhe "Kanonizma” (statuti) e Shoqërisë në faksimile dhe e tejshkronjëzuar (transliteruar) me alfabetin e sotshëm.

Ky botim i dytë i “Allfabetares” u drejtohet kryesisht studiuesve e studentëve të fushës së shkencave humanitare dhe do t'u shërbejë për të njohur botëkuptimin, idetë, synimet kulturore të autorëve, si dhe përpjekjet e tyre të para të mbara për ta bërë gjuhën shqipe gjuhë të diturisë e të shkollës, për ta pasuruar me fjalë të reja.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928319043
ean13
9789928319043
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001466

Botuesi: LIRA

Manual i kulturës së përgjithshme, Jean-Francois Braunstein, Bernard Phan

"Kultura e përgjithshme'': një shprehje e re për një ide të vjetër Vetë shprehja ''kulturë e përgjithshme'' është relativisht e re. Për herë të parë, ajo përkufizohet më 1932, në Fjalorin e Akademisë franceze, si "tërësia e njohurive të përgjithshme mbi letërsinë, historinë, filozofinë, shkencat dhe artet".

Çmimi 138,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001648

Botuesi: Te tjere

Fjalor emrash, Vladimir Zoto

Një enciklopedi e emrave vetjakë. Të gjithë emrat iliro - shqiptarë, mijëra emra të huaj, emra historikë, mitologjikë, të moçëm e të rinj dhe të shoqëruara me shpjegime të hollësishme të kuptimit të tyre. Një libër për të gjithë: për ata që duan të dinë kuptimin dhe prejardhjen e emrit të tyre dhe për të gjithë ata që kërkojnë një emër të ri.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Fjalori i Marko Boçarit, Niko Stylos

Në këtë libër do të lexoni: 1 - Marko Boçari dhe fjalori i tij 2 - Pak fjalë për alfabetet arvanitase 3 - Gërmat toske ose epiroto-arvanitase 4 - Dorëshkrimi i Marko Boçarit 5 - Fjalor greqisht-arvanite e thjeshtë 6 - Fjalor avranite-greqisht 7 - Fjalë të greqishtes epirotase

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2656

Botuesi: Onufri

Shqip-kinezisht, kinezisht-shqip, Iljaz Spahiu

Gjuha zyrtare kineze quhet ndryshe edhe Mandarin, term i cili i referohet dialektit më të madh në morinë e dialekteve në Kinë. Mandarin mbështetet mbi dialektin e Pekinit dhe është më përfaqësues në pjesën veriore të Kinës. Mbi 800 milionë njerëz në botë përdorin gjuhën kineze.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2145

Botuesi: EDFA Botime

Fjalor Gjermanisht - Shqip, Ali Dhrimo

• Fjalori i ri gjermanisht – shqip, fryt i një përpunimi rrënjësor e të thelluar të fjalorëve të mëparshëm të autorit• Ka një rritje të ndjeshme të numrit të fjalëve të reja, të kuptimeve dhe të shprehjeve• Përmban 61 mijë fjalë• U jep përparësi fjalëve nga gjuha e sotme: gjuha e mediave, e filmit dhe e teatrit, e jetës së përditshme në zyrë, në punë të...

Çmimi 460,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: EDFA Botime

Fjalor Shqip-Spanjisht, Ivzi Koçi, Kristofor Ndreu

Ky fjalor ofron:  •Rreth 20 000 fjalë dhe shprehje nga më të përdorshmet në gjuhën letrare shqipe.  • Ndihmon për të komunikuar me lehtësi në jetën e përditshme.  • Përmban terma nga më kryesoret të shkencës, artit e të profesioneve të ndryshme.  • I përshtatshëm për tu mbajtur me vete kudo.

Çmimi 126,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Dictionarium latino - epiroticum, Franciscus Blanchus

Ky botim anastatik, i pari në Shqipëri, ndërmerret me rastin e 400 vjetorit të lindjes së Frangut t’Bardhë (1606 – 1643) në nderim të tij e në shërbim të besojmës se Shqipëria i ka rrënjët e saj të ngulura thellë në humusin greko – romak të qytetërimit perëndimor, dhe se kjo ngulitje ka shenjtuar fort gjithë diakroninë shpirtnore, kulturore dhe gjuhësore...

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)