• Banner

  • Ka mbaruar
Feminizmi eshte per te gjithe, Bell Hooks
  • Feminizmi eshte per te gjithe, Bell Hooks

Feminizmi eshte per te gjithe, Bell Hooks

Kritikja e njohur kulturore, Bell Hooks, ofron një vizion mikpritës dhe me zemër të hapur mbi gjininë, seksualitetin dhe shoqërinë, në një volum frymëzues dhe të hapur për publikun. Nëpërmjet një stili angazhues dhe provokues, Bell Hooks na paraqet një teori popullore të feminizmit të bazuar në sensin praktik dhe mençurinë e përvojës.

55,20 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Feminizmi është për të gjithë
Gjinia: Publicistikë
Autori: Bell Hooks
Shqipëroi: Blerta Picari
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2007
Fq. 160
Pesha: 0.171 kg.
ISBN: 978-99943-0-034-1

Mbi librin

Kritikja e njohur kulturore, Bell Hooks, ofron një vizion mikpritës dhe me zemër të hapur mbi gjininë, seksualitetin dhe shoqërinë, në një volum frymëzues dhe të hapur për publikun. Nëpërmjet një stili angazhues dhe provokues, Bell Hooks na paraqet një teori popullore të feminizmit të bazuar në sensin praktik dhe mençurinë e përvojës.

I saji është vizioni i një komuniteti të dashur, që u bën thirrje të gjithë atyre që janë të angazhuar për barazinë, respektin reciprok dhe drejtësinë. Hooks vë në punë analizën e saj kritike drejt çështjeve më të diskutuara dhe sfiduese me të cilat përballen feministet sot, duke përfshirë të drejtat e riprodhimit, dhunën, racën, klasën dhe punën.

Me mprehtësinë e saj të zakonshme dhe sinqeritetin e pakursyer, Hooks bën thirrje për një feminizëm të lirë nga pengesat përçarëse, por të pasur me një debat të sertë. Me një gjuhë optimiste dhe syhapëse, Hooks na inkurajon për të kërkuar alternativa ndaj një kulture patriarkale, raciste dhe homofobike dhe për të imagjinuar një kulturë tjetër.

Detajet e librit
SKU000408
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000301

Botuesi: Cabej

Seksi i dytë vol. 1, Faktet dhe mitet, Simone de Beauvoir

Ajo i mëshon në veprën e saj kërkimit të moralit të vërtetë dhe kritikës ndaj traditës dhe konformizmit. Gjatë gjithë jetës krijuese ajo synon të shkruajë vepra kuptimplote dhe pavarësisht nga gjinia- roman, ese, vepër autobiografike apo teatrale- shkrimet e saj janë morale dhe filozofike.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Misteri i mjellmës, Fatos Kongoli

Rutina e përditshme e inspektorit në agjencinë ku e kanë rekrutuar, tepër larg kësaj ëndrre, trazohet befas një ditë kur një e panjohur enigmatike, të cilën ai e mbiquan Mjellma, i nis një zarf të madh ku kishte një numër zarfesh të tjera dhe në njërin prej tyre, një letër me fakte tronditëse.

Çmimi 103,50 SEK
More
Në gjendje

Fjalori i Marko Boçarit, Niko Stylos

Në këtë libër do të lexoni: 1 - Marko Boçari dhe fjalori i tij 2 - Pak fjalë për alfabetet arvanitase 3 - Gërmat toske ose epiroto-arvanitase 4 - Dorëshkrimi i Marko Boçarit 5 - Fjalor greqisht-arvanite e thjeshtë 6 - Fjalor avranite-greqisht 7 - Fjalë të greqishtes epirotase

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2656

Botuesi: Onufri

Shqip-kinezisht, kinezisht-shqip, Iljaz Spahiu

Gjuha zyrtare kineze quhet ndryshe edhe Mandarin, term i cili i referohet dialektit më të madh në morinë e dialekteve në Kinë. Mandarin mbështetet mbi dialektin e Pekinit dhe është më përfaqësues në pjesën veriore të Kinës. Mbi 800 milionë njerëz në botë përdorin gjuhën kineze.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: EDFA Botime

Fjalor serbisht-shqip, Violanda Canko

Ky fjalor ofron mbi 20 000 fjalë të serbishtes dhe shqipes moderne, gjithashtu përmban shembuj, shprehje dhe idioma të përdorimit të përditshëm. Terma teknike dhe shkencore. Ka një gramatikë të përmbledhur të gjuhës serbe dhe në fund shoqërohet me shprehjet më të përdorshme në udhëtim.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)