Titulli: Miti i Sizifit
Origjinali: Le Mythe de Sisyphe
Gjinia: Filozofi
Autori: Albert Camus
Shqipëroi: Petrit Sinani
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2016
Fq. 212
Pesha: 0.201 kg
ISBN: 978-9928-203-24-3
Fragment nga libri
Nëse ky mit është tragjik, kjo ndodh ngaqë heroi i tij është i vetëdijshëm. Në të vërtetë, çfarë vlere do të kishte vuajtja e tij, në qoftë se çdo hap do të ushqente shpresën për t'ia dalë mbanë?
Punëtori i sotëm punon gjithë jetën në të njëjtin vend pune dhe fati i tij nuk është më pak absurd. Por ai nuk është tragjik, përveç rasteve të rralla kur bëhet i vetëdijshëm. Sizifi, proletari i perëndive, i pafuqishëm dhe i revoltuar, e njeh gjithë shtrirjen e gjendjes së vet të mjeruar: gjatë zbritjes ai mendon për të.
Qartësia, e cila duhet t'i shkaktonte vuajtje, realizon, në të njëjtën kohë, fitoren e tij. Nuk ka fat që të mos mposhtet me anë të përbuzjes.
... Por Sizifi këshillon besnikërinë e epërme, e cila mohon perënditë dhe ngre shkëmbinjtë. Edhe ai mendon se gjithçka është mirë. Kjo gjithësi, tashmë pa zot, nuk i duket as e pafrytshme dhe as e kotë.
Çdo kokrrizë e këtij guri, çdo shkëlqim mineral i këtij mali të zhytur në terr, formon në vetvete një botë. Vetë lufta drejt majave mjafton për të mbushur zemrën e njeriut. Sizifin duhet ta përfytyrojmë të lumtur.