• Banner

Kujtime të përtejvarrit, vëllimi II, Francois-Rene de Chateaubriand
  • Kujtime të përtejvarrit, vëllimi II, Francois-Rene de Chateaubriand

Kujtime të përtejvarrit, vëllimi II, Francois-Rene de Chateaubriand

Kujtimet, në krye të të cilave do të lexohet kjo parathënie, përfshijnë dhe do të përfshijnë të gjithë rrjedhën e jetës sime. Janë nisur që nga viti 1811 dhe vazhdojnë deri më këtë ditë.

14,86 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kujtime të përtejvarrit, vëllimi II
Origjinali: Mémoires d'Outre-Tombe
Gjinia: Histori
Autori: Francois-Rene de Chateaubriand
Shqipëroi: Primo Shllaku
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2021
Fq. 651
Pesha: 0.868 kg
ISBN: 978-9928-185-91-4
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Meqë e kam të pamundur ta parashikoj ditën se kur do të vdes; meqë, në moshën time, ditët e dhëna për njeriun janë vetëm ditë të falura, ose, më mirë të themi, ditë ndëshkimi, nga frika se mund të zihem gafil, dua ta shpjegoj veten rreth një vepre të destinuar për t’i bishtnuar mërzisë së këtyre orëve të fundit e të braktisura, që askush nuk i dëshiron e më të cilat njeriu nuk di se ç’të bëjë.
Kujtimet, në krye të të cilave do të lexohet kjo parathënie, përfshijnë dhe do të përfshijnë të gjithë rrjedhën e jetës sime. Janë nisur që nga viti 1811 dhe vazhdojnë deri më këtë ditë. Unë tregoj tek ajo që është kryer, dhe do të tregoj tek ajo që ende është vetëm një skicë, fëmijëninë time, selitjen, rininë, hyrjen time në ushtri, ardhjen time në Paris, njohjen time me Luigjin XVI, skenat e para të Revolucionit, udhëtimet e mia në Amerikë, kthimin tim në Europë, mërgimin tim në Gjermani dhe Angli, kthimin tim në Francë në kohën e konsullatit, punët dhe veprat e mia gjatë perandorisë, vrapin tim në Jeruzalem, punët dhe veprat e mia gjatë Restauracionit, pra, përfund, historinë e plotë të këtij Restauracioni dhe të rënies së tij.Kam pasur rastin të takohem me pothuajse të gjithë burrat që, në kohën time, kanë luajtur një rol të madh ose të vogël jashtë ose brenda vendit tim. I kalova njërin pas tjetrit vitet e zbrazta të rinisë sime, vitet e mbushura plot me ngjarje të periudhës republikane, kohën e lavdishme të Bonapartit dhe të mbretërimit të Legjitimitetit.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928185914
ean13
9789928185914
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Plejad

Bota shqiptare e Branko Merxhanit, Ndriçim Kulla

I "skllavëruar" me këtë mënyrë jetese; tetë orëshin e gjumit ,të studimit dhe të punës së vështirë në minierë kalova shumë nga vitet e pasioneve të rinisë time për të mësuar diçka më shumë dhe të dilja përtej perdes nga ajo çfarë na servirte propaganda e regjimit komuniste.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2734

Botuesi: Onufri

Mesimet e mia, Jacques Lacan

Metoda e Lacan – it është që të niset nga çfarë dihet nga të gjithë. Pastaj, si pa e kuptuar, me shkathtësi, si duke luajtur, ai na shpalos para syve një ujëvarë konceptesh të habitshme: një mendim që nuk e mendon veten; një të pavetëdijshme që është gjuhë; një gjuhë që rri "në tru, si pezhizhkë merimange", një seksualitet që "hap një vrimë tek e vërteta".

Çmimi 4,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Plejad

Shkenca e Logjikës, Hegel

“Shkenca e logjikës” është njëri nga punimet më të njohuratë Hegelit, i botuar edhe si libër me vete. Por, ajo është përfshirë, gjithashtu, edhe si pjesë e sistemit të tij filozofik, në veprën e njohur me titull “Enciklopedia e shkencave filozofike”. Ky libër që po iu paraqisim është bazuar pikërisht në një botim dy-gjuhësh (gjermanisht-italisht) të kësaj...

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000153

Botuesi: Ideart

Utopia, Thomas More

Tomas Mori ishte filozofi i parë që, duke përshkruar një botë ideale nxiti një letërsi të tërë të mëpasme. Tomaso Kampanela me veprën "Qyteti i Diellit", Frensis Bejkën me librin "Atlantida e Re", Sen Simoni, Furieja etj. pa harruar "Udhëtimet e Guliverit" të Suiftit, "Fermën e Kafshëve" të Oruellit: të gjithë këta autorë e shumë e shumë vepra të tjera...

Çmimi 4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Sovraniteti, Jean Bodin

Jean Bodin, filozof, mendimtar politik dhe ekonomist francez (1530-1596). Bodin konsideronte se nocion përcaktues për shtetin dhe kushtetutën shtetërore është sovraniteti ose ius maiestatis. Së këtejmi sunduesit janë përgjegjës vetëm para ligjit natyror dhe jo ligjit kushtetues dhe juridik.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Shën Pali, themelimi i universalizmit, Alain Badiou

Në lojën e madhe filozofike ku shpie mendimi i Badiousë, sot dhe për tani, paralelizmi është i qartë. Ajo çka synohet si kthjellim mbi faktin se estetika e ka shpënë artin në një kusht të huaj të mendimit të vet, pra në filozofi, po ai lloj ringjalljeje duhet zbuluar edhe gjetkë, kësaj here jo në një gjest antifilozofik, por antihistorik.

Çmimi 5,95 CHF
More
Në gjendje

Ekzistencializmi është humanizëm, Jean-Paul Sartre

Në një leksion të vitit 1946, filozofi Jean Paul Sartre vendosi t’i përgjigjej kritikëve mbi atë se çfarë është filozofia që ai mbështeste. A është ekzistencializmi një rënie në qetësi dhe dëshpërim? A është ekzistencializmi estetik? Këtyre pyetjeve Sartre iu përgjigj në Ekzistencializmi është humanizëm.

Çmimi 5,45 CHF
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)