Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Habia Filozofike, Zhane Hersh
  • Habia Filozofike, Zhane Hersh
  • Habia Filozofike, Zhane Hersh

Habia Filozofike, Zhane Hersh

SKU000906
Dituria

Idetë e teoritë e disa filozofëve, si Sokrati, Platoni, Aristoteli, Dekarti, Spinoza, Kanti, Hegeli, Marksi, Niçja, përshkruhen në një formë mjaft interesante e me një gjuhë të përshtatshme. Origjinaliteti i Zhanë Hersh është se ajo, zhvillimin e filozofisë në Perëndim, e rindërton duke u nisur jo nga tezat e saj themelore, por nga vetë natyra dhe dhe objekti i saj i parë: habia.

8,33 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Habia Filozofike, një histori e filozofisë
Origjinali: L'étonnement philosophique, Une histoire de la philosophie
Gjinia: Filozofi
Autori: Zhanë Hersh
Shqipëroi: Artan Fuga
Shtëpia botuese: Dituria
Fq. 368
Pesha: 0.449 kg.
ISBN: 978-99927-31-19-2

Mbi librin

Idetë e teoritë e disa filozofëve, si Sokrati, Platoni, Aristoteli, Dekarti, Spinoza, Kanti, Hegeli, Marksi, Niçja, përshkruhen në një formë mjaft interesante e me një gjuhë të përshtatshme. Origjinaliteti i Zhanë Hersh është se ajo, zhvillimin e filozofisë në Perëndim, e rindërton duke u nisur jo nga tezat e saj themelore, por nga vetë natyra dhe dhe objekti i saj i parë: habia.

Habia është aftësia për të pyetur për një dukuri të qartë, dmth për diçka që na pengon tanshohim dhe ta kuptojmë botën në çast. E para prej dukurive është vetë qenia, pra ekzistenca e materies dhe e botës. Prej kësaj çështjeje, kaq e thjeshtë në pamje të parë, shekuj më parë lindi në Greqi ai lloj meditimi që nuk ka rreshtur së dhëni hov mendimit: filozofia.

Historia e kësaj habie, vazhdimisht të trajtuar, përherë të gjallë, gjithmonë të riformuluar, Zhanë Hersh na e tregon duke u nisur prej disa filozofëve perëndimorë: parasokratikët, Sokrati, Platoni, Aristoteli, epikurianët, stoiket, Shën Agustini, Thoma d'Akuini e deri tek Kanti, Hegeli, Marksi, Frojdi, Bergsoni, Niçja, Hajdegeri. Gjithashtu, autorja na thotë se kjo histori e filozofisë është ashtu siç ka qenë filozofia në të gjitha kohërat: aktuale.

Detajet e librit
SKU000906

Referencat specifike

isbn
9789992731192
ean13
9789992731192
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pema

Arti i luftës, Sun Tzu

Arti i luftës përbën librin më të mirë dhe më të shquar të strategjisë ushtarake të të gjitha kohërave. Libër që i kishte shërbyer si burim frymëzimi për bëmat e mëtejshme ushtarake të Napoleon Bonapartit, si inspirim dhe shembull edhe vetë Nikola Makiavelit, si yll polar Mao Ce Dunit dhe shumë e shumë figurave të tjera të rëndësishme përgjatë historisë.
7,29 
More

Botuesi: Erik Botime

Të dua, Francesko Alberoni

 Në të njejtën kohë jemi plot dëshirë për të jetuar, por vetem me të dashurin tonë. Cikli i jetës së re, fillon dhe mbaron vetëm me të. Kjo pamundësi për ta përfytyruar kohën pa atë, do te thotë të humbasësh, të biesh në humnerë. 
10,41 
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Etika, Benedict de Spinoza

Libri që mbani në duar është shqipërimi i parë i Etikës, kryevepra e Baruch Spinozës dhe një nga tekstet e rrallë të filozofisë dhe mendimit njerëzor ndër shekuj. Në çdo fushë ka disa vepra pa të cilat jeta njerëzore dhe dinamika e saj do të ishte zvarritje dhe jo vallëzim, heshtje dhe jo melodi, terr dhe jo dritë.
12,49 
More

Qen kashte, John Gray

Ky libër konsiderohet si një vepër radikale në filozofi e cila sfidon supozimet tona plot lajlelule mbi çfarë do të thotë të jesh njerëzor. John Gray eksploron atë se si mund të jetë bota dhe jeta njerëzore pasi humanizmi të jetë braktisur përfundimisht.
8,33 
More

Referenca: SKU000681

Botuesi: Ideart

Socializmi, Nje hyrje e shkurter, Michael Newman

Michael Newman shqyrton e shtjellon njëkohësisht sukseset dhe dështimet e socializmit, që nga faza e vet fillestare deri tek socializmi moderrn, duke e parë atë nga një këndvështrim ndërkombëtar, i cili nis me komunizmin kuban e përfundon me socialdemokracinë suedeze.
6,25 
More

Referenca: 2593

Botuesi: Fan Noli

Bisedat e Konfucit, Konfuci

Asnjë doktrinë tjetër nuk e ka ngulitur më fort mendimin kinez dhe historinë kineze sesa konfucianizmi. Si të tillë shërbejnë bisedat e Konfucit që ka lindur rreth 2500 vjet. Këtu ai na mëson që njeriu me anë të sjelljes së duhur mund të arrijë harmoninë me rendin e përjetshëm botëror.
10,41 
More

Referenca: SKU000161

Botuesi: Ideart

Gjurmë Karmike, Eliot Weinberger

Gjatë njëzetë vjetëve të fundit, Eliot Weinberger e ka shtyrë esenë tepër larg kufijve të kritikës letrare apo gazetarisë personale, drejt mbretërisë së poezisë dhe rrëfimit artistik. Plot intrigë, e megjithatë të shkruara me një gjuhë të ngjeshur dhe filmike, esetë e tij janë vepra të imagjinatës, ku prapë të gjitha faktet janë të verifikueshme.
6,25 
More

Botuesi: Dituria

Arti dhe mjeshtëria e bukurisë, Juha Varto

Qëllimi i këtij libri është të hedhë dritë mbi estetikën nga disa pikëvështrime, para së gjithash, për të treguar disa ide dhe tipare themelore. Ai përfshin haptas pikëpamje vlerëgjykuese dhe polemizuese, të cilat synojnë, si të thuash, të sfidojnë vetë pedagogët e artit që të mos i pranojnë, duke formuar kështu opinionet e tyre.
10,41 
More

Botuesi: Vintage

Psychedelics, Aldous Huxley

In 1953, in the presence of an investigator, Aldous Huxley took four-tenths of a gramme of mescalin, sat down and waited to see what would happen. When he opened his eyes everything, from the flowers in a vase to the creases in his trousers, was transformed. 
6,51 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000144

Botuesi: Ideart

Filozofia e artit, Hippolyte - Adolphe Taine

Autori e fillon librin me natyrën dhe krijimin e veprës së artit, për të arritur te përcaktimi i thelbit të artit. Sipas konceptit të estetikës së tij, arti, megjithëse imitim (mimesis), nuk është riprodhim i thjeshtë i natyrës kundruar në pikëvështrimin e dëshirave më të larta të shpirtit.
6,25 
More

Referenca: SKU000152

Botuesi: Ideart

Ngushëllimet e filozofisë, Alain De Botton

Para jush do të shfaqet Sokrati, Epikuri, Seneka, Montenji, Shopenhaueri, Niçe. Me idetë, veprën dhe jetën e tyre, së bashku me kumtet e fshehta dhe ato aspekte të filozofisë që mund t'u ngushëllojnë në jetën tuaj, ata do ju shërbejnë të parandaloni dhimbjen.
6,25 
More

Referenca: SKU000226

Botuesi: Te tjere

Filozofi bashkekohore 1, Dr. Adriana Anxhaku (Zeneli)

Qëllimi (intencionaliteti) që përshkron vetë të ekzistuarit dhe tërësinë e gjendjeve shpirtërore, të cilat para filozofisë hajdegeriane merreshin si të verbëra, shpërfaqen me anën e ndjeshmërisë ndaj ankthit. Ky i fundit përshkruhet zakonisht si pa objekt, gjë që përbën edhe pikënisjen e analizës hajdegeriane.
10,41 
More

Referenca: 2576

Botuesi: Dituria

Nje hyrje tek idete, William Raeper, Linda Smith

Ky libër na drejton mes dyzet kthesash filozofike të mendimit njerëzor. Këtu janë marrë në shqyrtim filozofët më të shquar: Platoni, Aristoteli, Augusti, Dekarti, Kanti, Loku, Marksi, Niçe, Frojdi... Ekzistencializmi, feminizmi, humanizmi, racioanlizmi, paranormalja, Epoka e Re... Shumë ide të filozofisë, moralit e teologjisë janë përfshirë në këtë libër.
7,29 
More

Referenca: 2778

Botuesi: Plejad

50 ide filozofike qe duhet t'i dije cdo njeri, Ben Dupre

Filozofia shihet si një prototip i disiplinave akademike, me praktikuesit e saj, të mbyllur në mënyrë të vendosur në kullat e tyre të fildishta, e veçuar nga problemet e jetës reale. Karikatura qëndron në shumë mënyra larg së vërtetës.
7,29 
More

Botuesi: Zenit Editions

Filozofia kritike e Kantit, Gilles Deleuze

Le të marrim shembullin e Kritikës së arsyes së kulluar. Ajo nis me zbulimin e fakultetit sipëror të njohjes, pra me interesin spekulativ të arsyes. Ky interes drejtohet për te fenomenet; në fakt, duke qenë se nuk janë gjëra në vetvete, fenomenet mund t'i nënshtrohen fakultetit të njohjes, dhe madje duhet ta bëjnë një gjë të tillë që njohja të jetë e...
6,25 
More