Titulli: Zhan Zhak Ruso, një hyrje e shkurtër
Origjinali: Rousseau, a very short introduction
Gjinia: Filozofi
Autori: Robert Wokler
Shqipëroi: Julian Qineti
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2008Fq. 168
Pesha: 0.218 kg
ISBN: 978-99943-43-72-0
Mbi librin
Bashkë me Monteskienë, Hjumin, Smithin dhe Kantin, ndër bashkëkohësit e tij, Rusoi ka ushtruar ndikimin më të madh në historinë moderne intelektuale evropiane, duke ia kaluar madje çdo filozofi tjetër të kohës. Asnjë mendimtar tjetër i shekullit XVIII nuk ka ndikuar më fort se Rusoi përmes teksteve të disiplinave dhe formave të shumëllojta dhe askush nuk ka shkruar me të atillë pasion dhe elokuencë të fuqishme si ai. Si gjithë burrat e shquar të Republikës Botërore të Letrave, pa dyshim që edhe Rusoi kishte shumë interesa të tjera veç politikës.
Komente mbi librin
"Një ide e çmuar. Një libër dinamik, i vogël... i përkryer për ta pasur në xhepin tuaj në kohën e lirë."
Lisa Jardine, The Times
"Një ide shumë e mirë, këto Hyrje të shkurtra. Një konceptim i ri nga Botimet e Universitetit të Oksfordit."
Nicholas Lezard, Guardian
"Si një ndër "paraqitjet e shkurtra" më të plota dhe më të vlerësuara të Rusoit, studimi i Robert Wokler të krijon përshtypjen e gjallë të unikalitetit dhe origjinalitetit të Rusoit si mendimtar."
Graeme Garrard, Histori e mendimit politik
"Rusoi i Robert Wokler na jepet në dorë përmes një këndvështrimi konçiz, aq mrekullisht të kuptueshëm, sa edhe të besueshëm, të të gjithë oeuvre – s së Rusoit... Ai e drejton lexuesin me gjallëri, miqësisht dhe pa iu imponuar."
Victor Gourevitch, Teoria politike
"Robert Wokler e njeh lexuesin me një panoramë mbresëlënëse të Rusoit dhe veprave të tij, nëpërmjet demonstrimit të mjeshtërisë së tij jo vetëm në veprat kryesore, por edhe në shtjellimin e shumë shkrimeve të dorës së dytë, të cilat shpesh ndriçojnë më së miri mendimin e autorit."
Jean Bloch, Studime franceze
Mbi autorin
Robert Wokler është bashkëpunëtor i vjetër shkencor pranë Universitetit Exeter, por ai ka mbajtur gjithashtu kontakte të vazhdueshme me katedrat në Oxford, Cambridge, Princeton, Uppsala, Budapest dhe Manchester. Botimet e tij përfshijnë: "Rusoi mbi shoqërinë, politikën, muzikën dhe gjuhën", si dhe botime të tjera si "Rusoi dhe shekulli XVIII", "Shkrimet politike të Didëroit" etj.