Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Bota shqiptare e Branko Merxhanit, Ndriçim Kulla
  • Bota shqiptare e Branko Merxhanit, Ndriçim Kulla

Bota shqiptare e Branko Merxhanit, Ndriçim Kulla

Plejad

I "skllavëruar" me këtë mënyrë jetese; tetë orëshin e gjumit ,të studimit dhe të punës së vështirë në minierë kalova shumë nga vitet e pasioneve të rinisë time për të mësuar diçka më shumë dhe të dilja përtej perdes nga ajo çfarë na servirte propaganda e regjimit komuniste.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Bota shqiptare e Branko Merxhanit

Gjinia:  Filozofia

Autori: Ndriçim Kulla

Shtëpia botuese: Plejad

Viti: 2020

Fq. 462

Pesha: 0.526 kg

ISBN: 978-9928-183-50-7

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Me personalitetin e Branko Merxhanit jam njohur që në kohën e komunizmit, përafërsisht në mesin e viteve 1980.Unë në atë kohë kryeja "dënimin" në minierën e Valiasit në Tiranë duke nxjerrur qymirguri, nga ku në ritualin e jetës time të përditshme , sapo mbaroja turnin e punës i hypja autobuzit menjëherë dhe shkoja në Bibliotekën Kombëtare për të bërë "turnin tjetër" tetëorësh të studimit.I "skllavëruar" me këtë mënyrë jetese; tetë orëshin e gjumit ,të studimit dhe të punës së vështirë në minierë kalova shumë nga vitet e pasioneve të rinisë time për të mësuar diçka më shumë dhe të dilja përtej perdes nga ajo çfarë na servirte propaganda e regjimit komuniste.

Detajet e librit
Plejad

Referencat specifike

isbn
9789928183507
ean13
9789928183507
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2136

Botuesi: Botart

Teorite e demokracise, Manfred G. Schmidt

Hyrje në teoritë klasike dhe moderne të demokracisë, nga Aristoteli deri më sot. Klasifikimi i vendeve sipas performancës dhe pozicioni i Shqipërisë. A ka defiçite të demokracisë Bashkimi Europian dhe parashikimi për të ardhmen.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU000159

Botuesi: Ideart

Miqësia, Marcus Tullius Cicero

Miqësia është e vetmja gjë njerëzore për dobinë e së cilës të gjithë pajtohen njëzëri. Ajo është dhuruar nga natyra si lindëse virtytesh dhe nëse virtyti i vetëm nuk mund të arrijë majat më të larta, ai mund t'i arrijë ato. Në ç'mënyrë mund të jesh mik i dikujt për të cilin mendohet se mund ta kesh armik?
300 Lekë
More

Referenca: 2643

Botuesi: Tirana Times

Si ndryshojne shoqerite, Daniel Chirot

Ky libër, i vetmi tekst i përmbledhur i makro – sociologjisë në dispozicion të studentëve të universitetit, tregon se si kanë ndryshuar shoqëritë gjatë 5000 viteve të shkuara. Ai fokusohet tek ideja se shoqëritë industriale, pavarësisht nga sukesi i tyre i madh, kanë krijuar një varg të ri problemesh të përsëritura dhe të pazgjidhura.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001433

Botuesi: UET Press

Nocione të logjikës, Philippe Thiry

Nuk është e nevojshme, madje, ka shumë mundësi të jetë e padobishme të nisësh studimin e logjikës me trajtesa teorike mbi fushën, mjetet, kufizimet dhe metodat e saj. Çështjet e logjikës janë komplekse dhe mund të perceptohen realisht vetëm gjatë praktikimit të saj.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001929

Botuesi: Te tjere

Ushtrime me metodat e kerkimit sasior, Aleksander Kocani

Titulli: Ushtrime me metodat e kërkimit sasior në shkencat socialeOrigjinali: Ushtrime me metodat e kërkimit sasior në shkencat socialeGjinia: Shkenca SocialeAutori: Aleksandër KocaniShtëpia botuese: UFO PressViti: 2009Fq. 176Pesha: 0.377 kgISBN: 978-99956-19-42-8
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001067

Botuesi: Dituria

Gjuha e harruar, Erich Fromm

Autori na propozon një eksplorim në historinë e interpretimit të ëndrrave dhe të miteve në veprën e Frojdit e të Jungut, të shqyrtuara në pikat e tyre të takimit e të kundërshtisë. Të gjithë ne shohim ëndrra, por nuk i kuptojmë ato.
500 Lekë
More

Gazetaria investiguese, Hugho de Burgh

Gazetaria investiguese ka ndihmuar në rrëzimin e qeverive, burgosjen e politikanëve, nxitjen e legjislacionit, zbulimin e gabimeve të gjyqësorit dhe turpërimin e korporatave. Madje edhe sot, kur një pjesë e madhe e medias bashkëpunon fshehurazi me pushtetin dhe kur ligësia dhe sensacioni janë elementë bazë të medias dikur të virtytshme, gazetaria...
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001062

Botuesi: Dituria

Si shkruhet një punim diplome, Umberto Eco

Ç'është një punim diplome dhe për çfarë vlen? Zgjedhja e temës, Kërkimi i materialit, Plani i punimit dhe skedimi, Hartimi i punimit, Redaktimi, Përfundime – janë disa nga problemet më kryesore të trajtuara në këtë libër që tashmë është kthyer në pikë referimi për çdo student dhe mësues.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000619

Botuesi: Plejad

Tajar Zavalani, Misioni i shekullit XX

Vizioni i tij për ndryshimin e Shqipërisë ishte gjithmonë perëndimor, pikërisht Europa, andej nga i kishin sytë ai dhe bashkëkohësit e tij të kulturuar, por që morali dhe predikimet e tyre të bëheshin të besueshme, ata i referoheshin edhe mentalitetit psikologjik që përjetonte asokohe shoqëria shqiptare.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001776

Botuesi: Tirana Times

Caste filozofike, Jacqued Derrida

Titulli: Çaste filozofikeOrigjinali: Sur paroleGjinia: FilozofiAutori: Jacqued DerridaShqipëroi: Urim NergutiShtëpia botuese: Tirana TimesViti: 2011Fq. 158Pesha: 0.201 kgISBN: 978-9928-4038-2-7
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001061

Botuesi: Dituria

Të thuash gati të njëjtën gjë, përvoja e përkthimit, Umberto Eco

Ç'do të thotë të përkthesh? Të thuash të njëjtën gjë në një gjuhë tjetër. Por çfarë do të thotë "të njëjtën gjë"? Përmes gjuhësh të ndryshme dhe eksplorimeve në botën e përkthimit, Ekoja shpjegon që përkthimi është së pari një proces negocimi, që paraprihet nga interpretimi.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Moderniteti i lëngët, Zygmunt Bauman

Tranzicioni nga moderniteti "i ngurtë" në atë "të lëngët" është zhvendosja nga një botë në të cilën njerëzit përpiqen të krijojnë struktura të ngulitura e të mirërenditura, në një botë ku vetë idetë e rendit dhe stabilitetit nuk kanë më kuptim, një botë në të cilën ndryshimi është e vetmja qendrueshmëri dhe pasiguria e vetmja siguri.
1 000 Lekë
More

Botuesi: CUNEOS

Miti, një hyrje e shkurtër, Robert A. Segal

Në këtë libër të vogël, njeriu gjen shumë më shumë se sa mendon se një libër i tillë mund të përmbajë. Lista e gjatë e pamjeve të shkurtra për mitin do t’i shërbejë mjaft shumë studentit fillestar.
700 Lekë
More