Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Qasje artit poetik, Aristoteli
  • Qasje artit poetik, Aristoteli

Qasje artit poetik, Aristoteli

Argeta LMG

Përkthimi në fjalë i këtij gurthemeli të artit poetik botëror, ka përparësinë madhore se është bërë me përkushtim, dije të thella dhe duke përdorur metodën krahasuese, mes disa përkthimeve të mëparshme prej gjuhëve të ndryshme që Anton Nikë Berisha me të drejtë i ka përmendur, por edhe seriozitetin e tij të dëshmuar si njeri i gjuhës dhe kujdesin e skajshëm për ta prurë sa më pranë burimores këtë vepër.

7,93 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Qasje artit poetik

Origjinali: Peri poietikes

Gjinia: Filozofi

Autori: Aristoteli

Shqipëroi: Anton Nikë Berisha

Shtëpia botuese: Argeta LMG

Viti: 2020

Fq. 186

Pesha: 0.243 kg

ISBN: 978-9928-303-37-7

Ky libër është në gjuhën shqipe

Koment mbi librin

“Pas një leximi plot ëndje dhe vëmendje, në çastin që e mbarova përkthimin e Qasje artit poetik të Aristotelit nga Anton Nikë Berisha, disa mendime m'u përvijuan vetvetiu në mendje. Përkthimi në fjalë i këtij gurthemeli të artit poetik botëror, ka përparësinë madhore se është bërë me përkushtim, dije të thella dhe duke përdorur metodën krahasuese, mes disa përkthimeve të mëparshme prej gjuhëve të ndryshme që Anton Nikë Berisha me të drejtë i ka përmendur, por edhe seriozitetin e tij të dëshmuar si njeri i gjuhës dhe kujdesin e skajshëm për ta prurë sa më pranë burimores këtë vepër. Kjo më pëlqeu edhe më shumë, duke qenë një veçori e përkthimit të tij, që duke e sjellë sa më kuptueshëm në shqip, 2300 vite pas shkrimit të kësaj vepre, ai ka ruajtur gjithsesi frymën burimore, tiparet dhe formën e vetë Aristotelit, sepse përndryshe vepra do të ishte padyshim e përçudnuar (si ndodh shpesh në përkthimin e klasikëve të lashtësisë), duke humbur përmbajtjen dhe tingullin e saj të mirëfilltë. Është këndshëm kur vepra ndihet e lashtë, edhe kur e lexon në 2020, po sërish është e kuptueshme, e kjo është merita e veçantë e këtij përkthimi. Qasje artit poetik rrjedhimisht do të përbëjë ndoshta një pikënisje, një udhëzim për përkthyes të tjerë, që duan të lëvrojnë letërsinë antike.

Elvi Sidheri

Detajet e librit
Argeta LMG

Referencat specifike

isbn
9789928303377
ean13
9789928303377
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Plejad

Bota shqiptare e Branko Merxhanit, Ndriçim Kulla

I "skllavëruar" me këtë mënyrë jetese; tetë orëshin e gjumit ,të studimit dhe të punës së vështirë në minierë kalova shumë nga vitet e pasioneve të rinisë time për të mësuar diçka më shumë dhe të dilja përtej perdes nga ajo çfarë na servirte propaganda e regjimit komuniste.
9,91 CHF
More

Botuesi: Dituria

Qyteti antik, Fustel de Coulanges

"Qyteti antik" del nga botimi në tetor 1864. Nëntitulli i tij është "Studim mbi Kultin, të Drejtën, Institucionet e Greqisë dhe të Romës"; autori, krejt i panjohur, është profesor i ri i historisë në Universitetin e Strasburgut; qëllimi i tij: të shkruajë "historinë e një besimi.
17,84 CHF
More

Filozofë të paqes e të luftës, Walter B. Gallie

Ky libër është një ftesë për të rilexuar Kantin, Klauseviçin, Marksin, Engelsin dhe Tolstoin bazuar në faktin se, në atë kohë, secili prej tyre kontribuoi me këndvështrimin e vet për të zhvilluar një sistem kritik ndaj paqes dhe luftës. Autori i pasuron këto lexime me qasje të reja, që lejojnë ripërpunimin e tezave të filozofëve të lartpërmendur.
8,92 CHF
More

Referenca: 2734

Botuesi: Onufri

Mesimet e mia, Jacques Lacan

Metoda e Lacan – it është që të niset nga çfarë dihet nga të gjithë. Pastaj, si pa e kuptuar, me shkathtësi, si duke luajtur, ai na shpalos para syve një ujëvarë konceptesh të habitshme: një mendim që nuk e mendon veten; një të pavetëdijshme që është gjuhë; një gjuhë që rri "në tru, si pezhizhkë merimange", një seksualitet që "hap një vrimë tek e vërteta".
4,95 CHF
More

Botuesi: Papirus

Përplasja e fanatikëve, Francis Balle

Gjendje e pashpresë? Të ndodhur përballë sfidave të globalizimit, i cili nuk i ka bërë njerëzit aq të lumtur sa parashikohej, përpara shpërthimit të një barbarie që mendohej se ishte lënë prej kohe pas nga “Përmbushja e Historisë”, më në fund, dëgjojmë thirrjen se tani, për t’u mbrojtur, na duhet të nxjerrim kulturën si mburojë kundër nihilizmit dhe...
6,94 CHF
More

Botuesi: Princi

Estetika, Benedetto Croce

Sapo u botua (më 1902), "Estetika si shkencë e shprehjes dhe e gjuhësisë së përgjithshme: Teoria dhe Historia”, u prit në mënyrë të atillë që do e shndërronte atë në një ngjarje të paharrueshme, periodizuese në historinë e kulturës italiane dhe, shumë shpejt, një pikë referimi e domosdoshme në diskutimin e problemeve estetike në kulturën ndërkombëtare.
19,82 CHF
More

Referenca: SKU001743

Botuesi: Elta BS

Fuqia e se tashmes, Eckhart Tolle

Për të udhëtuar në Fuqinë e së Tashmes, ne do të na duhet të largohemi nga mendja analitike dhe imazhi i rremë, që krijon ajo që fshihet pas saj. Që në faqen e parë të këtij libri të jashtëzakonshëm, ne arrijmë kulmin e lartësisë, ku mund të marrim frymë lirisht.
7,92 CHF
More

Botuesi: Plejad

Njeriu njëdimensional, Herbert Marcuse

"Njeriu njëdimensional" u kritikua ashpër nga marksistët ortodoksë dhe teoricienët e angazhimeve të ndryshme politike dhe teorike. Prandaj ajo u bë vepra standarde për lëvizjen e fuqishme studentore të fundit të viteve 1960 në SHBA dhe në RFGJ.
6,94 CHF
More

Botuesi: Dukagjini

Truri i fëmijës, Daniel J.Siegel, Tina Payne Bryson

"Truri i sipërm”, i cili merr vendime dhe vlerëson emocionet, është në ndërtim e sipër deri në mesin e të njëzetave. Dhe veçanërisht të  fëmijët e vegjël, truri i djathtë dhe emocionet e tij priren të sundojnë mbi logjikën e trurit të majtë. Nuk është e çuditshme që fëmijët të shpërthejnë me inat, të grinden ose të rrinë buzëvarur në heshtje.
14,86 CHF
More